AKTUALITET

Rikthehet pas dy vitesh “gara” për minierat, MIE nxori për konkurrim 7 zona, nga kromi te platini

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shtator 2026, 07:07

Rikthehet pas dy vitesh “gara” për minierat, MIE nxori për

Pas thuajse dy vitesh, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është rikthyer shpalljes së procedurave konkurruese për zonat minerare, ku në fund të gushtit ishin të paktën shtatë të tilla për të cilat mund të shprehej interes afat që tashmë ka përfunduar.

Këto zona, sipas hartave, përfshijnë gips, krom, argjilë, ranor silicor dhe kaolinë, ndërsa në dy prej tyre parashikohet kërkim-zbulim për krom dhe platin.

Zona me rezervën më të madhe është objekti Greva në Bashkinë Dibër. Dokumentet evidentojnë rreth 15 milionë tonë gips, me cilësi 34% CaO, në një sipërfaqe prej 0.74 km². Për këtë zonë kërkohet prodhim minimal prej 10 mijë tonësh në vit dhe investim minimal prej 150 mijë eurosh.

Në Bulqizë, objekti Liqeni i Skënderit ka rezerva të deklaruara prej 3 mijë tonësh krom, me përmbajtje 34-36% Cr2O3. Zona është për shfrytëzim, me prodhim minimal të kërkuar prej 1 mijë tonësh në vit dhe investim minimal prej 60 mijë eurosh.

Në Krekëz, në Bashkinë Delvinë-Finiq, në garë është një zonë me rreth 1 milion tonë rezerva argjile. Prodhimi minimal i parashikuar është 10 mijë tonë në vit, kundrejt një investimi minimal prej 150 mijë eurosh.

Një nga zonat që veçon dokumenti është Bregu i Bibës në Tropojë, ku kërkim-zbulimi do të fokusohet te platini dhe kromi.

Zona ka një sipërfaqe prej 2.84 km², ndërsa kriteri minimal parashikon zhvillimin e aktivitetit në të paktën 1 km² dhe një investim prej 56,794 eurosh. Në këtë fazë, dokumenti nuk përcakton sasi minimale prodhimi, pasi aktiviteti është kërkim-zbulim.

Edhe zona Vrith-Përroi Magjarit në Pukë është për kërkim-zbulim të kromit. Sipërfaqja e saj është 1.1 km², ndërsa investimi minimal i kërkuar është 22,005 euro. Edhe për këtë zonë nuk parashikohet ende prodhim minimal vjetor.

Në Bulqizë, objekti Smullik ka rezerva të deklaruara prej 1.05 milionë tonësh ranor silicor, me përmbajtje rreth 60% SiO2. Për shfrytëzimin e zonës kërkohet prodhim minimal prej 1 mijë tonësh në vit dhe investim minimal prej 200 mijë eurosh, më i larti ndër zonat e nxjerra në konkurrim.

Lista plotësohet me objektin Vig në Lezhë, ku dokumentet japin rezerva prej 300 mijë tonësh kaolinë, me përmbajtje 27-29% Al2O3. Për zonën kërkohet prodhim minimal prej 10 mijë tonësh në vit dhe investim minimal prej 150 mijë eurosh./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës