AKTUALITET

‘Para ka, por mungon cilësia’/ Analiza e BIRN: Pikëpyetjet mbi kërkimin shkencor në Shqipëri

b.z Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 18:04
‘Para ka, por mungon cilësia’/ Analiza e BIRN: Pikëpyetjet
Universiteti Politeknik i Tiranës

TIRANË - Ndryshimet në ligjin për Arsimin e Lartë në vitin 2015 krijuan Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, AKKSHI – një institucion që synonte ndërtimin e një sistemi modern të shkencës në Shqipëri si dhe fuqizimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik.

Por nëntë vjet më pas, përfaqësuesit e këtij institucioni thonë se edhe pse fondet për kërkimin shkencor janë rritur, cilësia ka mbetur në vendnumëro.

“Nuk kemi produkte të mira,” i tha BIRN Mirela Muça, drejtoresha e përgjithshme e AKKSHI.

“Për fat të keq, ne kthejmë para në buxhet të pashfrytëzuara, por edhe për projektet që ne financojmë, kërkuesit shkencorë nuk arrijnë t'i përdorin 100%. Kjo më jep mua indikacion që tani para ka, por duhet të ketë kërkim të mirë dhe cilësor,” shtoi ajo.

Në kohën kur shenca dhe teknologjia po luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve, Shqipëria vazhdon të renditet në vendin e fundit në Europë dhe në rajon për numrin e botimeve shkencore të publikuara, sipas një studimi të vitit 2023 të “Science”.

Shqipëria ka treguar gjithashtu një mungesë të dukshme të investimeve në kërkim dhe zhvillim krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në vitin 2024, buxheti për shkencën kapi vlerën e 586 milionë lekëve – një shifër kjo që edhe pse është trefishuar krahasuar me vitin 2021, vazhdon të jetë poshtë rekomandimit të Komisionit Europian për 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Megjithatë, drejtoresha e AKKSHI, Mirela Muça vlerëson se rekordet e ulëta lidhen më shumë me metodologjinë e punës se sa me mungesën e fondeve. Në një intervistë për BIRN, ajo theksoi se vetëm pak prej kërkuesve shqiptarë arrijnë që të finalizojnë një produkt mirëfilli shkencor, pasi zgjedhin përgjithësisht që të kryejnë anketa apo pyetësorë në vend të kërkimeve me bazë laboratorin.

“Kjo nuk është gjë e mirë. Anketa apo fokus grupi janë një instrumente ndihmës, por nuk është kërkimi vetë. Nuk përdorin laboratorët dhe nuk kanë një produkt mirëfilli shkencor,” tha Muça, duke shtuar se gati 80% e kërkimeve nga shkencat sociale dhe albanologjia ishin të bazuara në anketa.

Një tjetër pikë e dobët është kanalizimi i fondeve nga aplikuesit drejt shpenzimeve administrative, siç janë kancelaritë dhe qira për salla konferencash, apo ekipe kërkimore të fryra deri në 15 persona.

“Duhet t'i hapim shumë sytë tek cilësia. Nuk kemi finacuar shumën që ata kanë kërkuar, pasi me dashje kemi hequr shpenzimet që kanë çuar paratë tek shpenzimet administrative dhe jo tek pjesa kërkimore,” shtoi ajo.

Ndryshe nga përfaqësuesja e AKKSHI, pedagogia e Astrofizikës dhe Mekanikës Kunatike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi, e cila ka qenë njëherazi edhe vlerësuese në disa raste pranë AKKSHI, i tha BIRN se mes aplikimeve ka projekte shumë të mira.

Por Hafizi thekson se problemet me kërkimin shkencor në Shqipëri janë të diktuara sa nga buxhetet, ashtu edhe nga prioritetet.

“Po të shihen përqindjet që i jepen shkencës nga buxheti i shtetit, është një shifër pothuajse inekzistente,” tha Hafizi.

“Aty te AKKSHI ka disa lekë, por ka probleme me prioritet. Ne të fizikës nuk është fusha e aplikueshme për AKKSHI, sepse ata kanë disa prioritete të përcaktuara nga qeveria, kryesisht fusha të zbatimit,” shtoi ajo.

Programet ndërkombëtare

Cilësia e ulët e kërkimit shkencor ka bërë që Shqipëria të përfitojë pak nga programet ndërkombëtare. Nga më i madhi prej tyre, Horizon 2020, Shqipëria arriti të përfitojë vetëm 5.8 milionë euro në shtatë vjet, duke mos qenë asnjëherë lider projekti.

Në programin e ri “Horizon Europe” (2021-2028), vendi ka arritur të përfitojë deri tani rreth 6.2 milionë euro dhe mbart ambicien për ta rritur këtë shumë në vazhdim. Gjithashtu, Shqipëria do të jetë për herë të parë lider në dy projekte – njëri i udhëhequr nga Universiteti i Tiranës dhe tjetri nga Polis.

Muça nga AKKSHI i tha BIRN se projektet që do të drejtohen nga universitetet shqiptare nuk janë programet më të fuqishme të “Horizon Europe”, por ajo e quajti këtë “një hap të madh”.

Megjithatë, Muça vlerëson se kërkuesit shqiptarë nuk janë ende të përgatitur për të qenë cilësisht pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar, duke synuar fondet vendase përballë programeve ndërkombëtare.

Hafizi nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës mendon gjithashtu se kërkuesit shqiptarë kanë kapacitete të ulëta të thithjes së fondeve evropiane, por e lidh këtë me traditën dhe konkurrueshmërinë e lartë.

“Ata janë ekipe 10-20 veta që janë financuar historikisht dhe e dinë çfarë të kërkojnë dhe si ta kërkojnë, ndërsa tek ne ekipet janë shumë të vogla deri në 2 persona, kështu që me europianët e kemi shumë të vështirë të krahasohemi,” tha Hafizi.

“Është gjetur kjo mënyrë me projektet e përbashkëta që na bëjnë pjesë të projekteve. Kjo është pozitive, sepse nga njëra anë rrit kapacitet tona për të shkruar projekte që nesër të zhvillohemi e të bëhemi konkurrues dhe nga ana tjetër futet një financim edhe në Shqipëri për kërkuesit, mund të ketë ndonjë financim për laborator,” përfundoi ajo./BIRN

universiteti politeknik i tiranes kerkim shkencor

universiteti politeknik i tiranës kerkim shekncor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan