Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka reaguar lidhur me udhëzimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku parashikohet nisja e terapisë hormonale nga mosha 16 vjeç, dhe në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç.
Në deklaratë, KMSH thekson se ky është një hap i ndjeshëm që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Sipas KMSH-së, çdo hap institucional në këtë drejtim duhet të trajtohet me “kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare”.
Institucioni fetar thekson se i mbetet koherent qëndrimit të tij kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, duke kundërshtuar edhe “derivatet” e tij, ku përfshihet edhe udhëzimi në fjalë.
Qëndrim publik mbi udhëzimin për terapinë hormonale te të miturit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë debatin publik të krijuar pas publikimit të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë në tërësi, dhe në veçanti pjesën, ku ndër të tjera thuhet: “Terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.”
Ashtu sikurse kemi qëndruar publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetemi koherent qëndrimit kundër edhe derivateve të tjera të tij, siç është rasti konkret.
Udhëzime të tilla përbëjnë një çështje jashtëzakonisht delikate, që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik sidomos të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë. Për këtë arsye, çdo hap institucional në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtimin e tij ndaj çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të tilla.
Ne besojmë se të miturit nuk duhet të vendosen përballë proceseve me pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur personaliteti dhe identiteti i tyre janë ende në formim.
Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, orientim, mbështetje familjare dhe kujdes profesional të përgjegjshëm.
Shoqëria jonë nuk duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi dhe tension social në raport me natyrën njerëzore, familjen dhe edukimin e brezave të rinj.
KMSH i bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe gjithë aktorëve shoqërorë që çështje të tilla të mos trajtohen me nxitim apo nën ndikimin e trendeve ideologjike të përkohëshme, por me maturi, dialog të gjerë dhe përgjegjësi kombëtare.
Ne qëndrojmë pranë shqetësimit të shumë prindërve dhe besimtarëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e vlerave familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e ndjeshmërisë morale e kulturore të shoqërisë sonë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Maj20:04
Gjendet një peshkaqen i ngordhur në bregdetin e Vlorës
Një peshkaqen i përmasave të vogla ka dalë në breg në Lungomaren e Vlorës.
Peshkaqeni duket se ka dëmtime, që mend...
AKTUALITET
29 Maj20:00
Terapia e transgjinorëve në QSUT, ilaçet do merren në farmaci dhe do të rimbursohen nga shteti
QSUT do të ofrojë për herë të parë terapi hormonale për transgjinorët sipas urdhrit të firmosur nga ministria e Sh&...
AKTUALITET
29 Maj19:53
Nga McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW, Tatimet i bllokojnë qytetarit 8 makinat luksoze pse nuk pagoi 6.4 mln euro detyrime tatimore
Drejtoria e Tatimeve i ka sekuestruar një qytetari 8 makina luksoze, pasi ai nuk i kishte paguar shtetit një detyrim tatimor prej 6.4 mln euro.
N&eum...
AKTUALITET
29 Maj19:27
Skandali me terapinë hormonale/ Pano: Nga shtatori, kurrikulat shkollore dhe parashkollore do të...
Skandali me terapinë hormonale falas për adoleshentët në QSUT është vetëm fillimi i asaj që pritet të ndodhë m...
AKTUALITET
29 Maj18:54
Debati për transgjinorët ndez rrjetin në Shqipëri: Nëse je me kancer në testikuj, qeveria s'ka lekë. Por nëse do t'i heqësh për t'u bërë grua...
Pas miratimit të kritereve mjekësore, procedurave klinike dhe monitorimin e terapive hormonale për transgjinorët nga Ministria e Shënde...
AKTUALITET
29 Maj18:46
Rruga drejt detit në Qerret e bllokuar me gardhe dhe rrjetë teli! Bllokohet hyrja për qytetarët
Ditën e djeshme, disa banorë të Qerretit denoncuan pranë redaksisë sonë një ndërhyrje të rëndë dhe të...
AKTUALITET
29 Maj18:10
Takimet speciale me modelen ne burg, flet avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuese e tij
Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në media e rrjetet sociale, kanë dalë në pah detaje të reja lidhur me modelen kosovare Ziza Pajazi...
AKTUALITET
29 Maj18:01
Zjarr në tarracën e një pallati në “Rrugën e Kavajës”/ Tymi mbulon zonën, zjarrfikëset në vendngjarje
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në tarracën e një pallati në “Rrugën e Kavajës”.
Tymi k...
AKTUALITET
29 Maj17:46
Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin/ Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët vihen nën kontroll
Një vatër zjarri ra ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke u përhapur me shpejtësi n&...
AKTUALITET
29 Maj17:39
Propozohen 4 vendbazime në Ksamil, shpërthejnë keq pronarët e mjeteve të ujit: Ore u kemi dhënë votën, të jenë funksionale të paktën
Pronarët e mjeteve të ujit në Ksamil kanë protestuar ditën e sotme para Bashkisë si dhe kanë ndërprerë mbledhjen e ...