Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj 20-vjeçarit nga Devolli Ermes Hoxhalli. 20-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumeteve”. Gjithashtu i riu dyshohet se mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.
Ndaj 20-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kishte caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, por i dyshuari kishte apeluar vendimin në Apel, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë, nga personi nën hetim me iniciale E. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.
Në përfundim të gjykimit, më datë 12.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Dokollari, vendosi: Miratimin e vendimit me nr. 1840 akti, datë 22.07.2024 dhe nr. 1875 akti, datë 24.07.2024, të Gjykatës të Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Hoxhalli u arrestua në 23 korrik pas hetimeve proaktive të përbashkëta ndërmjet Policisë së Shtetit, Ambasadës së ShBA-së në Tiranë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Arrestohet një shtetas shqiptar, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin.
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuari E. H., i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.
Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. i arrestuari E. H. kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese. Policia e Shtetit shqiptar falënderon Prokurorinë e Seksionit të Përgjithshëm, Tiranë dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, për ndihmën në këtë hetim kompleks dhe për partneritetin e vazhdueshëm.
DIMAL- Flakët kanë përfshirë ditën e stome fshatin Syzes në bashkinë Dimal. Gjithashtu zjarri, që mendohet se ësh...
GREQI- Bashkimi Europian u vjen në ndihmë Shqipërisë dhe Greqisë për të përballuar situatën e zjarreve. Qendra e ...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë më poshtë kufirit të 100 lekëve ditën e mart&eu...
POGRADEC- Babai i Egli Progës, Nazmi Proga ka hedhur akuza të forta për vrasjen e djalit të tij. Ai thotë se djali i t...
SARANDË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg Eridon Muhon, i cili dyshohet se ndihmoi polumbarin Armando Nelaj të vendoste eksploziv n&e...
DIVJAKË- Një 34 vjeçar është arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas një konfl...
DIBËR- Inspektori i drejtorisë së bujqësisë dhe administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë e Dibrës, Halil...
VLORË- Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim” në Vlo...
TIRANË- Për ngjarjen e rënë në azilin e Tiranës, dy ditë më parë gjykata urdhëroi shtrimin në spitalin ...
egli dhe jonida proga KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen, i akuzuar për veprën pen...