AKTUALITET

“Jemi në krizë të thellë kulturore”, pedagogu: Po zhdukemi komplet

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shtator 2026, 21:47
“Jemi në krizë të thellë kulturore”, pedagogu:

Pedagogu Rezart Prifti u shpreh se vendi ynë ndodhet “në një krizë të thellë kulturore” dhe, sipas tij, “problemi nuk është më politik”.

“Unë mendoj që Shqipëria, në momentet që ne flasim, është në një krizë të thellë kulturore dhe problemi nuk është më politik. Ne e kemi problemin kulturor, sepse çfarëdo lloj drejtimi politik t'i japësh Shqipërisë, në momentet që ndodhet tani, është e pamundur që të lëvizë. Siç ndodhi për shembull me Amerikën. Edhe shoqëritë e zhvilluara kanë një farë krize herë pas here, gjatë kohës së Joe Biden, Amerika shkoi në një farë ekstremi me axhendën liberale LGBT. Stofi apo baza që kanë shoqëritë e zhvilluara shekullore e çoi në atë pikë që nuk mori Trumpin se ishte politikan i zgjuar apo politikani më i mirë në botë, por mori Trumpin sepse ishte përgjigje ndaj ekstremizmit, për të balancuar. E njëjta gjë ndodh edhe me shumë vende të tjera në Evropë.

Megjithatë, kjo s'ka lidhje me Shqipërinë sepse Shqipëria është stof tjetër. Unë mendoj që është krizë kulturore. Tani që ne flasim, besa apo pasqyra janë një teatro që janë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një shoqëri si e jona, që është pa kulturë, pa arsim”, tha Prifti në A2CNN.

Ai shtoi se “është në pikë kritike shoqëria, nuk është thjesht politika”.

“Dhe në atë vend që je, ke një person që ka pushtet dhe me definicion pushtetin, në gjithë historinë, nuk e ka lënë njeri me dashje, derisa ka vdekur. Nga krahu tjetër ke dhe këtë teorinë që “ik ti, të vijmë ne”. Në Shqipëri, po të masësh jetën sociale, mban erë. Cilido lepur që të dalë nga kapelja, nuk ka për të bërë punë në afatgjatë, në atë që ka nevojë shoqëria. Nëse flasim për një qytet si Korça, që sot është “de facto” i vdekur, universiteti i atij qyteti sot mbahet me serum, është për mbyllje.

Si ka mundësi që në një qytet të tillë, ku ka mbi 200 milionë euro projekte qejfi, sot është bosh. Në orën 15:00 është si Erseka në vitin 1993. Si ka mundësi që pas miliona eurove, nuk kemi njerëz atje? Si ka mundësi që trafik ke vetëm në 4 zona të Tiranës? Në verë ishte “Besa”, tani jemi te “Pasqyra”… Duhet të flasim për pjesën praktike, unë shikoj regjistrimet në shkolla. Po zhdukemi komplet. Diskutohet për Reformën Territoriale si lojë kungulleshkash, a thua janë budallenj të dyja palët. Ata e dinë mirë ku pikon çatia te ajo reform. Bëji po deshe edhe 1200 bashki, nuk çalon aty. Asnjë palë nuk ngre pyetjen thelbësore: pse janë zhdukur këto bashkitë?, u shpreh Prifti.

Më tej, pedagogu pati kritika edhe për disa ministri: “Ministria e Mjedisit është inekzistente komplet. Shqipëria po mbytet nga qelbi, nga veriu në jug. Edhe Ministria e Bujqësisë inekzistente komplet. Bëjnë “reels”-a, bëjnë nga 100 video”.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës