Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi online, ku persona të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme që imitojnë faqen zyrtare të institucionit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.
Sipas njoftimit, këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS dhe adresave të maskuara emaili, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si komunikime zyrtare për pagesën e gjobave të qarkullimit rrugor, kryesisht për shkelje si tejkalimi i shpejtësisë.
Njoftimi:
Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.
Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie. Sqarojmë se këto mesazhe NUK janë dërguar nga institucionet shtetërore.
Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare.
Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve.
Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:
* Mos klikoni në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera.
* Mos vendosni asnjëherë të dhënat tuaja bankare në faqe të pa verifikuara.
* Verifikoni çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare.
Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat në portalin zyrtar e-Albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=879
Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta:
* Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse si dhe denonconi rastet pranë Policisë së Shtetit.
Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Prill13:16
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi publikon vlerat e reja për karburantet
Bazuar në vendimin e Bordit të Transparencës, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër, nga 202 q&eu...
AKTUALITET
25 Prill12:59
Përplasja me armë që tronditi Memaliajn/ Gjykata "çon në shtëpi" kushëririn e autorit dhe shokun, në kërkim dy vëllezërit që hapën zjarr
Dali Nela dhe Aldo Kalemi, respektivisht kushëriri dhe shoku i autorëve të dyshuar të vrasjes së Endri Goxhaj në Memaliaj, jan&eum...
AKTUALITET
25 Prill12:29
“Autori e çoi në spital pastaj u arratis”/ Kishte plagë në këmbë, zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vje&cc...
AKTUALITET
25 Prill11:16
Përfundon pas dy orësh kontrolli në paraburgimin e Vlorës, nuk gjenden sende të paligjshme
Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë përfunduar kontrollet në ambientet e paraburgimit t&e...
AKTUALITET
25 Prill10:43
Drejtoria e Burgjeve ndryshime në burgun e Durrësit dhe Fushë Krujës, largohen drejtuesit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një valë riorganizimi në nivelet e drejtuesve të sistemit penitenciar, duke ndryshuar zinx...
AKTUALITET
25 Prill10:36
U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur pa shenja je...
AKTUALITET
25 Prill10:23
Mashtronin të huajt me bursa fiktive, zbulohet Call Center në Tiranë, 2 në pranga
Një “Call Center” që dyshohet se përdorej për mashtrimin e shtetasve të huaj përmes investimeve në bursa fiktive ...
AKTUALITET
25 Prill10:07
Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontroll të befasishëm
Forcat operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në ...
AKTUALITET
25 Prill09:32
Denoncimi: Pupla dhe copa kockash brenda sallamit HAKO
Një denoncim shqetësues ka mbërritur në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore në vend, konkretisht për sallamrat e k...
AKTUALITET
25 Prill09:24
Skandal në Zoologjikun e Tiranës/ Përkthime të gabuara dhe pa verifikim, udhëzimet humbasin kuptimin
Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës janë konstatuar gabime në përkthimin e tabelave informuese, duke shkaktuar paqartësi p&eum...