I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Nga dhjetori deri më tani skandali zë skandalin sa i përket sigurisë ushqimore. Pas mandarinave të kthyera nga Kroacia, salmonelës në mishin e pulës nga Brazili dhe se fundmi ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia ngrihen shumë pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Në një lidhje me “Dita Jonë” ekspertja e sigurisë Ana Vuksani ia faturon përgjegjësinë mungesës së transparencës, mungesës së ekspertëve dhe korrupsionit.
“Mungon kontrolli, mungon transparenca, mungojnë ekspertët e profesionistët, sepse në AKU përgjegjësi i sektorit për kontrollin e pesticideve në të gjithë Shqipërinë është teknolog ushqimor. Edhe në rastin e Tiranës nuk janë agronomë kemi mungesë transparence dhe korrupsion”.
Sipas saj pesticidet janë shumë të rrezikshme se salmonela, e cila mund të kushtëzohet me marrjen e masave, ndërsa pesticidet, thekson Vuksani shkaktojnë dëme serioze afatgjata në organizëm nga deformimi i fetusit te sëmundjet kancerogjene.
“Skandali zë skandalin, njëherë mandarinat parazitët në peshk, salmonelën. Ne mund ta kushtëzojmë disi prekjen nga salmonela me marrjen e disa masave, kurse mbetjet e pesticideve në organizëm nuk kanë asnjë lloj kushtëzimi. Janë shumë më të rrezikshme nëse nga salmonela kemi një hëlmim ushqimor, këtu jemi të gjithë njëlloj se nuk ka shenja klinike të menjëhershme por shkakton dëme shumë seriozë në afat të gjatë që nga deformimi i fetusit, mutacione gjenetike, rënie të riprodhimit e sëmundje kancerogjene. Ne jemi kthyer në një magazinë ku çdo gjë që nuk të bën mirë futet në organizmin tonë”.
Duke folur për ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, Vuksani theksoi se shqetësues është fakti që nuk ka informacion nga institucionet.
“Kemi të bëjmë më 4 ngarkesa ne kemi informacion si gjithmonë mbas 2 muajve. Vetëm për ngarkesën e parë që ka qenë në 17 shkurt ne njoftohemi në 4 prill. Më shqetësues është fakti që nuk kemi asnjë informacion për sasinë e 3 ngarkesave. Unë dyshoj që ngarkesat e tjera kanë një sasi shumë më të madhe h bërë trendi që institucionet nuk japin asnjë lloj informacioni duke ekspozuar konsumatorët me riskun ndaj ushqimit. Sa i përket pesticideve kjo po bëhet si telenovelë. Ne e dimë për mandarinat në muajin dhjetor që ministria në tha që është asgjësuar, por ne sot e kësaj nuk kemi asnjë informacion për asgjësimin e tyre. AKU dhe nëse deri tani nëse nuk e dinte si të vepronte kishte rastin e mandarinave për të marrë masa që të mos ndodhte edhe te luleshtrydhet”.
Ekspertja thekson se është e pamundur që të dallosh një produkt me pesticid nga një tjetër, por theksoi se ai mbetet edhe gjatë përpunimit
“Pesticidet që janë gjetur në luleshtrydhe janë hequr nga lista e BE se janë shumë të rrezikshme. Ka kaluar normën e lejuar. Ne kemi totalisht produkte që nuk lejon të tregtohen në BE. Pesticidi nuk ka lidhje me sezonin është si antibiotikët tanë, kur një bimë është e infektuar trajtohet me pesticid”.
Gjoksani e drejton gishtin ndaj institucioneve përgjegjëse për këtë skandal i cili dëmton shëndetin e konsumatorit dhe sugjeron ngritjen e një Task Force.
“Duhen bërë një Task Forcë e përgjithshme. Thotë që janë kontrabandë por shteti i ka mekanizmat për ta luftuar nëse është pjesë e kontrabandës apo janë të mbetura në magazinat bujqësore. Rasti i fundit tregoi që janë pjesë e importit. Shteti ynë, sipas AKU-së se ato njoftimet nuk di as kush i bën se nuk qëndrojnë as si strukturë as si fjali. Kemi zero informacion se çfarë sasie kanë këto të treja sa është hedhur në treg?
Analizat sa dalin me vonesë dhe gjendemi para faktit që është konsumuar. Kush mban përgjegjësi për gjithë këto probleme që i shkaktohen shëndetit tim si konsumator? Institucionet të kryejnë detyrën sa më transparent të jenë aq më të besueshëm do të jenë nga publiku tani po kuptojmë që ka shumë për të fshehur”.
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri ka dalë pas dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Pos...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në stadiumin "Arena Kombëtare" do të zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Në lidhje me k&eu...
LEZHË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shëngjin në Lezhë. Mësohet ...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme udhëzuesin për procedurën e votimit të diasporës për z...
GJAKOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në fundjav&e...
TIRANË- Ndryshimi i motit ka sjellë reshje dëbore dhe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Shumë qytete janë...
vendngjarja ITALI - Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një lokali...
ELBASAN- Vendi ynë ditët e fundit është përballur me ndryshime të motit të cilat në disa vende kanë sjellë r...
FRANCË- Autoritetet franceze kanë zhvilluar së fundi një opercion antidrogë në zonën e Normandisë dhe në gryk&eum...
TIRANË- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Nga Gjermania është ekstraduar 18...