Demo emërohet ministër i Brendshëm, Rama: Besfort Lamallari do të jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri!
“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe besoj nga drejtimi...
“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe besoj nga drejtimi...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La ...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse ...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ...
Protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe në Shkup, ku përveç atyre të Maqedonisë së Veriut, pjesë u bënë edhe ata nga Kosova e Shqipëria, ka marrë një vëmendje të madhe edhe jashtë RMV-së. Media bullgare, BGNES nuk u kursye, duke e nisur artikullin e saj me titullin: “Shkupi përzien botën serbe me albanofobinë” dhe më pas vazhdon duke shkruar: “Mickoski zgjodhi rrugën e mashtrimeve politike”.
“Ditët e fundit, Maqedonia e Veriut ka qenë skenë e një krize politike, etnike dhe diplomatike që po thellohet. Kërkesa e studentëve shqiptarë të drejtësisë për të dhënë provimin shtetëror të jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare është bërë katalizator për ngjarje që zbulojnë çarje të thella në shoqëri. Reagimet e aparatit shtetëror në Shkup – nga ndalimi i të rinjve pranë kufirit serb deri te një demarsh diplomatik – paraqesin një pamje shqetësuese të albanofobisë në rritje, të përzier me reflekset gjeopolitike nga e kaluara”, shkruhet në artikull.
Media bullgare vijon më pas me rolin e ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin, ku shkruan se ai u bë cak i presionit institucional dhe sulmeve të shëmtuara online. Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup thirri misionin diplomatik shqiptar për të dhënë një demarsh verbal mbi deklaratat e Meidanit në mbështetje të protestave studentore. Shkupi i përshkroi veprimet e tij si “ndërhyrje të mundshme në punët e brendshme”. Faqet nacionaliste maqedonase në mediat sociale shpërthyen me fyerje vulgare dhe thirrje që ambasadori të shkonte në shtëpi. U shfaqën informacione jozyrtare se Meidani do të tërhiqej herët nën presionin e VMRO-DPMNE dhe koalicionit Vredi, të cilët janë të pakënaqur me qëndrimin e tij aktiv mbi të drejtat e shqiptarëve.
Portali bullgar u ndal gjithashtu dhe te deklarata e shkrimtarit dhe publicistit Kim Mehmeti, duke e quajtur një thirrje skandaloze kur tha se shqiptarët duhet të ndalojnë së mësuari dhe foluri maqedonisht.
“Ekziston një mënyrë shumë praktike për të barazuar gjuhën shqipe me gjuhën maqedonase: të sillemi tamam si bashkëqytetarët tanë maqedonas që nuk studiojnë dhe nuk flasin shqip… Të kemi institucionet tona, ku ata do të vijnë me përkthyes në gjuhën e tyre, dhe ne do të vijmë tek ata me përkthyes në tonën.
Ndoshta ata që e duan vetëm shqipen e vdekur dhe që nuk duan një Maqedoni ku flitet edhe shqip, do ta kuptojnë vetëm këtë ‘gjuhë’! Dhe ndoshta vetëm në këtë mënyrë qarqet antishqiptare maqedonase do ta kuptojnë se mirësia jonë në njohjen e të gjitha karakteristikave të tyre etnike dhe gjuhësore nuk është dobësi, as nënshtrim ndaj autoriteteve maqedonase. Ndërkohë, duhet pranuar se sundimtarët maqedonas i trajtojnë shqiptarët këtu me përbuzje, sepse vasalët nga Vredi bëjnë politikë me pantallona ulur!”, tha Mehmeti.
“Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë qartë se përpjekjet për të shtypur të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk çojnë në integrim, por në konflikte të ashpra. Kombinimi i arbitraritetit policor në kufij, drejtimi i qytetarëve të huaj në kufirin serb, skandaleve diplomatike dhe radikalizimit të diskursit publik krijon një precedent të rrezikshëm. Shkupi po merr rrezikun e zgjimit të fantazmave të vjetra të ndarjes etnike, duke përzier reflekset e një modeli të kaluar autoritar dhe pro-serb me albanofobinë e hapur institucionale”, shkruan BGNES.
Portali shton se simbioza midis shqipes dhe shërbimit ndaj interesave të huaja gjeopolitike është më qartësisht e dukshme në standardin e dyfishtë të qeverisë së Hristijan Mickoskit. Kërkesat e studentëve shqiptarë dhe mbështetja diplomatike për ta cilësohen si “ndërhyrje e huaj” e rrezikshme, prandaj bllokohen kufijtë dhe thirren ambasadorët, ndërsa në të njëjtën kohë Shkupi mbyll sytë ndaj operacionalizimit të drejtpërdrejtë të “Botës Serbe” në tokën maqedonase.
“Në vend të një përgjigjeje të vendosur shtetërore ndaj këtij rrjeti të huaj ndikimi, Kryeministri Mickoski zgjodhi rrugën e intrigave politike. I detyruar të komentonte mbi skandalin, ai u fsheh pas frazave boshe se qeveria “nuk ka ndërmend të ndërhyjë në politikat e pavarura të vendeve të tjera”, duke e shfrytëzuar me nxitim rastin për të sulmuar përsëri opozitën shqiptare (BDI), duke e fajësuar atë për problemin 20-vjeçar të pazgjidhur të studentëve”, shkruan portali.
Rruga “Ali Demi” në Tiranë është kthyer pasditen e kësaj të enjte në makth për drejtuesit e automjeteve dhe ...
Kontroll për sende të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Peqin dhe Shkodër Kontrollet janë ...
Pamjet e siguruara nga Piranjat tregojnë aksidentin tragjik që i mori jetën një 62 vjeccari sot në Shkodër. Pamjet tr...
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilë...
Izraeli ka deportuar të gjithë aktivistët e huaj që ndodheshin në bordin e flotiljes humanitare për Gazën, e cila u ndalua ng...
Rrugët në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës janë paralizuar këtë të enjte për shkak të zhvillimit t&eu...
Fatmir Limani ka dalë hapur në mbrojtje të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, pas sulmeve dhe distancimeve p...
Drejtor i Njësisë së Specializuar kundër Krimit të Organizuar, Trafikut të Paligjshëm të Narkotikëve, Armëve d...
Në seancën e radhës për pasuritë e sekuestruara të familjes Martinaj, Mustafa Martinaj ka vijuar dëshminë e tij para Gjy...
Një i ri shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë nën akuzën për përfshirje në rrjetin e trafikut d...