U vra gjatë një operacioni policor në Korçë, mbahen sot homazhe në nderim të “Dëshmorit të Atdheut”, Enea Mekolli
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e ...
Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e ko...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga T...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alter...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja, në një prononcim për mediat ka denoncuar gjendjen skandaloze të rrugës së fshatit Luz në Fushë-Krujë, duke e cilësuar atë si një nga rastet më flagrante të diskriminimit institucional ndaj një zone që prej vitesh paguan rregullisht taksat.
Kalaja u shpreh se protesta e ditës së sotme nuk përfshin vetëm banorët e Luzit, por edhe të fshatrave të tjerë dhe qytetarë të Fushë-Krujës, pasi kjo rrugë është një aks i rëndësishëm lidhës me autostradën, Tiranën dhe Shkodrën, si dhe pjesë e Unazës së Madhe të qytetit të Fushë-Krujës.
Sipas tij, rruga ndodhet në një gjendje tërësisht të amortizuar në të gjithë gjatësinë e saj, nga hyrja e fshatit, pranë shkollës “Gjon Luka”, deri te dalja në autostradë, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, nxënësve dhe drejtuesve të mjeteve.
Ai theksoi se mjetet e tonazhit të rëndë, por edhe automjetet e zakonshme, po dëmtohen rëndë, ndërsa bizneset përgjatë rrugës janë drejt falimentimit, pasi klientët refuzojnë të hyjnë në këtë segment për shkak të rrezikut dhe dëmtimeve që pësojnë mjetet.
Kalaja ngriti shqetësimin edhe për sigurinë e nxënësve të shkollës “Gjon Luka”, të cilët sipas tij rrezikojnë jetën çdo ditë, për shkak të mungesës së trotuareve funksionale, baltës dhe llucës që mbulon zonën.
Duke theksuar se protesta nuk ka asnjë ngjyrim politik, por është një thirrje qytetare për dinjitet dhe siguri, Kalaja kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Infrastrukturës për shtrimin e rrugës me asfalt cilësor dhe jo ndërhyrje sipërfaqësore. Ai paralajmëroi se nëse institucionet nuk reagojnë, protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen.
"Sot me banorët e Luzit, po jo vetëm, janë dhe të fshatrave të tjerë. Luzi është një nga fshatrat më të mëdhenj të Fushë-Krujës. Rruga është në një gjendje totalisht skandaloze në të gjithë gjatësinë e saj. Këtu jemi te shkolla Gjon Luka, po po të shikosh edhe te dalja në autostradë, që majtas merr për Tiranë dhe djathtas për Shkodër, po dhe në hyrje të fshatit, që është unaza kryesore e Fushë-Krujës, është në një gjendje të amortizume.
Para disa ditësh kemi pasur edhe kanalin e ujit, i cili ka qenë i çarë. Kanë ndërhyrë dhe e kanë rregulluar. Siç kanë ndërhyrë me rregullu kanalin, të dalin të bëjnë edhe rrugën tani, sepse Luzi është një nga fshatrat që paguan taksat në mënyrën më të rregullt në Republikën e Shqipërisë, por është fshati më i diskriminuar. Janë duke lënë lekë për makinat, amortizohen makinat në një mënyrë të frikshme.
Të gjithë bizneset këtu që janë te rruga kryesore e Luzit kanë dështuar. Njëri që ka një lavazh, më tha që nuk shkojnë më makina se s'i me u la. Shkon makina lahet në lavazh edhe del në rrugë edhe bëhet pis. Tjetri që ka servisin aty, nuk i vijnë makinat as nga Lezha, as nga Laçi për me ardhë me u rregullu. Ai që ka pjesë që i sjell pjesët, nuk vjen me hy në rrugë, i merr frika. Edhe të gjithë këto kamiona që i shikoni këtu, nuk është asnjëri i mërzitur që është bllokuar rruga.
Janë të gjithë pro protestës, sepse janë amortizuar kamionët në një mënyrë të frikshme. Kam informacion që në orët e vona të natës, kamionët nuk kalojnë këtu, po kalojnë nga Fushë-Kruja, sepse i thyen pjesët edhe amortizohen kamionët. Pra po prishet edhe rruga e Fushë-Krujës. Prandaj është shumë e rëndësishme që të shtrohet rruga. Kjo nuk është protestë politike, nuk ka lidhje partia fare.
Unë kam dalë në mbështetje të banorëve, sepse këtë problem unë e kam ngritur edhe një vit më përpara, edhe gjashtë muaj më përpara, edhe para jave, kur kam dalë dhe e kam parë se si është rruga, në çfarë lloj katastrofe është. Kështu që, në rast se rregullohet rruga, nuk ka asnjë lloj problemi tjetër.
Banorët vazhdojnë punët e veta. Prandaj është shumë e rëndësishme dhe është thirrje për Ministrinë e Infrastrukturës. Ata lekët që i kanë marrë te tuneli i Llogarasë, një pjesë të lekëve t'i hedhin këtu. Edhe mos na ushqejnë me lugë bosh, jo po është miratuar fondi, jo po po presim fondin.
Një thirrje është edhe për nxënësit e shkollës, që rrezikojnë jetën, po jua them me sinqeritetin më të madh, rrezikojnë jetën duke ardhur në shkollë këtu, sepse trotuarët janë me llucë. Po t'i shikoni këpucët e të gjithë këtyre banorëve. Unë dy herë kam qenë duke thyer qafën duke ardhur këtu. Të gjithë shtëpitë që janë këtu kanë ndotje të jashtëzakonshme, se edhe kur bie shi, edhe kur nuk bie shi, këtu ngrihet pluhuri në një mënyrë të frikshme. Pra janë jo vetëm makinat e tonazhit të rëndë, por edhe makinat e thjeshta që e vuajnë këtë gjë.
Nuk e vuajnë vetëm banorët e Luzit, prandaj këtu kanë ardhur edhe disa qytetarë të Fushë-Krujës për me protestu, sepse është një rrugë që konsumohet jo vetëm nga Fushë-Kruja dhe nga Luzi, po edhe nga qytetarë të tjerë. Krutanët kanë një shqetësim shumë të madh, sepse normalisht kalojnë këtej kur ka trafik, se Fushë-Kruja është e mbytur me nga trafiku. Por, këtë lloj gjendje rruga, nuk është lënë as në kohën e turkut. Prandaj duhet ndërhyrje. Duhet ndërhyrje, kujdes, jo me çakull.
Duhet ndërhyrje me asfalt. Duhet me e shtru me asfalt. Edhe asfalti të jetë jo 3 centimetra se s'jemi në kohë fushate, po të jetë mbi 15 centimetra, që rruga mos të prishet sepse kemi parasysh që kjo rrugë konsumohet nga kamionët. Dhe është kamioni që e ka çarë tubin e ujit atje dhe që është bërë përmbytja, sepse prania e ujit në rrugë, përveç shirave, e çan rrugën edhe bëhet totalisht e pakalueshme.
Prandaj banorët e Luzit kanë thirrje urgjente: shtroni rrugën edhe këtu nuk bllokohet më rruga. Në rast se këta nuk e shtrojnë rrugën, do ketë protesta të tjera, që do bllokojmë rrugën këtu, pastaj do bllokojmë autostradën. Hajde të vijë kryeministri, të vijnë të gjithë deputetarët, bashkia, të vijë ta shohi rrugën. A kalon dot këtu me mjetin e vet? Në rast se s'kalon dot, atëherë shtroje".
Nga Piranjat News Shumica e plagosjeve apo vrasjeve për motive të dobëta në Durrës kanë një emërues të përb...
Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga karabinierët italianë pasi u kap duke transportuar një sas...
Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Lapardha të Selenicës. I moshuari ka...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për...
“Le Iene” ka publikuar pamjet nga hetimi në lidhje me çmontimin e grupit të Call Center-ave në Tiranë, ku u arrestuan t...
Emisioni investigativ “Le Iene” në bashkëpunim me ''Piranjat'', ka publikuar detaje të reja nga aksioni i SPAK që zbuloi nj&eu...
Gjashtë nga nëntë burrat që po gjykohen nga gjykata e Brukselit për organizimin ose ekzekutimin e vrasjes së Ardit Spahiut nuk p...
Një 12-vjeçare në Gjirokastër ka kallëzuar në polici se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, shtetasi Kelmend...
Investigimi i “Le Iene” në bashkëpunim me ''Piranjat'', ka zbuluar detaje nga hetimi që çoi në zbërthimin e g...
Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka publikuar pamjet e operacionit të SPAK dhe BKH në një call centre në Tiranë. ...