
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të ARRSH, Evis Berberi për rishikimin e masës së arrestit në burg. Ish vartësi i ish ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku do të mbetet në qeli.
Ndërkohë, sa i përket pretendimeve të tjera të Berberit, lidhur me papërdorshmërinë e provave nga celulari i tij, nuk janë marrë parasysh nga Kushtetuesja. Sipas gjykatës, ai duhet t’i drejtohet Shkallës së Parë.
Kujtojmë që Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e 5 milionë eurove.
SPAK ka dyshime se Berberi, fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas Prokurorisë, kompania zotërohej prej Berberit. Po kështu, SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARRSH, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.
Hetimet e prokurorisë zbuluan gjithashtu se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.
Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.
Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e Berberit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Mars14:48
Holanda u rikthye si investitori më i madh i huaj në Shqipëri
Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në Shqipëri vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqip&e...
AKTUALITET
26 Mars14:44
Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare/ Reagon AKSK: Janë ekspozuar disa të dhëna
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon opinionin publik se, më datë 25 mars 2026, është konstatuar një ...
AKTUALITET
26 Mars14:36
Presioni në tregun e punës, bizneset rrisin pagat, por sakrifikojnë shpërblimet dhe trajnimet
Tregu i punës në vendin tonë po kalon një fazë, ku mungesa e krahut të punës po detyron sipërmarrjet të ndryshojn...
AKTUALITET
26 Mars14:33
Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia
Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 për qind viti...
AKTUALITET
26 Mars14:07
Ferma me kanabis/ SPAK shpall pretencën: 133 vite burg për 17 të pandehurit
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për 17 të pandehurit që akuzohen si pjesë e grupit kriminal, të përfshir&...
AKTUALITET
26 Mars13:39
Një pjesë e Vlorës pa ujë, defekt i rëndë në lagjen '10 Korriku'
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njoftoi këtë të enjte se një pjesë e qytetit do të mbetet pa ujë, pasi do...
AKTUALITET
26 Mars13:31
Detajet/ Autori i vrasjes së gruas në Rroskovec varroset nga bashkia
I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80- vjeçari Shefit Rrapaj autor i vrasjes së bashkë...
AKTUALITET
26 Mars13:27
E rëndë/ 42-vjeçarja lë foshnjën në maternitet, nis procedimi
Pesë ditë pasi e solli në jetë fëmijën e saj, një grua në Gjirokastër e braktisi duke lënë një dek...
AKTUALITET
26 Mars13:25
Burri vrau gruan dhe veten, kryeplaku i fshatit: Policia nuk më raportoi për sherrin e 10 ditëve më parë
Ditën e sotme, në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” u trajtua një nga ngjarjet më të rënda dhe trond...
AKTUALITET
26 Mars13:17
Realiteti i hidhur/ Mungesa e barinjve në Petresh bën që bagëtitë e fshatit të rrezikojnë zhdukjen totalisht
Fshati Petresh në bashkinë e Elbasanit, dikur i njohur për mbarështimin e bagëtive, po përballet me një zhdukje të p&e...