I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
BRITANI E MADHE- Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave të fundit. Pjesë e kësaj veprimtarie kriminale, sipas një investigimi të britanikes "The Sun", janë bërë edhe ish-oficerë të policisë shqiptare, të cilët kanë hyrë përmes rrugëve ilegale në Britaninë e Madhe.
Media britanike shprehet se këta ish-efektivë janë kapur duke shitur drogë dhe duke ruajtur ferma kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar.
"Ekspertët thonë se ish-policët janë “flori” për mafiozët shqiptarë në Angli për shkak të njohurive të tyre të brendshme mbi mënyrat sesi policia punon për të kapur trafikantët e mëdhenj.", thuhet ndër të tjera në artikullin e mëposhtëm. "The Sun" ka sjellë dhe emrat e pesë ish-oficerëve shqiptarë të dënuar për drogë.
ARTIKULLI I PLOTË INVESTIGUES:
Shqiptarët sundojnë tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë paund në vit me dorë të hekurt dhe shfaqin pa turp pasuritë e fituara nga krimi. Tani gangsterët shqiptarë po rekrutojnë edhe ish-policë të korruptuar nga vendi i tyre për t’i bashkuar në rrjetet e tyre kriminale.
Shqiptarët kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave të fundit, pasi kanë formuar aleanca me kartelet e drogës nga Amerika Latine.
Dhe ish-efektivë nga Shqipëria janë kapur duke shitur drogë dhe duke ruajtur ferma kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se ish-policët janë “flori” për mafiozët shqiptarë në Angli për shkak të njohurive të tyre të brendshme mbi mënyrat sesi policia punon për të kapur trafikantët e mëdhenj.
Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, i tha The Sun se ish-policët veprojnë si “këshilltarë” të bandave. Ai tha: “Ka raste ku ish-efektivët janë përjashtuar nga puna për sjellje abuzive, korrupsion apo lidhje me grupe kriminale. Ata kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me botën e krimit për të gjetur mundësi të reja dhe janë bërë pjesë kyçe e bandave. Disa grupe besojnë se njohuritë e tyre për taktikat e policisë do t’i ndihmojnë të shmangin kapjen nga policia britanike. Nga disa përgjime të agjencive ligjzbatuese shqiptare kuptohet se ata janë bërë instruktorët dhe këshilltarët më të rëndësishëm të kriminelëve“.
Në dhjetor të kaluar, ish-polici shqiptar Igli Ajazi u kap me anëtarë të një grupi të madh kriminal ndërsa ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar me vizë për të studiuar kriminologji në Universitetin Roehampton në Londër.
Ajazi, që kishte punuar si polic në Shqipëri nga 2019 deri në 2022, u tha policëve që e arrestuan se ishte në një “pushim nga karriera”.
Ai u kap kur policia në Swansea ndaloi një makinë të lidhur me një klan shqiptar droge me bazë në Londër. Telefoni i 28-vjeçarit zbuloi mesazhe për një operacion të madh kultivimi kanabisi në kryeqytet si dhe video të tmerrshme të abuzimit me fëmijë, që ai pretendoi se ishin të lidhura me punën e tij të mëparshme.
Ajazi u dënua me 20 muaj burg me kusht për dy vjet, u dërgua në një kurs rehabilitimi dhe u urdhërua të bëjë 180 orë punë në komunitet.
Ish-polici dhe adhuruesi i futbollit Admir Hidri, 25 vjeç, pagoi shtrenjtë për përfshirjen me gangsterët pasi u hodh nga dritarja e një shtëpie ku kultivohej kanabis dhe theu shtyllën kurrizore. Hidri, nga Failsworth në Manchester, i tha gjykatës se ishte futur në krim pasi kishte marrë borxh nga një figurë e botës së errët për të financuar kurimin e nënës së tij të sëmurë në Shqipëri.
Ai tha se ishte detyruar të shlyente borxhin duke udhëtuar në Britani për të ruajtur një shtëpi në Failsworth, ku u gjetën bimë kanabisi me vlerë 70 mijë paund. Hidri u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg, pavarësisht pretendimeve të tij se kishte frikë për jetën dhe kishte thyer dy rruaza kurrizore kur u hodh nga dritarja gjatë bastisjes së policisë.
Një tjetër ish-polic tentoi të qëndrojë në Britani pas një dënimi me tre vjet për qëllim shpërndarjeje të kokainës. Klisman Sykaj apeloi kundër deportimit në Shqipëri në vitin 2022, pasi ishte futur ilegalisht në MB 11 vite më parë, ishte dëbuar, por ishte kthyer sërish në 2018.
Ai u kap në flagrancë kur policia britanike bastisi banesën e tij në Nottingham në 2015 dhe gjeti kokainë të fshehur në sobë. Sykaj pretendoi se kishte punuar për Interpolin, por më vonë e pranoi të vërtetën. Pas dëbimit dhe vuajtjes së dënimit, ai punoi si polic në Shqipëri, ku me ironi, transportonte të burgosur.
U kthye sërish në Britani dhe u kap me dokumente të falsifikuara italiane. Ai kërkoi të qëndronte, duke pretenduar se ishte ndjekur nga gangsterët, por kërkesa iu refuzua.
Në prill të vitit të kaluar, Igli Duka, 24 vjeç, u dënua me dy vjet burg për kultivimin e qindra bimëve të kanabisit në një njësi industriale në West Lothian. Ai pretendoi se një gangster i njohur, të cilin e kishte arrestuar më parë në vendin e tij, e kishte shantazhuar për të punuar si “kopshtar” në fermën e drogës.
Një i pestë, ish-polic, punonte në fshehtësi për të infiltruar mafian shqiptare, por pretendon se u përfshi në shpërndarje droge pasi identiteti i tij u zbulua. Maurisio Malaj, 30 vjeç, u dënua me dy vjet burg me kusht, pasi u kap duke shitur kokainë bosëve të krimit në Londër.
Në vitin 2021, avokati i tij tha se ai u largua nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar pasi njerëz të fortë të krimit i dogjën makinën babait të tij. Tani bandat shqiptare të drogës janë bërë sinonim me videot ekstravagante në rrjetet sociale, ku shfaqen me bizhuteri, para dhe makina luksoze. Ata përfitojnë nga kërkesa e madhe për kokainë, me rreth 2.5 milionë përdorues në Britani, duke e bërë këtë vendin më problematik në Europë për konsum kokainë, dhe të dytin në botë pas SHBA.
foto ilustruese TIRANË- Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshir...
HAS- Banorë të Hasit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të rrugës së keqe. Mësohe...
TIRANË- Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, bashkë me disa drejtorë janë pas hekurave nëpër procese gjyq&...
HAS- Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur në malin e Pashtrikut. Raportohet se i riu kishte dalë për të gjuajtu...
aku TIRANË- Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi...
Nga dhjetori deri më tani skandali zë skandalin sa i përket sigurisë ushqimore. Pas mandarinave të kthyera nga Kroacia, salmonelë...
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri ka dalë pas dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Pos...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në stadiumin "Arena Kombëtare" do të zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Në lidhje me k&eu...
LEZHË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shëngjin në Lezhë. Mësohet ...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme udhëzuesin për procedurën e votimit të diasporës për z...