Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë ...
Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me një sërë personalitetesh italiane, ku i ka pritur në zyrën e tij në selin&...
Një shekull më parë, flamingot amerikane u gjuajtën pothuajse deri në zhdukje në Florida gjatë periudhës së tregt...
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Presidenti ekuadoras Daniel Noboa njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më popullore n...
Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i godi...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
SHBA-ja bëri një nisje ideale të Kupës së Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke dominuar Paraguain 4-1 në Los Angeles p...
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtet...

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. Prokuroria e Posaçme, e njohur për shqiptarët si SPAK, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi. I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri.
I pyetur nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.
“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.
Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.
“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.
SPAK-u rrallëherë mungon nga titujt e lajmeve këto ditë në Shqipëri. Aktualisht, prokurorët e tij po hetojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila akuzohet për ndërhyrje në prokurime publike në çështje të ndërtimit të rrugëve. Balluku mohon çdo shkelje, duke i quajtur akuzat “insinuata”, “gjysmë të vërteta” dhe “gënjeshtra”. SPAK-u i ka kërkuar parlamentit t’i heqë asaj imunitetin që të mund ta arrestojë; pritet që një vendim të merret në janar. Megjithatë, legjislativi dominohet nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, e cila ka 83 nga 140 mandatet.
Rama ka shprehur mbështetjen e tij për Ballukun; opozita ka denoncuar situatën dhe mbajti një protestë të hënën para zyrës së tij, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Tubimi u organizua nga Partia Demokratike rivale – lideri i së cilës, Sali Berisha, është marrë gjithashtu i pandehur nga SPAK-u për korrupsion të dyshuar, akuza që ai i mohon. Protestues të zemëruar më pas hodhën kokteje Molotov dhe u zotuan për protesta të mëtejshme.
Balluku është zyrtarja publike me nivelin më të lartë që aktualisht po hetohet nga SPAK-u. Një tjetër hetim në vazhdim që ka tërhequr vëmendjen e publikut është rasti i një grupi kriminal të dyshuar me bazë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i akuzuar për drejtimin e një skeme për manipulimin e tenderëve. AKSHI është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Ai menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes portalit e-Albania, duke vepruar njëkohësisht si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme për lëshimin e dokumenteve online.
Kritikët thonë se çështja është veçanërisht shqetësuese sepse nxjerr në pah lidhje të dyshuara mes krimit dhe institucioneve shtetërore.
Vetëm vitin e kaluar, SPAK-u thotë se ka vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë publikë, 19 prej të cilëve janë dërguar për gjykim. Mes tyre përfshihen disa figura të rëndësishme politike: Berisha, një figurë qendrore e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, është aktualisht në gjyq për korrupsion. Një tjetër ish-president, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, ish-deputetja Monika Kryemadhi, po ashtu po gjykohen për akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një aleat politik i Ramës, ndodhet në paraburgim për akuza të ngjashme, ndërsa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati nga një hetim për korrupsion dhe pastrim parash.
Besimi i publikut, hetime cilësore
Braho u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri në vitin 2008. Ai ka punuar në prokuroritë e qyteteve të Beratit dhe Vlorës, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Që nga viti 2019, kur u krijua, ai është prokuror në SPAK; si prokuror karriere, ka përvojë të gjerë në hetimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit. Pritet që ai të jetë në qendër të vëmendjes publike, pasi do të pasojë Altin Dumanin, i cili perceptohet gjerësisht si prokurori që theu kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, në krye të SPAK-ut. Dumani tha se dëshironte t’i uronte Brahos suksese në atë që e përshkroi si një “detyrë shumë të rëndësishme dhe sfiduese”.
“Të jesh kreu i SPAK-ut është një përgjegjësi e madhe, jo vetëm për institucionin, por edhe për besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha Dumani për BIRN.
“Jam i bindur se zoti Braho do ta përmbushë këtë detyrë me profesionalizëm dhe integritet. SPAK-u ka vendosur tashmë standardet e tij dhe jam i bindur se do të vazhdojë të funksionojë duke përmbushur misionin e vet, në shërbim të ligjit dhe qytetarëve”, shtoi ai.
Armand Bajrami, gazetar kronike në Tiranë që ndjek aktivitetin e SPAK-ut, tha për BIRN se ishte optimist për perspektivën e prokurorisë antikorrupsion nën drejtimin e Brahos.
“Klodian Braho e mori detyrën në një institucion që tashmë është konsoliduar dhe gëzon besimin e publikut, por që aktualisht po vihet në pikëpyetje dhe po kritikohet nga aktorët kryesorë të dy forcave politike më të rëndësishme në vend (Rama dhe Berisha)”, tha Bajrami.
“Përvoja e tij e gjatë në detyrë dhe në hetime të ndërlikuara, si dhe njëkohësisht përvoja e ekipit të SPAK-ut, më bën të besoj se Struktura e Posaçme nën drejtimin e tij do të synojë hetime cilësore me rezultate konkrete”, përfundoi ai. /BIRN
Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshua...
Një projektligj, i cili synon të parandalojë korrupsionin në administratën publike, është depozituar në Kuvend nga dep...
Rexhino Abazaj, i njohur gjerësisht si Gino, është vendosur në liri me masë mbikëqyrjeje nga Gjykata e Apelit e Parisit. Shqiptar...
Një aksident zinxhir ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas t...
“Air Albania realisht sillet sikur nuk ekziston” Kështu e përshkruan përvojën e tij Leonard Kurti, një qytetar q&eum...
Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar këtë të mërkurë pesë ton djathë...
Marrëveshja e “Paqes Fiskale”, e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon t&eu...
Plagosje me thikë te pallatet e verdha në Kamëz. I plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës. &nb...
Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më...
Faktikisht kemi vendosur në buxhet, kapacitet për të rimbursuar 400 pacientë. Të gjithë këto gjëra që ndo...