Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Nga Nick Squires, përgjatë brigjeve të Vjosës
Një vend që supozohet të jetë strehë për specie si lundërzat, shkabat dhe rrëqebulli Ballkanik i rrezikuar shumë, është tashmë një vendi i shëmtuar, e mbushur me plastikë, copa stiropori dhe betoni.
Gropat e zhavorrit të bardhë janë krijuar nga makineritë e rënda. Tuba gjigantë blu janë grumbulluar në anë të rrugës, gati për t’u vendosur. Inxhinierët janë në procesin e devijimit të miliona litrave ujë nga malet drejt bregdetit të Jonit dhe Adriatikut, ku një bum ndërtimesh po transformon një vend që deri vonë konsiderohej si ‘sekreti më i ruajtur i pushimeve në Europë’.
‘Po marrin këtë ujë dhe po e çojnë poshtë në bregdet për zhvillimet turistike dhe resortet luksoze,’ tha Kaltrina Hyka nga EcoAlbania, një organizatë mjedisore.
‘Siç e shihni, tani ka mbetur shumë pak ujë. Kemi më shumë se një vit e gjysmë që po e ndjekim këtë çështje në gjykata. Procesi vazhdon, por ndërkohë punimet ecin.’
Shushica është një degë e lumit shumë më të madh Vjosë, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, që rrjedh i lirë, me ujëra të ngarkuara me llum, pa pengesa nga diga, baraje apo kanale.
Në vitin 2023, pas një beteje dhjetëvjeçare dhe me shumë bujë, lumi Vjosa i gjatë 273 kilometra u shpall parku i parë kombëtar lumor i egër në Europë, mbrojtja e saj dukshëm e garantuar përjetë.
Qeveria e Shqipërisë u vlerësua për këtë vizion, dhe Edi Rama e cilësoi si ‘një moment vërtet historik’.
Por dy vjet më vonë, ekziston një hendek i madh midis premtimeve të atëhershme dhe situatës reale në terren. Vjosa, larg së qeni një parajsë lumore e paprekur, është nën kërcënim të madh.
Shumë nga dëmet që po i shkaktohen lumit, i cili buron nga Malet e Pindit në Greqi dhe derdhet në Adriatik, lidhen drejtpërdrejt me bum-in e jashtëzakonshëm turistik që ka përjetuar ky vend i vogël ballkanik vitet e fundit.
‘Zhvillimi i pakontrolluar turistik në shkallë të gjerë kërcënon integritetin e parkut,’ paralajmëroi një raport i një koalicioni organizatash mjedisore në korrik.
Një dekadë më parë, kur Shqipëria ende shihej si një nga kufijtë e fundit të skenës së pushimeve mesdhetare, vendin e vizitonin rreth tre milionë njerëz.
Që atëherë, numri i vizitorëve ka shpërthyer, në vitin 2023, erdhën rreth 10 milionë turistë. Vitin e kaluar, ky shtet i vogël me vetëm 2.4 milionë banorë priti gati 12 milionë turistë.
Këngëtarja Dua Lipa, vajza e Donald Trump, Ivanka, dhe këngëtari Enrique Iglesias kanë vizituar Shqipërinë. Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë, tani ka edhe shtetësinë shqiptare.
Rama, i cili fitoi një mandat të katërt ëndërron të tërheqë deri në 30 milionë turistë deri në vitin 2030.
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, i tha The Telegraph se projekti i devijimit të ujit filloi në vitin 2019, katër vite para se lumi të shpallej park kombëtar, dhe se ‘studime të pavarura’ kanë treguar se ky projekt nuk do të dëmtojë biodiversitetin e lumit ‘apo integritetin ekologjik të parkut’.
Derdhje e naftës së papërpunuar në Vjosë. Një mëkat i hapur mjedisor
Zhavorri po nxirret me eskavatorë dhe përdoret për ndërtim, përfshirë edhe ngritjen e një aeroporti gjigant në grykëderdhjen e lumit, në mes të ligatinave ku jetojnë shpendë të egër dhe çakej të artë.
Fluturimet testuese tashmë janë kryer dhe aeroporti, që do të jetë në gjendje të presë avionë transatlantikë, pritet të hapet verën e ardhshme.
Ai është pjesë e një strategjie për zhvillimin e jugut të Shqipërisë, e cila përfshin planet e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, për të ndërtuar një mega-resort me 10,000 dhoma, me vlerë 1.2 miliardë stërlina, në një bregdet ende të paprekur.
Në pjesë të tjera të lumit, nxirret bitum, një lëng i zi e ngjitës, për ndërtimin e rrugëve, me mbetjet që hidhen në sipërfaqe të mëdha përgjatë brigjeve.
Gjithashtu lumi po ndotet sistematikisht nga derdhjet e shumta të naftës së papërpunuar, që vijnë nga qindra puse që shtrihen në kodrat dhe luginat përgjatë Vjosës.
Nafta nxirret nga nëntoka dhe pompohet përmes tubacioneve të çara e të rrënuara drejt bunkerëve prej betoni të dalë boje.
Në vend që të trajtojnë ujin e ndotur me naftë që prodhon industria, kompanitë e paskrupullta e derdhin atë drejtpërdrejt në përrenj, prej nga shkon drejt Vjosës.
I përkulur buzë një përrua, biologu Leonard Sonten ngul një shkop në një masë të zezë nafte që po depërton ngadalë në ujë.
‘Shikojeni këtë, jemi në zemër të parkut kombëtar. Po të ndodhte kjo në Yelloëstone apo në Serengeti, njerëzit do të çmendeshin,’ tha menaxheri i projektit nga EuroNatur, një organizatë gjermane për ruajtjen e natyrës. ‘Parku kombëtar po trajtohet si një vendgrumbullim plehrash. Është e pabesueshme.’
Nga një grup pusesh shpimi aty pranë, bitumi është hedhur në përrua. Duke qëndruar buzë Vjosës, era e naftës është përmbysëse, si të ndodhesh në një servis makinash.
Në mes të kallamishteve shtrihet një derë frigoriferi e vjetër, ca tuba portokalli plastike dhe paketa cigaresh të hedhura. Vetëm pak metra më tutje është një fermë e vogël, ku lopë dhe dele kullosin barin e ndotur.
Një flamur shqiptar i zbehur nga dielli, shqiponja dykrenore e zezë mbi sfond të kuq, valëvitet mbi një shtyllë druri.
‘Kompanitë e naftës e mbledhin këtë ujë të ndotur me naftë dhe pastaj thjesht e lëshojnë në përrenj. Ne e kemi monitoruar këtë për tetë vite dhe ndodh vazhdimisht. Dhe po ndodh mu në zemër të parkut kombëtar,’ tha Olsi Nika, drejtori ekzekutiv i EcoAlbania.
Organizata luftoi për një dekadë që Vjosa të shpallej park kombëtar. Në atë betejë ata penguan dhjetëra projekte për ndërtimin e digave mbi lumë. Kjo, të paktën, ishte një fitore e madhe, qeveria është zotuar se kurrë nuk do të ndërtohen diga.
Por me autoritetet që duket sikur mbyllin sytë ndaj aktiviteteve që po e dëmtojnë thellësisht Vjosën dhe të gjithë ekosistemin e saj, beteja për lumin ka rifilluar me të gjitha forcat.
‘Shqipëria nuk është më perlë e fshehur e Europës. Po ndërtojnë kudo, po shkatërrojnë mjedisin. Mendojnë vetëm për sot, jo për nesër,’ tha Esmeralda Topi, aktiviste nga organizata e verifikimit të fakteve Faktoje, që mban qeverinë përgjegjëse.
‘Thonë se po e mbrojnë lumin, por shihni, e vetmja mbrojtje është në letër. Në terren, situata është krejt tjetër.’
Shqipëria e promovon veten si një qoshe të gjelbër të pazbuluar të Europës, me gjire të boshatisura, plazhe të gjata me rërë, male të egra dhe lumenj të kristaltë. Por retorika nuk përputhet me realitetin.
Në një kthesë të lumit pranë qytetit jugor të Tepelenës, shfaqet një pamje edhe më tronditëse se derdhja e naftës.
Një vendgrumbullim i madh plehrash ndodhet mu në brigjet e Vjosës, vetëm disa metra nga shtrati me zhavorr dhe ujërat me ngjyrë mente.
Korba çukasin mbi mbeturina që kundërmojnë. Plastika shpërndahet nga era. Nuk ka asnjë ndarje të materialeve, asnjë riciklim, asnjë sistem menaxhimi të mbetjeve.
‘Ose i djegin herë pas here për t’i zhdukur, ose presin përmbytjet e dimrit dhe plehrat merren nga lumi. Është si në Afrikë,’ tha z. Nika, i cili së fundmi fitoi një çmim prestigjioz për betejën e tij për të shpëtuar Vjosën. ‘Ky është vetëm një vendgrumbullim bashkiak përgjatë lumit. Ka shumë të tjerë.’
Çuditërisht, autoritetet po ndërtojnë një qendër të re të parkut kombëtar mu pranë këtij vendgrumbullimi. Aktivistët mjedisorë shpresojnë se turpi i afërsisë së tij do ta detyrojë qeverinë të ndërhyjë, por deri tani nuk ka plane për ta pastruar dhe rehabilituar zonën.
Qeveria thotë se të gjitha këto aktivitete të dëmshme, nxjerrja e zhavorrit, devijimi i ujit, vendgrumbullimet e plehrave dhe derdhjet e naftës, do të eliminohen gradualisht brenda 10 deri 15 viteve.
Znj. Kumbaro, ministrja e mjedisit, thotë se shumë prej këtyre problemeve i kanë rrënjët në epokën komuniste të Shqipërisë, e cila zgjati deri në vitin 1990, dhe në vitet e tranzicionit demokratik që pasuan.
‘Shumë prej këtyre aktiviteteve kanë qenë joaktive prej vitesh, por gjurmët e tyre mjedisore mbeten,’ tha ajo, duke këmbëngulur se qeveria po bën çmos për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura përgjatë Vjosës.
‘Po punojmë për të eliminuar ndotjet e trashëguara, duke kombinuar rehabilitimin me infrastrukturë të re dhe alternativa ekonomike të qëndrueshme për njerëzit vendas që kanë jetuar pranë Vjosës për shekuj dhe nuk mund të përjashtohen brenda pak muajsh nga aktivitetet që janë jetike për ta,’ i tha ajo The Telegraph.
Derdhje e naftës. Problemet thuhet se i kanë rrënjët që nga koha e komunizmit në Shqipëri. Foto: Joshua David Lim
Plotësimi i kushteve të statusit të parkut kombëtar është ‘një proces kompleks dhe afatgjatë’ që kërkon ‘kohë, ngritje kapacitetesh, investime në infrastrukturë dhe bashkëpunim të ngushtë me komunitetet vendore,’ tha ajo.
Por për ambientalistët, a duket tashmë shpallja e parkut kombëtar në vitin 2023 si një fitore boshe?
‘Po dhe jo,’ tha z. Olsi. ‘Arritëm të ndalonim të gjitha projektet e planifikuara për diga dhe hidrocentrale, gjë që ishte një sukses i madh. Por mbetet ende shumë punë për të bërë.
‘Ne kemi këtë thesar, një lumë të egër që rrjedh pa ndërprerje, një nga të fundit në Europë, dhe ai po trajtohet si një vendgrumbullim plehrash. Duhet të ushtrojmë presion mbi qeverinë shqiptare që ta pastrojë këtë rrëmujë. Ne kemi shpresë, por nuk do të jetë një betejë e lehtë.’
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa ...
Një manovër e qëllimshme për të shmangur një pikë kontrolli ishte e mjaftueshme për të ngjallur dyshimet e një...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, ku nj&eum...
Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje në qendër të Shkodrës, ditën e sotme rreth ...
Nuredin Dumani ka përfunduar pasditen e kësaj të shtune në ambientet e Urgjencës në Spitalin Universitar Nënë Tereza n&e...
Pas arrestimit të 26-vjeçarit Leonard Preza për akuzën e abuzimit me një 18-vjeçare italiane, kanë dalë edhe pamjet ...
Vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) ka ngjallur reagime të forta në skenën politike ...
Dy ditë pas atentatit me armë zjarri në Shkodër ku mbeti i vrarë Kristjan Kola, një motor që dyshohet se i përket autor&...
Rasti i abuzimit seksual të 18-vjeçares italiane është trajtuar gjerësisht në mediat e vendit fqinj. Vajza, sipas ANSA-s, ë...
Studiuesi Auron Tare ka reaguar, pasi drejtuesit vendor kanë publikuar fotografi, duke e asfaltuar Via Egnatia-n. Tare shprehet se kryeministri duhet q&eum...