
Pas miratimit të ligjit në parlament, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës i ka bërë një thirrje publike Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore.
Në fjalën e tij për mediat, pastori Akil Pano e ka cilësuar këtë ligj si “antifamilje”, “antiliri” dhe “anti-Zot”, duke paraqitur një listë me 30 arsye pse kreu i shtetit duhet ta kthejë mbrapsht.
Në deklaratën për mediat, koalicioni argumentoi se ligji në fjalë cënon rëndë Kushtetutën, familjen si themel i shoqërisë dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve. Sipas tyre, ky ligj nuk është një përafrim me Bashkimin Europian, por një largim, duke theksuar se 21 vende anëtare të BE-së e kanë refuzuar këtë model. Ata pretendojnë se ligji synon promovimin e një “ideologjie të huaj” që cënon drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar dhe shkel rendin kushtetues.
Akil Pano: Kaloi nga mazhoranca në parlamentin e Shqipërisë me 77 vota, ligji për barazinë gjinore. Presidenti është hallka e fundit, i cili institucionalisht ka të drejtë të mos dekretojë këtë ligj. Pra, sjellim përpara tryezës presidenciale një kauzë, kauzën e familjes, kauzën e Shqipërisë. President, mos dekreto ligjin antifamilje, anti liri, anti Zot, ligjin për censurën, ligjin për dehumanizimin e shqiptarëve, ligjin i cili do të indoktrinojë fëmijët shqiptarë nëpërmjet ideologjisë gjinore në shkolla. Më lejoni që të lexoj shkurtimisht përmbajtjen e kërkesës tonë si Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës për mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore.
I nderuar president, me anë të këtij dokumenti, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës paraqet përpara jush sot kërkesën për mosdekretimin e ligjit që cënon kushtetutën, familjen, të drejtën natyrore të shqiptarëve, të miratuar në kuvend në datën 6 nëntor të vitit 2025. Ky ligj në formën që ka synon promovimin e një ideologjie të huaj të caktuar që cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e vendit. Shkel rendin kushtetues, parimin e lirisë së ndërgjegjes, lirinë e shprehjes dhe identitetin biologjik e natyror të njeriut. Ja ku janë 30 arsyet përse ligji për barazinë gjinore nuk duhet të bëhet kurrë ligji i shqiptarëve dhe ligj në Shqipëri.
Së pari, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sepse nuk është përafrim, por largim nga Bashkimi Europian. Kurrë nuk ka qenë një kërkesë e Bashkimit Europian miratimi i këtij ligji nga Parlamenti i Shqipërisë. Sepse 21 shtete të Bashkimit Europian e kanë refuzuar këtë model. Sepse dhe gjykatat më të larta perëndimore kanë refuzuar këtë ideologji. Sepse ligji rrezikon raportin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është shumë e rëndësishme për ta theksuar. Sepse cënon familjen, themelin e shoqërisë. Sepse cënon të drejtën natyrore të prindërve. Sepse imponon kuota të detyruara gjinore jo mbi gjini, por mbi ideologji, mbi institucionet publike dhe private. Sepse zëvendëson meritën me ideologjinë.
Sepse i kthen institucionet publike në zyra propagande ideologjike. Sepse bie ndesh me Kodin e Familjes, Kodin Civil dhe kodet e tjera në Republikën e Shqipërisë. Sepse cënon lirinë e shprehjes dhe të medias. Sepse vendos censurë mbi fenë, mbi lirinë e ndërgjegjes dhe mbi lirinë e fjalës. Sepse përmbys parimin e drejtësisë, duke vendosur barrën e provës tek i akuzuari. Sepse shkatërron arsimin dhe edukimin shkencor. Sepse kthen universitetet në qendra propagande. Sepse shkatërron drejtësinë. Sepse shkatërron drejtësinë në sporte. Sepse rrezikon shëndetin dhe sistemin shëndetësor në Shqipëri. Sepse përmbys rendin moral dhe kulturor shqiptar. Sepse krijon kaos social, ligjor dhe institucional. Sepse vendos një standard të rrezikshëm për censurën shtetërore. Sepse krijon ndarje artificiale të imponuar në shoqëri.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Nëntor11:18
Plas ‘lufta’ mes Zegjinesë dhe faqes së njohur të memeve në rrjetet sociale
Ndërsa fjalimi i Zegjine Çaushit në Parlament për shifrat e të punësuarve u kthye në meme në rrjetet sociale, deputetj...
AKTUALITET
11 Nëntor11:02
Ervin Salianji ankimon në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë
Ish-deputeti Ervin Salianji i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës ...
AKTUALITET
11 Nëntor10:51
Avokatët kërkesë për gjyqtaren, shtyhet seanca në Apel ndaj Ilir Metës
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta pë...
AKTUALITET
11 Nëntor10:41
VIDEO nga momenti/ I maskuari godet me forcë derën e mobilierisë dhe hedh benzinë. Rrezikon edhe veten
Një mobilieri u shkrumbua nga zjarri në Vlorë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se zjarri ishte i qëllimshëm pas...
AKTUALITET
11 Nëntor10:31
Dy persona gjenden të vdekur në Korçë, policia jep arsyet
Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në qarkun e Korçës në 24 orët e fundit, ku dy shtetas kanë humbur jetën...
AKTUALITET
11 Nëntor10:22
Rekurs kundër Gjykatës së Lartë, Gjykata Kushtetuese merr vendim për kërkesën e Evis Berberit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimin...
AKTUALITET
11 Nëntor10:19
Ndjekje si në filma, shqiptarët aksidentohen duke iu arratisur policisë
Pak pas orës 4:30 të mëngjesit, një patrullë nga policia kantonale e Cyrihut u përpoq të ndalonte një automjet pasi doli...
AKTUALITET
11 Nëntor10:08
EMRI/ E rëndë në Maliq, 45-vjeçari gjendet i vdekur në kangjellat e një banese. Detaje nga ngjarja
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, b...
AKTUALITET
11 Nëntor09:42
Akuzat ndaj gjyqtarit Asim Vokshi/ Reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Sulme që cënojnë dinjitetin dhe denigrojnë figurën e magjistratëve
Pas sulmeve të bëra ndaj gjyqtarit Asim Vokshi ka reaguar dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipëri...
AKTUALITET
11 Nëntor09:13
Erion Veliaj jep urdhrin e parë nga burgu pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë, ja çfarë kërkoi
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi rikthimin e Erion Veliajt në detyrë si kryetar bashkie, ai ka dhënë urdh&eu...