Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, ka bërë të kundërtën.
Fëmijët anë e mbanë botës kanë festuar sot 1 Qershorin, teksa shumë organizata kanë bërë thirrje për më shumë mbrojtje dhe siguri për ta.
Shqipëria është një ndër ato shtete ku siguria e fëmijëve është thuajse inekzistente edhe kjo për faj të autoriteteve dhe kamikazëve në drejtësi.
Një ngjarje e tepër e rëndë është shënuar pak ditë më parë në kryeqytet, pasi një vajzë është tentuar të rrëmbehet nga duart e babait të saj.
Për të qenë më të saktë. Një qytetari, me inicialet Aldor N. i është bërë pritë nga familjarët e ish-bashkëshortes së tij, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën nga dritarja e makinës. Ka qenë tezja e vajzës, shtetasja me inicialet Dea K., e cila siç shihet dhe në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, në momentin që makina e zotërisë në fjalë ka qendruar në hyrjen e garazhit, rrëmben vajzën nga sedilja e pasme dhe tenton të largohet.
Plani ka qenë i mirëmenduar, pasi “BMW”-së i është bllokuar rruga nga pas dhe zonja në fjalë, e ndihmuar dhe nga dikush tjetër, do kishte ikur bashkë me fëmijën, nëse nuk do kishte reaguar në kohë zotëria, i cili ka arritur ta rikthejë në automjet vajzën.
Pas ngjarjes, Aldor N., i është drejtuar gjykatës, ku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi sipas tij, ndihet i kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëshortes. Ai ka paraqitur si provë edhe videon në fjalë, por gjyqtarja Majlinda Dogga ka mbyllur sytë para pamjeve dhe e ka rrëzuar kërkesën e tij me një vendim skandaloz të marrë ditën e sotme.
Sot që është 1 qershori bëhet thirrje për më shumë mbrojtje për fëmijët. Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, ka bërë të kundërtën.
Por duket se kjo gjyqtare e ka të rrugës një veprim të tillë. Për fajin e saj, në vitin 2017 u vra gjyqtarja Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ishte Majlinda Dogga, e cila pushoi çështjen e urdhër-mbrojtjes më datë 7 prill të vitit 2015, pasi vetë Hafizi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore. Hafizi e kishte bërë kërkesën për urdhër-mbrojtje që më 24 mars dhe gjyqtarja e shqyrton pas gati dy javësh dhe e mbylli rastin duke sjellë më pas dhe vrasjen e saj.
Por, si duket, kjo gjyqtare kamikaze nuk merrka mësim nga gabimet e së shkuarës. Një jetë u mor për shkak të mungesës së urdhrit të mbrojtjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një fëmijë. Sot ajo vajzë duhej të festonte 1 qershorin si shumë fëmijë të tjerë, por është rrezikuar. Fëmijët nuk mund të vuajnë pasojat e një sistemi të tillë. Shteti duhet të veprojë me ligje dhe rregulla. Nuk mund të ndodhë në vitin 2024, që të tentohet të merret me forcë një fëmijë dhe gjyqtares i duket normale.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjyqtarja Dogga e ka kaluar vettingun me shumë pikëpyetje. KPK verifikoi transaksionet dhe burimet për blerjen e një automjeti në vitin 2008 nga vajza e saj për çmimin 3000 euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie, vajza e gjyqtares Dogga ka deklaruar kursimet familjare.
Nga hetimi ka rezultuar se pala shitëse, shtetasja E.S., e kishte blerë këtë makinë një vit më parë me kilometrazh ‘zero', kundrejt çmimit 1 milion e 350 mijë lekë.
Nisur nga ky konstatim, KPK ka hetuar për trajtim preferencial të vajzës së subjektit në këtë transaksion.
Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se Dogga ka gjykuar një çështje ku palë ka qenë babai i shitëses së mjetit, të cilit i është pranuar një kërkesë padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe kthimin e një huaje.
Komisioni konstatoi se vendimmarrja e Shkallës së Parë është lënë në fuqi edhe nga Apeli, si dhe është rrëzuar rekursi i palës së paditur. Duke vlerësuar se amortizimi i mjetit për një vit ka qenë i ulët, si dhe nisur nga shitja për një çmim disa herë më të lirë, Komisioni ngriti dyshime se çmimi 300 mijë lekë nuk është ai që është paguar për mjetin.
Por kjo çështje më pas kaloi në heshtje dhe gjyqtarja u konfirmua. Mirëpo duket se tani po përdoret ajo shprehja “kalova lumin, të dhje*sha kalin”. Si shumë të tjerë që kanë kaluar vettingun, nuk pyesin më për ligje. Edhe gjyqtarja Dogga nuk arrin të shohë me zë e figurë se si rrezikohet një vajzë, por sërish ka refuzuar urdhrin e mbrojtjes. /Pamfleti
Foto ilustruese VLORË - Pesë persona janë gjobitur ditën e sotme në Vlorë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rru...
Foto ilustruese POGRADEC - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor "Pogradec-Drilon". Dy ma...
Foto ilustruese DURRËS - Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, ka paralajmëruar këtë të shtunë bojkotim të të...
foto ilustruese GREQI- Detaje të reja janë zbarudhur për vdekjen e vogëlushit Nikolas i cili u mbyt në Kretë. Nikolas u ...
Universiteti Politeknik i Tiranës TIRANË - Ndryshimet në ligjin për Arsimin e Lartë në vitin 2015 krijuan Agjencinë...
Foto ilustruese GREQI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në ishullin e Kretës në Greqi. Nj&e...
Sokol Bushkolaj TIRANË - Personi që shihni në foton e mësipërme është Sokol Bushkolaj, 49-vjeçari i cili u la sot...
pamje nga ngjarja VLORË- Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 30-vjeçar në Vlorë. Mësohet se në fsh...
foto ilustruese VLORË- Arrestohet ditën e sotme një 40-vjeçar në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari me inicialet...
pamje nga ngjarja TIRANË- Arrestohen katër të rinj në flagrancë në Tiranë. Mësohet se këta persona siguro...