Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori i dyshuar
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria.
Në të njëjtën kohë kur drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, së bashku me dy prokurorët e çështjes, ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit për të paraqitur kërkesën për autorizimin e masës së arrestit, zv.kryeministrja Belinda Balluku merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë.
Takimi i Këshillit të Mandateve u zhvillua me dyer të mbyllura, me argumentin se materialet e hetimit përbëjnë sekret hetimor. Dhjetë deputetët anëtarë të Këshillit kanë marrë në dorëzim dokumentacionin e SPAK-ut, që përfshin me mijëra faqe prova, që sipas Prokurorisë duhet të shqyrtohen vetëm nga anëtarët e këtij organi, pa praninë e deputetëve të tjerë apo të medias.
Përplasje politike për afatin
Debatet në Këshillin e Mandateve u përqendruan kryesisht te koha e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut. Mazhoranca socialiste thotë se rregullorja i jep Kuvendit deri në dy javë për këtë procedurë, kohë që sipas saj përfshin edhe pushimet parlamentare, duke e shtyrë vendimmarrjen për në janar.
Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se opozita do të kërkojë thirrjen e një mbledhjeje të re në fillim të javës së ardhshme, duke e cilësuar çështjen si urgjente.
“SPAK tha se tri ditë janë të mjaftueshme, maksimumi pesë ditë. Pesë anëtarët e opozitës në këshill do ta thërrasin mbledhjen të hënën, maksimumi të martën. Ndërsa PS kërkon që mbledhja të zhvillohet më 20 janar” – tha Bardhi. Sipas tij, zvarritja e procesit po e kthen Kuvendin në pengesë për drejtësinë dhe i jep zëvendëskryeministres kohë për të ndikuar mbi provat e hetimit.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike” e depozituar më 31 tetor 2025. Në kuadër të hetimit SPAK-u vendosi masën e pezullimit të saj nga funksionet zyrtare, si edhe ndalimin e largimit jashtë vendit, masa që u rrëzuan më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Balluku i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe politike, dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të çështjes./DW
Policia arreston 24 vjeçarin Hysen Marku në afërsi të terminalit të autobusëve pasi në valixhe kishte fshehur një ka...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale ndaj projektligjit të qeverisë për kontr...
Lori, një zonjë 38-vjeçare me banim në Greqi, është viktima e radhës e dentistes abuzive Genta Elezi, e cila prej dy jav&...
Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili u kap në rrugën “5 Maji” në Tiranë me 1 kg e 54 gramë drog&eu...
Një ditë tjetër, libri autobiografik i gazetares Mira Kazhani dhe libri polemizues Jam mysliman nga Ben Blushi ishin dy librat absolutisht m&eu...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjell&eum...
Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit 2025 në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës, q...
Udhëheqësit autoritarë që adhurojnë rritjen ekonomike po dështojnë në objektivat e tyre. Në Azi, Afrikën Lin...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do Të shitet me 83 lekë. Nd&e...
Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më kufizues për sipërmarrjen e vendit tonë, si në ...