AKTUALITET

“Janë hedhur miliona euro për fatin e Martinajt”, gazetari Eni Ferhati “plas bombën”: Policia e ka të zbardhur çështjen

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 21:31
“Janë hedhur miliona euro për fatin e Martinajt”, gazetari

Hetimet për pasuritë e familjes Martinaj kanë marrë përmasa të gjera, duke përfshirë sekuestrimin e dhjetëra pronave me vlerë mbi 10 milionë euro. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka analizuar zhvillimet më të fundit, duke sjellë detaje mbi procedurat ligjore, deklaratat e familjarëve dhe rolin e institucioneve të drejtësisë.

Ferhati shpjegon se janë sekuestruar dhjetëra pasuri të familjes Martinaj, me vlerë mbi 10 milionë euro, ndërkohë që avokatët e familjes kanë dorëzuar dokumentacion për burimet e ligjshme të pasurive. Hetimi është zgjeruar edhe tek pasuri të lidhura me krushqi të familjes, të krijuara shumë më herët. Ai kujton se Ervis Martinaj ka qenë student me bursë në Universitetin e Parmës, duke u përpjekur të ndërtojë një të ardhme akademike jashtë Shqipërisë.

“Janë dhjetëra pasuri të cilat janë sekuestruar në kuadër të një hetimi pasuror që ka nisur për Ervis Martinajn dhe familjarët e tij. Bëhet fjalë për prona në vlerën e mbi 10 milion eurove. Ashtu siç ka deklaruar dhe gjatë ditës së sotme edhe avokatët e familjes Martinaj ka dorëzuar një sërë dokumentacioni që kanë të bëjnë me burimet e ligjshme që ata kanë patur për një pasuri të cilën e zotërojnë aktualisht ku rrethi në fakt është zgjeruar ndër pasuritë që janë sekuestruar sëpaku ka shkuar shumë larg duke sekuestruar edhe pasuri që janë për shkak të lidhjeve të krushisë që ka patur familja e Martinaj por që më rezulton që të jenë pasuri shumë më herët. Ervis Martinaj ashtu siç deklarohet dhe i ati i tij sot ka qenë një student me bursë Parma. Pra ai ka qenë fillimisht nën fillesat e tij në rini ka qenë një person i cili kërkonte të shkollohej madje edhe jashtë Shqipërisë në Universitetin e Parmës.”- tha gazetari Eni Ferhati.

Gazetari sjell edhe deklaratat e Mustafa Martinajt, i cili ka shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe ka dorëzuar emra konkretë e koordinata në SPAK për zbardhjen e ngjarjes. Nga aspekti procedurial, fillimisht çështja u hetua nga Prokuroria e Kurbinit, e cila sipas hierarkisë ligjore duhej të shpallte moskompetencën dhe ta kalonte tek Prokuroria e Posaçme. Megjithatë, SPAK ka ndërhyrë me iniciativën e vet dhe nuk ka qenë indiferent ndaj çështjes.

“Zoti Mustafa Martinaj, nga komunikimet që ne kemi patur me të kur ai është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ka treguar paknaqësi të madhe edhe për drejtues të caktuar të Policisë së Shtetit, kryesisht në kohën kur ka ndodhur edhe ngjarja dhe ai është shprehur se ka deponuar edhe emra konkret, por madje edhe koordinata të sakta kur është paraqitur në SPAK me kërkesë të tij për të dhënë detaje dhe informacione që mund ta ndihmonin Prokurorinë e Posaçme në zbardhjen e kësaj ngjarje.”- vijoi Ferhati.

Ferhati thekson se Policia e Shtetit, në rrugë operative, ka identifikuar persona të dyshuar, mekanizmin e ngjarjes dhe dyshime për miliona euro të përdorura për fatin e Martinajt. Por ai dallon mes informacionit operativ dhe provave të dokumentuara ligjërisht. Ai nënvizon se kjo është një ngjarje që patjetër duhet të zbardhet me angazhimin e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.

“Nëse do t'i referohemi aspektit procedurial, fillimisht çështja u hetua nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm. Nëse do të ndjekim hierarkinë ligjore, po themi duhet të ishte kjo prokurori e cila duhet të mbi bazën e provave fillestare që janë mbledhur, dëshmive që ka marrë e tjerë me radhë, duhet të konstatonte kjo prokurori që pas kësaj ngjarje apo këtij dyshimi ekziston një grup i strukturuar kriminal që automatikisht të shpallte moskompetencën dhe të kalonte për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme.

Megjithatë nuk është vetëm ky varianti, po themi së pak ndoshta mund të kishte indicie të tjera, mund të kishte të dhëna të tjera që ta merrte dosjen edhe me iniciativën e saj. Sipas informacioneve që gjithashtu unë kam, nuk është se SPAK ka qenë gjatë gjithë kohës indiferent ndaj kësaj çështjeje. Janë bërë përpjekje nga më të ndryshmet.

Nga ana tjetër mund të them që edhe në rrugë operative Policia e Shtetit e ka të zbardhur ngjarjen, por të dish diçka në rrugë operative me të dhënat që ti i ke siguruar nga format nga më të ndryshmet dhe të kesh diçka të dokumentuar mbi bazën e provave, fakteve është diçka krejt tjetër dhe me sa duket po kërkohet një fill që të kapet në aspektin ligjor që më tej të shkohet deri në zbërtimin e të gjithë personazheve që kanë marrë pjesë.

Madje policia në rrugë operative ka arritur jo vetëm të ketë emra të personave konkret të dyshuar, mënyrën, mekanizmin se si ka ndodhur, madje policia ka edhe dyshimet e saj lidhur me sasinë e madhe të parave që mund të jetë në milion euro që është hedhur për të patur këtë fat të Ervis Martinajt.”- u shpreh gazetari Eni Ferhati.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan