VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistrates Anila Kalanxhi, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Kërkesa u bë nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë nga ana e prokurores, si edhe për shkelje të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhen me çështje në hetim.
Njoftimi i plotë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), në seancën e zhvilluar sot, pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistrates A.K., prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Masa u kërkua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, si edhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhet me një hetim në zhvillim ose të përfunduar.
Ky procedim erdhi pas rishqyrtimit të vendimit të mëparshëm të KLP-së, të datës 2 tetor 2025, me të cilin ishte rrëzuar kërkesa e ILD-së për caktim masë disiplinore ndaj prokurores. Pas ankimit të ILD-së, Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë, duke i lënë detyrë KLP-së të shqyrtojë sërish kërkesën për procedimin disiplinor.
Sipas raportit hetimor të ILD-së, prokurorja Anila Kalanxhi ka nënshkruar shkresa pa pasur kompetencën përkatëse, si dhe ka nxjerrë e u ka dërguar personave të tretë kopje të akteve, që ishin pjesë e dosjes së një çështjeje ende në hetim. Sipas ILD-së, këto veprime kanë anashkaluar autoritetin e drejtuesit të prokurorisë, kanë cenuar imazhin institucional të organit të akuzës dhe kanë krijuar rrezik për mbarëvajtjen e hetimit. Gjithashtu, publikimi i akteve procedurale, vërehet në raportin hetimor të ILD-së ndaj Anila Kalanxhi, mund të ndikojë negativisht në besimin e publikut, pasi prokuroria vepron në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e vullnetit individual të magjistratit.
Gjatë rishqyrtimit të çështjes, ILD i kërkoi sërish KLP-së pranimin e kërkesës për vendosjen e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurores A.K., për shkeljet disiplinore të parashikuara në nenin 102, pika 1, shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. KLP vendosi ta pranojë këtë kërkesë dhe të vendosë masën disiplinore të propozuar nga ILD.
Me përjashtim të ditës së hënë, vendi do të pushtohet nga një masë e të nxehtit afrikan. Sipas parashikimev...
Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 tonë kokainë – me një vlerë prej rreth 500 milionë eurosh në tr...
Tenderët e Bashkisë së Kamzës kanë qenë tepër të dyshimtë, me paratë që hidhen lumë për rrug&eu...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Shefi i komisariatit nr.1, Ervin Hasrama u godit në protestën e 23 korrikut me vezë, pas disa pamjeve ku spërkaste me spraj me piper p...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Është liruar nga Komisariati nr. 1 Arben Kola, një nga organizatorët e protestës së zhvilluar në Tiranë. Pas daljes n...
Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prin...
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar në zonën e pedonales, pranë...
Një i ri ka shfaqur shqetësime gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Pas tensioneve policia ka hedhur spraj, duke bërë q&eu...