AKTUALITET

Lot krokodili? Armand Duka i del në krah tifozit të plagosur, por prej vitesh përplaset me TKZ-në

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2026, 15:41

Lot krokodili? Armand Duka i del në krah tifozit të plagosur, por prej

Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë Rama, ku u plagos rëndë në sy nga plumbat e gomës të policisë. 28-vjeçari, pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa plagosja e tij ka sjellë reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, reaguar publikisht per të riun dhe familjen e tij, duke deklaruar se Federata është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij.

“Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit”, shkruan Duka, duke shtuar se “familja kuqezi është pranë tij”.

Por, përtej mesazhit të solidaritetit, reagimi i kreut të FSHF-së vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes tij dhe grupimit “Tifozat Kuq e Zi” janë shoqëruar prej vitesh me përplasje të forta, thekson Piranjat News.

Pikërisht këtu lind pikëpyetja: A janë këto lot krokodili?

Piranjat News sjell në kujtesë se tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësi dhe protestuar kundër kreut të FSHF-së, Armand Duka, përmes banderolave, thirrjeve në kor dhe bojkotimit të ndeshjeve.

Nga përplasjet me TKZ-në te mesazhi i solidaritetit

Një nga episodet më të forta të përplasjes mes Armand Dukës dhe TKZ-së u regjistrua në mars të vitit 2025. Pas 21 vitesh mbështetjeje të organizuar për Kombëtaren, grupimi denoncoi se për herë të parë nuk i ishin rezervuar biletat për ndeshjet e Shqipërisë, përfshirë sfidën me Andorrën. 

Vendimi erdhi pas kundërshtimeve të TKZ-së ndaj bashkorganizimit të Kampionatit Evropian U-21 të vitit 2027 nga Shqipëria dhe Serbia. Tifozët e konsideruan lënien pa bileta si një formë hakmarrjeje për qëndrimin e tyre, ndërsa FSHF-ja e justifikoi ndryshimin me synimin për të garantuar mundësi të barabarta për të gjithë tifozët përmes shitjes online. 

Protesta vijoi edhe më 24 mars 2025, përpara ndeshjes Shqipëri–Andorrë. TKZ-ja dhe grupimi “Illyrian Elite” protestuan para selisë së Federatës, ndërsa në stadium tifozët brohoritën kundër Dukës dhe braktisën tribunën vetëm pak minuta pas nisjes së ndeshjes. 

Por Piranjat News shprehet se përplasjet nuk lidhen vetëm me biletat. Në deklarimet publike të TKZ-së, grupimi ka kritikuar mënyrën se si drejtohet Federata dhe ka kërkuar transparencë, duke kundërshtuar atë që e konsideron përjashtim të zërit të tifozëve nga vendimmarrja.

Duka: TKZ-ja nuk është e vetmja tifozëri që mbështet Kombëtaren

Në debatin për raportet mes Federatës dhe tifozëve është përmendur edhe qëndrimi i Dukës se TKZ-ja nuk është grupimi i vetëm që mbështet Kombëtaren. Ky është një tjetër element i kontrastit mes përplasjeve të mëparshme dhe mesazhit të tij të sotëm, ku e cilëson Erjonin pjesë të “familjes kuqezi”.

Piranjat News rikujton se, sot një prej pjesëtarëve të këtij grupimi ndodhet në spital pas plagosjes së rëndë gjatë protestës kundër qeverisë.

Por për Erjon Vishkullin nuk mjaftojnë fjalët. Mesazhet publike mund të shprehin solidaritet, por janë veprimet ato që tregojnë se sa larg shkon ky solidaritet./Piranjat News 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?