Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË- Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa shuma përfundimtare ende nuk është vendosur. Vlera e përafërt e emetimit, e njoftuar nga qeveria gjatë miratimit të buxhetit të vitit 2025, është rreth 600 milionë euro.
Megjithatë, kjo shumë është indikative dhe në varësi të kushteve të ofruara nga tregu nuk përjashtohet një emetim në vlerë edhe më të madhe. Eurobondi i ri pritet të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.
Qeveria shqiptare tentoi të bënte një blerje mbrapsht (buy back) të pjesshme të këtij Eurobondi vjeshtën e vitit 2023, për një shumë prej 250 milionë eurosh. Por, interesimi i investitorëve për ta shitur bondin para maturimit nuk ka qenë shumë i lartë dhe përfundimisht oferta e buyback u mbyll me shlyerjen e një shumë totale prej 133.3 milionë eurosh.
Pjesa e mbetur e Eurobondit 7-vjeçar të vitit 2018, prej 366.7 milionë eurosh, do të rifinancohet në maturim, në tetor të vitit 2025. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e Eurobondit të parashikuar këtë vit do të shkojë për të rifinancuar borxhin që maturohet në vjeshtë., ndërsa pjesa e mbetur do të shkojë për të mbuluar një pjesë të deficitit buxhetor të këtij viti.
Emetimi i fundit i Eurobondi nga qeveria shqiptare u bë në qershor të vitit 2023, me një maturitet 5-vjeçar, kupon prej 6.25% dhe yield-i prej 6.125%. Megjithatë, në atë periudhë kushtet e tregjeve ishin shumë të ndryshme nga ato aktuale. Normat e interesit të Euros ishin ende në një cikël rritës, para se të arrin pikun e tyre në shtator të vitit 2023. Në momentin e emetimit të Eurobondit shqiptar, norma bazë e interesit e Bankës Qendrore Europiane ishte 3.75% (ajo e depozitave 3.25%).
Kjo ishte një nga arsyet pse Ministria e Financave vendosi një emetim me maturitet më afatshkurtër krahasur me Eurobondet e viteve të mëparshme. Aktualisht, normat e interesit të monedhës europiane ndodhen në një cikël të ri rënës. Norma baze e interesit për Euron qëndron në nivelin 2.9% (ajo e depozitave 2.75%). Në këto kushte, është e pritshme që çmimi i huamarrjes të jetë më i favorshëm dhe kjo e ka shtyrë Ministrinë e Financave t’i rikthehet afateve më të gjata të maturimit.
Qeveria shqiptare ka katër Eurobonde të emetuara dhe ende të pashlyera, përkatësisht: emetimi i vitit 2018, me maturitet 7-vjeçar, për një shumë prej 500 milionë eurosh; emtimi i vitit 2020, me maturitet 7-vjeçar, për një shumë prej 650 milionë eurosh; emetimi i vitit 2021, me maturitet 10-vjeçar, për një shumë prej 650 milionë eurosh dhe emetimi i vitit 2023, me maturim 5-vjeçar, për një shumë prej 600 milionë eurosh.
Duke pasur parasysh shlyerjen e pjesshme të Eurobondit 2018, stoku i Eurobondeve të emetuara shtetit shqiptar aktualisht ka shumën e afërsisht 2.27 miliardë eurove./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Parashikohet një ditë interesante, gjatë së cilës mund të arrini një synim që i keni vendosu...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka ndarë detaje të reja mbi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe rolin e b...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin me burg të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe masën arr...
KOSOVË- Numërimi i votave pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas KQZ partia e parë ësht&...
KOSOVË- Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 98.97 për qind ...
KOSOVË- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka publikuar deklaratën preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 sh...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përditësimin e të dhënave sa i përket rezultatit t&eum...
KOSOVË- Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare...
TIRANË- Pas arrestimit të kryebashiakut Erion Veliaj në pranga është vënë edhe biznesmeni i njohur Elman Abule. Në...
KOSOVË- Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj zgjedhjeve në Kosovë të cilat u mbajtën ditën e djeshme 9 shkurt. Media brit...