Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë.
Që prej 15 vitesh, banorët e saj nuk janë “as në qiell, e as në tokë”, siç thotë Pask Simaku, ndërsa nuk lëviz në asnjë çast nga shkallarja e banesës së tij.
“Tre-katër familje që ishin në krye të rrugicës, i kompensuan siç duhet dhe ata ikën që në vitin 2015. Kurse ne të tjerët? Me ne të tjerët, vetëm një zot e di se çfarë do të bëhet,” tha Simaku.
E gjatë vetëm 100 metra, rrugica ka formën e mureve lindore të amfiteatrit të Durrësit. Përpjekjet e qeverisë për ta çliruar këtë zonë nga banesat nisën pas tërmetit të vitit 2019, ndërsa projekti TID u dha atyre formë institucionale.
Projekti kundërshtohet prej muajsh nga dhjetra banorë të prekur, të cilët po protestojnë kundër masës së kompensimit dhe mungesës së transparencës.
Sipas urbanistes Entela Koja, projekti TID u ndërtua mbi shkelje të njëpasnjëshme, të cilat lidhen me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) dhe Planet e Detajuara Vendore.
“Kundërshtimi ynë nuk është çështje numrash, por çështje ligjesh të shkelura në vite,” tha Koja për BIRN.
“Shkeljet janë perifrazuar dhe cituar një nga një, në praktikën tonë ligjore dhe në kërkesën zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak Durrës për ngritjen e një grupi hetimor. Nëse materialet e reja faktojnë përgjegjësi të tjera institucionale, sigurisht që rruga ligjore mbetet opsioni kryesor për t’i referuar,” shtoi Koja.
Banorët e shtëpive që përfshihen nga projekti TID kanë gjetur edhe mbështetjen e medias lokale “Amfora”, e ndjeshme ndaj problematikave të trashëgimisë kulturore.
Sipas drejtorit të Amfora, Geri Emiri, ky forum qytetar është një alternativë për të sjellë zërin e qytetarëve përballë heshtjes dhe mbylljes së institucioneve.
“Ky bashkëpunim nënkupton transparencë dhe dokumentim publik të fakteve. Materialet e botuara nga forume si Amfora kanë ndihmuar në evidentimin e shkeljeve dhe në informimin e opinionit publik,” theksoi urbanistja Koja.
Nga përvoja e tij, arkitekti urbanist Artan Kacani ka mësuar se që të arrish të drejtat kushtetuese duhet të fitosh të drejtat ligjore, një nga një.
Sipas Kacanit, dëgjesat e organizuara janë një proces demokratik, por ajo që mbetet është marrëveshja mes bashkisë dhe banorëve, e cila në rastin konkret nuk ekziston.
“Marrëveshjet individuale duhet të nënshkruhen nga çdo familje dhe do të mjaftonte mungesa e një të tretës së firmave për ta hedhur poshtë projektin,” tha Kacani.
Shtëpia e Kacanit përfshihet gjithashtu në projektin TID, që sipas tij i mungon një plan menaxhimi; po ashtu edhe një buxhet i parashikuar për gërmimet e programuara arkeologjike.
Në fakt, projekti paraqet vetëm një plan të prishjeve të banesave. Kacani është mjaft kritik për projektin e mangët, që sipas tij është paraqitur deri tani.
“Ne duam një projekt të shëndetshëm, një projekt vlerësimi të trashëgimisë kulturore të lagjes Kala,” theksoi ai.
Ndryshimet e fundit në projektin TID kanë përfshirë edhe disa banesa në rrugët anësore të bulevardit “Epidamn”, nga Xhamia e Madhe deri në instalacionin “Veliera”. Bashkë me hapësirën rreth amfiteatrit, janë afro 110 banesa gjithsej, të cilat sipas TID do të prishen në disa faza.
Flamur Bala ka marrë pjesë në të gjitha protestat e banorëve të lagjes “Kala”. Ai thotë se” nuk i pëlqen heshtja, kur ka përpara një padrejtësi”.
“Para një muaji, miqve të mi në banesat e amfiteatrit iu sollën shkresat nga IKMT se prishjet do të fillonin në mes të muajit shkurt Nuk kanë harruar, jo, sepse shkatërrimet, si dhe herë të tjera mund t’i bëjnë edhe gjatë sezonit turistik,” thotë Bala, ndërsa e çon përpara me shkathtësi karrocën me të cilën lëviz.
Bashkë me protestat përballë bashkisë së Durrësit, banorët po eksplorojnë të gjitha rrugët e mundshme ligjore për ta kërkuar të drejtën e tyre. Urbanistët Koja dhe Kacani po diskutojnë me banorët mbi rrugët ligjore të zgjidhjes.
Koja i referohet afreskut të famshëm “Darka e fundit” nga Leonardo da Vinçi për ta shpjeguar situatën, ndërsa përshkruan se në çdo njeri mund të gjendet një Krisht dhe një Judë.
“Në këtë çështje, ne e shohim veten si qytetarë që mbrojmë të drejtën dhe pronën, ndërsa përgjegjësia bie mbi ata që kanë krijuar problemin,” tha Koja.
“Thirrja jonë është ndaj ndërgjegjes së tyre, që në momentin e vendimmarrjes të zgjedhin drejtësinë dhe jo kompromisin me padrejtësinë,” përfundoi ajo./Reporter.al
Kjo fabrikë e ndërtuar disa vite më parë, në autostradën Rrogozhinë Lushnje, pranë fshatit Golem po shqetëson ban...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, ku katër persona humbën jetën tragjikisht gjatë pun...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Bypassin e...
Mëngjesin e kësaj të mërkure, në Korçë janë regjistruar reshje të lehta dëbore në segmentin rrugor Bo...
Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës. Në kuadër të kë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Berat, ku një shtetas është plagosur me thikë pas një...
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një...
Karakteristikat e punës për periudhën 1946-1957 “Duhet thënë se gjatë vitit 1955, ka qenë i zënë me pun&eu...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.6 lekë, në shitje me 83.9 lekë. Euro do të blihet me 95...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak...