AKTUALITET

ISP: Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat u bë pa transparencë, konsultim, qasje strategjike dhe respekt për zgjedhësit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2023, 13:00
ISP: Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat u bë pa

Instituti i Studimeve Politike shpreh shqetësimin se vendimmarrja e parlamentit për rritjen e ndjeshme të pagës për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, përfshirë Presidentin, Kryeministrin, ministrat dhe deputetët, u bë në mënyrë jo transparente, pa një bazë solide justifikimi dhe vlerësimi të emergjencës, pa studim mbi sistemin e hierarkisë së pagave dhe në dyshime të arsyeshme për konflikt të qartë interesi.

“Raportet periodike të monitorimit kanë dëshmuar se një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë tregues efikasiteti, nuk ushtrojnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese, nuk kanë gjurmë ligjvënëse apo të akteve të tjera parlamentare si dhe nuk e kanë trajtuar pozitën përfaqësuese me integritet dhe llogaridhënie”, thotë ISP.

Sondazhet tregojnë se besimi tek institucionet politike, përfshirë parlamentin, është në kuota kritike.

“Deputetët nuk janë produkt i votës direkte, ndryshojnë vazhdimisht zonën nën përgjegjësi politike dhe përkatësinë në partitë politike, gëzojnë privilegje politike ekstra-ligjore, si dhe një pjesë e rëndësishme e tyre ushtrojnë aktivitete dytësore krahas atij parlamentar, ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa edhe për fondet vjetore dhe zgjedhore për partitë e tyre politike. Rënia e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje është mesazh kritik ndaj sistemit tonë përfaqësues, përfshirë deputetët, ministrat dhe partitë kryesore politike, mesazh që Kuvendi e lexoi në mënyrë të kundert dhe të gabuar. Dinjiteti dhe integriteti parlamentar nuk maten me sasinë e të ardhurave personale, por mbi të gjitha me ushtrimin me integritet dhe dinjitet të funksionit kushtetues, me kontributin për vendin e qytetarët dhe me mënyrën e ushtrimit të sovranitetit dhe të privilegjit për të përfaqësuar. Për më tepër, kjo ishte një masë që nuk bën pjesë në premtimet elektorale apo programin elektoral të partive & deputetëve”, thekson ISP.

Kuvendi nuk ka një sistem matës të aktivitetit parlamentar, grupet parlamentare e deputetët nuk kanë mekanizëm vetëvlerësimi dhe institucioni nuk ka studime apo raporte auditimi që nxjerrin në pah nevojat për emergjenca të tilla apo që bëjnë lidhje midis rritjes së privilegjuar të pagës me pritshmërinë për më shumë cilësi e standarde parlamentare në të ardhmen.

“Në këto rrethana ISP vlerëson se parlamenti do të duhej të kishte marrë masa serioze reformimi në organizimin e tij të brendshëm, në legjislacionin rregullator të aktivitetit parlamentar, në aktet kundër konfliktit të interesit dhe abuzimit me postin, deri edhe në diskutimin publik të opsionit të shkurtimit të numrit të deputetëve në legjislaturën e ardhshme dhe të reformimit të sistemit përfaqësues. Pa këtë qasje institucionale dhe strategjike, çdo vendimmarrje e tillë krijon dyshime serioze mbi cilësinë e parlamentit dhe aftësinë e tij për të dëshmuar integritet, transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në deklaratë.

ISP thekson se legjislacioni i njeh të drejtën Kuvendit të miratojë buxhetin dhe për pasojë, edhe ndryshimet në sistemin e pagave, “por e drejta sjell edhe përgjegjësi e detyrime, midis të cilave, detyrimi që procesi të jetë i hapur, në konsultim publik, strategjik dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale dhe integritetit institucional”.

Instituti i Studimeve Politike (ISP), si organizatë që monitoron aktivitetin e deputetëve dhe të Kuvendit, njeh të drejtën e Kuvendit për të rishikuar hierarkinë e sistemit të pagave për institucionet dhe kategori të ndryshme, përfshirë edhe për vetë deputetët. “Sistemi ynë meriton një parlament efikas, të përgjegjshëm dhe të aftë, stafe parlamentare solide dhe profesionale, status të njëjtë me parlamentet e vendeve anëtare të reja në BE, si dhe trajtim të denjë ligjor dhe financiar për aktivitetin e tyre”, thotë ISP.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë