Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GJERMANIA- "Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi", deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus para shumë njerëzve që ishin mbledhur të shtunën (31.08) në festën e këtij qyteti. Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha, sepse ajo që ka ndodhur në këtë autobus është një tragjedi e paparë, e cila ka mundur të jetë edhe shumë më e rëndë.
Ditën e premte, me 31. gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe.
"Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha", thotë kryebashkiaku.
Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja
Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. L., A.K. dhe B. R. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t'i publikojmë). Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.
"Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë... papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë... A. L. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. K. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi... jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses... ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë... dikur ajo gruaja bërtiti "ich erbege mich" (dorëzohem)... u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia... Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr", rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R. e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.
Vetëm pas daljes nga autobusi A.L. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.L. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.
B. R. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. "Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme", thotë B. R./ DW
toptani TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendrën tregtare "Toptani" në kryeqytet, ku një...
kevin cungu TIRANË- Kevin Cungu një emër jo i panjohur për policinë ka kaluar ditën e sotme nga arresti në shtëpi ...
foto ilustruese TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 1...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një qendër tregtare në kryeqytet. ...
foto ilustruese ITALI- Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Itali. 70-vje...
banesa KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtyllë në Korçë, ...
mikela pupa TIRANË- Pak ditë më parë Mikela Pupa, gazetare e Piranjave, e cila ndodhet në pritje të ëmbël, ësh...
KORÇË- Pëllumb Lamçe i cili akuzohet se tentoi të abuzonte seksualisht me një 9-vjeçare në një park loj&eum...
melida dhe bledar trendafili KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi ditën e djeshme Korçë...
policia e elbasanit ELBASAN- Një 51-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim për vep...