Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projekt-buxhetin e vitit 2026 për ministrinë që ai drejton. Në fjalën para deputetëve, Lamallari tha mes të tjerash se çdo shifër që prezanton është një reformë që vazhdon, një derë që hapet për qytetarin, një padrejtësi që korrigjohet, një standard europian që vihet në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE.
14.96 miliard lekë që do të jenë në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2026, tha ministri Lamallari, do të përdoren për të realizuar objektiva të qarta dhe të matshme, si:
“• Konsolidimi i pavarësisë dhe efikasitetit të organeve të reja të drejtësisë dhe përmirësimi i kuadrit ligjor vendas në përputhje me atë të Bashkimit Evropian
* Shtimi dhe përmirësimi i ndjeshëm i shërbimeve publike ligjore,, më profesionale dhe më dinjitoze për çdo qytetar
* Forcimi i sistemit të drejtësisë për të miturit dhe rehabilitimi i tyre i orientuar drejt një të ardhme më të sigurt
* Ndihmë juridike falas, e aksesueshme për çdo qytetar në nevojë
Këto objektiva përputhen plotësisht me standardet evropiane dhe me objektivin e qartë të përmbushjes së kapitujve themelorë 23-24 të negociatave, tashmë të hapura plotësisht, në një kohë rekord”, u shpreh Ministri i Drejtësisë.
Lidhur me investimet në sistemin e burgjeve, Lamallari përmendi ndërtimin e IEPV Kukës dhe rikonstruksionin e IEPV Fushë Krujë. Për shërbimin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë parashikuar 2.83 miliard lekë për përshpejtimin e zgjidhjes së dosjeve të mbetura. Ndërkohë do të ketë rritje të burimeve njerëzore me 35 përmbarues gjyqësorë për të përshpejtuar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Nëntor22:57
“Sjellje e mirë dhe rehabilitim”/ Dokumentet fiktive të burgut që ulën dënimin për të fortin e Vlorës, ish-prokurorin dhe vrasësin
Në vitin 2022, një hetim i thelluar i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nxorri zbuluar fenomenin e raporteve...
AKTUALITET
19 Nëntor22:35
U ekstradua sot nga SHBA, Kamer Duhanxhiu u fsheh për 30 vite në Florida. Si e vrau prostitutën shqiptare me reputacion (Emrat)
Kamer Duhanxhiu, u depërtua sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Rinas, ndërsa 44-vjeçari rezulton i dënuar përfun...
AKTUALITET
19 Nëntor21:51
Lezhë, problematikat nga moti i keq, rrezik përmbytje në disa banesa dhe pranë nënstacionit elektrik
Pas përmirësimit të kushteve atmosferike gjatë ditës së sotme dhe reshjeve me intensitet të ulët, strukturat bashkiake...
AKTUALITET
19 Nëntor21:37
Nga “Liria me Kusht” sërish në botën e krimit, si i lanë qelitë “të fortët” përmes raporteve fiktive
Drejtësia, nuk ka si qëllim bazë ndëshkimin e personave që kryejnë krime, kryesorja është rehabilitimi dhe riintegrimi i...
AKTUALITET
19 Nëntor21:11
40 vite karrierë, KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës Bardhyl Shehu, duke lënë n&eu...
AKTUALITET
19 Nëntor19:54
Humbi tragjikisht në punë në Itali, komuniteti nis fushatë ndihme për familjen e Artur Deliut
Artur Deliu është identifikuar si punëtori 39-vjeçar shqiptar që humbi jetën dy ditë më parë në një aks...
AKTUALITET
19 Nëntor19:03
Kimioterapi si në vitet ’80, Spitali Onkologjik trajton pacientet me metoda të vjetruara dhe pa pajisje bazike
Në Spitalin Onkologjik, gratë që luftojnë kancerin përballen me kushte të papranueshme trajtimi. Gazetari Osman Stafa nëp&e...
AKTUALITET
19 Nëntor18:57
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët gjatë 4 viteve të ardhshme
Deputeti Erion Braçe prezantoi me kartëmonedha në duar rritjen e pensioneve për katër vitet e ardhshme, duke shpjeguar se vitin e p...
AKTUALITET
19 Nëntor18:50
Balluku humb qetësinë në parlament, i drejtohet opozitës: Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë
Një debat me tone të larta u zhvillua mes deputetit Agron Shehaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë seancës së...