Rrëshqitje dheu tek Currilat në Durrës/ Banorët kërkojnë ndihmë, situata paraqet rrezik për një pallat
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të ekstradohen sot në Shqipëri, ka bërë me dije Policia e Shtet...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtroj&eu...
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e ...
Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e ko...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga T...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...

Në Divjakë, një nga zonat më pjellore të Shqipërisë, qeveria kishte shkuar për të dëgjuar fermerët. Të paktën kështu u njoftua.
Dëgjesa për Skemën Kombëtare 2026 duhej të shërbente për të ndërtuar një panoramë të nevojave në terren. Por ajo që ndodhi në sallë ishte krejt tjetër. Një monolog i gjatë pushteti përballë qindra fermerëve që prisnin, radhën për të folur.
Fjalimet nisën me drejtuesen politike të qarkut, vijuan me kryetarin e bashkisë, ministrin e Financave, ministrin e Bujqësisë dhe u mbyllën me kryeministrin.
Takimi u ndërpre disa herë nga një zë fermeri që mezi dëgjohej nga salla. “Ore, na mbroni!”
I njëjti që u ngrit në këmbë sapo kryeministri lajmëroi se duhej të largohej për një angazhim tjetër. “Mesa kuptoj, nuk ju vijnë mirë informacionet!”, i tha.
“Ti nuk na kupton mirë, kështu që mos fillo nga e kundërta,” iu përgjigj kryeministri.
“E kemi nga halli, s’e kemi nga qejfi…”, tha fermeri, ende pa mikrofon.
“Dëgjo, unë e kuptoj shumë mirë…”, vijoi Rama.
“Nuk ka lidhje personale, as politikë s’po bëj…”, u përpoq të sqarojë fermeri.
“Unë po bëj politikë për veten time,” u përgjigj kryeministri.

“Jo, mos më keqkupto, të lutem më dëgjo… mesa kuptoj unë, nuk të vijnë informacionet e sakta…”
“Po nga e kupton ti?”, pyeti Rama.
“Po të të vinin informacionet e sakta, do thoje që ne kemi të drejtë që në fjalën e parë”
“Për çfarë të thashë unë që s’ke të drejtë? Ti s’ke folur akoma,” ia preu kryeministri.
Fermeri iu kthye sallës: “Një minutë, një minutë se jam ngritur unë tani. Jam fermer. Punoj 8–10 hektarë tokë, herë dy bëhen 20 hektarë. Ne jemi shtresa më e pambrojtur në Shqipëri”
“Po për çfarë?”, ndërhyri Rama.
“Ja ta shpjegoj. I thamë ministrit të Financave kur u mblodhëm për fushatë politike: na mbro se po hyjnë mallra nga jashtë”
“Kjo nuk ekziston,” e ndërpreu kryeministri.
“Ju doni ta bëni monopol mallin, më tha. Që nuk është e vërtetë…”, vijoi fermeri.
“Të lutem…”, tha Rama.
“Unë kam respekt, por do flas se jam në hall. Kryetari e di shumë mirë, zoti kryeministër, që ne e marrim mallin pa likuidim…”
“O miku im, unë kam një problem shumë të madh: mua njeri nuk më imponohet dot me forcë,” tha Rama.
“Me zor nuk imponohesh mbi të tjerët që ta marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu. Ka radhë dhe ka edukatë. Fjala nuk merret me zor”
“Ore, do mbaj familjen unë, se nuk e mbaj dot me fjalë,” u dëgjua fermeri.
“Janë 500 veta këtu,” tha Rama.
“Të njëjtin hall kanë,” erdhi përgjigjja.
“Më dëgjo mua tani. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve. E kuptove?”
Debati vazhdoi derisa Rama e mbylli: “Mos ta zgjasim këtë muhabet se është muhabet kot. T’i mbyllim kufijtë që ti të shesësh mallin, kjo nuk ekziston”
“Dakord… ne s’kemi forcë,” tha fermeri, duke ngritur supet, i dorëzuar.
Kryeministri u largua, sinjali u ndërpre. Dëgjesa mbaroi me të vetmin fermer që tregoi hallin e tij, që tha se e ndante me 500 të tjerët që ishin aty dhe duartrokitën teksa kryeministri iku.
Përfundim
Dëgjesa në Divjakë është një shembull se si propaganda mund të maskojë realitetin. Ajo që duhej të ishte një dialog për nevojat e fermerëve u shndërrua në një monolog të pushtetit, ku zëri i atyre që prodhojnë ushqimin nuk u dëgjua. Fermeri që sfidoi rregullin e mikrofonit dhe kërkoi vetëm një minutë për të folur, nuk arriti të ndryshojë vendimet, por u bë simbol i hallit të një shtrese të pambrojtur. Asaj që propaganda përpiqet ta fshehë. Të paktën publikisht. Për aq sa dëgjuam e pamë me dyer të hapura. /Faktoje.al
Një segment rrugor prej rreth 1.5 kilometrash në lagjen Lulaj të fshatit Varibob, në Fier, është kthyer prej vitesh në nj&eum...
Pas më shumë se 20 vitesh zvarritjeje, shteti shqiptar po ndërhyn për t’i dhënë fund një kapitulli problematik të ...
Administrata Tatimore reagoi zyrtarisht për kolapsin e sistemit të fiskalizimit, i cili ka paralizuar bizneset në aktivitetin e tyre të p&eu...
Përmbytjet e muajit janar kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në të gjithë vendin, duke përfshirë toka b...
Bllokimet e përsëritura në sistemin e fiskalizimit po krijojnë vështirësi serioze për bizneset dhe profesionistët e lir&...
Blegtori shqiptar tregton qumështin më të shtrenjtë në rajon, por njëkohësisht ai është edhe fermeri që fiton ...
Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 649, datë 16 tetor 2024, “Për miratimin e rregul...
Indonezia po lëviz drejt zgjerimit të mundësive të punësimit jashtë vendit për qytetarët e saj, duke eksploruar marr&eum...
Tregu Industrial në Vlorë pritet të mbyllet, pasi bashkia u ka dhënë tregtarëve afat tre ditë për t’u larguar nga ...
Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja trepalëshe më vonë këtë javë, tha presiden...