Polici humbi jetën në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore. Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...

Josif Kruti, banor i qytetit të Divjakës ka rrëfyer në “Terminal” detaje nga mënyra sesi qindra bashkëqytetarë të tij ranë pre e skemës piramidale online, ku josheshin nga të ashtëquajtur agjentë, për të investuar në platformën TXEX, me premtimin se fitimet do të dyfishoheshin.
“Unë për këto skema kam dëgjuar para një viti. Nisi të përflitej në Divjakë dhe diskutonin midis tyre njerëz, dhe persona që na njihnin sepse kemi qenë me bashkëshorten mësues prej 30 vitesh. Na u duk pak si habi e çudi fillimisht kjo nismë online. Unë dhe bashkëshortja kemi pasur përvojë të hidhur gjatë viteve 96’ – 97’ dhe për këtë arsye as nuk guxonim.
Edhe kur na thoshin që është shumë e lehtë, me një kartë identiteti regjistrohesh. Nuk guxuam asnjëherë megjithëse kishim edhe presion nga djali, në kuptimin e mirë, pasi ne nuk dimë të fitojmë lekë pa punë, pa djersë. Edhe shoqet apo shokët e djalit bashkëbisedonin të investonin lekë në këto piramidat online. Jo i njihja si ish-nxënës, djem të rinj që kanë mbaruar dhe janë shkolluar goxha, dhe kur diskutonim në muhabete kafeje i thosha:
“Ore djem si po guxoni, si po veproni” - dhe ata më thoshin në formë shakaje: “Hë mo presor, se një milionë nuk u bë qameti, se diku po fitohet”. Për emrin tim u lutën mbi dy-tre miq e mekesha, që të regjistrojmë ne, çfarë ke është e sigurt por nuk pranuam asnjëherë”, rrëfeu Kruti në A2 CNN.
Ai më tej zbuloi se ishin të paktën katër persona që vepronin si agjentë për të joshur njerëzit, kryesisht të afërm të tyre, për të investuar fillimisht në këtë skemë piramidale dhe më pas tërhiqeshin njerëz të tjerë me fjalën e gojës dhe premtimin për fitime të shpejta.
“Ishin tre katër si agjentë kryesor që operonin. Ose ftonin njerëzit e tyre duke i bindur se unë po fitoj, jam unë i sigurt, fitimi shtohet shpejt. Edhe mua nga muaji mars po diskutohej fort në një tavolinë, dikush tha po vjen 4 milionë lekë të vjetra, nuk do bëhet qameti. Dikush tjetër nuk guxonte, disa të tjerë hodhën masivisht. Nga ana tjetër mësoj se javën e fundit kur do mbyllej, 2-3 miqtë e mi thoshin hodhëm dy milionë u dogjëm.
Dikush tjetër obobo vura 4 milionë, hodha gjithë kursimet. Ka marrë një lloj rënie dhe prekje. Thoshin që fitohet shpejt, për një muaj dy muaj, mjafton të ndjekësh një orar të caktuar, të aplikosh, të jesh atje, të hapet vetë programi. E di që ishin bërë si të dehur pas kësaj në një orar të caktuar. Edhe rrinin, linin çdo punë, dhe rrinin tek ai orari ku shihnin si po kalonin lekët”, zbuloi Kruti.
Sipas Krutit hyrja fillestare në skemë bëhej me shuma që varionin nga 1 milionë deri në 4 milionë lekë të vjetra dhe investimi kryhej përmes filialeve të bankave.
“Ata që promovonin ishin me profesione nga më të ndryshmet. Punonjës në Divjakë, fermerë, ekonomistë, edhe me arsim të lartë edhe nga fusha e arsimit, mësuesisë. Edhe më luteshin hajde provoje me një milion me të miat dhe nuk pranova.
Ka mundësi nëpër filiale bankash dhe banka më pas i kalonte në adresën e skemës TXEX, me aq sa kam dijeni. Lekët më duket në bankë. Nuk e di këtu apo në Kosovë. E di që thoshin kalohen lekë. Vinte shuma online e tregohej shpesh dhe pastaj lekët kalonin”, tha Kruti.
Sot, më 7 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 97.4 lekë...
Vlerat e larta Barike që kanë përfshirë territorin shqiptar pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të ...
Qeveria po kthen tokat e djegura nga zjarret masive që pushtuan vendin, në zona betoni. Kryeministri Rama, si kreu i Këshillit Kombëta...
Disa persona janë prangosur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Paraprakisht thuhet se disa persona janë vën&e...
Nga Nick Squires, përgjatë brigjeve të Vjosës Një vend që supozohet të jetë strehë për specie si lundërz...
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa ...
Një manovër e qëllimshme për të shmangur një pikë kontrolli ishte e mjaftueshme për të ngjallur dyshimet e një...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, ku nj&eum...
Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje në qendër të Shkodrës, ditën e sotme rreth ...
Nuredin Dumani ka përfunduar pasditen e kësaj të shtune në ambientet e Urgjencës në Spitalin Universitar Nënë Tereza n&e...