“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Bajzë, Malësia e Madhe, Bulqizë, Grabjan, Lushnjë, Prrenjas, Patos. Dimal! Nëse po vrisni mendjen se çfarë kanë të përbashkët këto toponime të larmishme, është kjo: operacionet e policisë që kanë kapur sasi të ndryshme kokaine për shpërndarje te konsumatorët finalë.
Policia e Shtetit ka njoftuar gjatë muajit prill 23 raste të operacioneve të arrestimit të personave të dyshuar për shpërndarje kokaine, ose për shpërndarje kokaine dhe canabisi në doza të vogla për konsumatorët shqiptarë.
Kokaina konsiderohet lënda narkotike më e shtrenjtë, me çmim që zakonisht nuk bie nën 100 euro për gramë, ndonëse, shitësit i japin blerësve mundësinë për të blerë sasi më të vogla se një gram. Por edhe në rastet kur doza e kokainës konsiston në vetëm 0.2 gramë, sërish, pagesa e kërkuar arrin në afërsisht çmimin që mund të fitohet nga një ditë punë e lodhshme. Kjo dukshëm sugjeron se, ndërsa, sipas statistikave të Bankës Botërore, pothuajse një në çdo katër shqiptarë jetojnë me më pak se 700 lekë në ditë, një numër i panjohur kanë mirëqenie të mjaftueshme për të konsumuar kokainë dhe këta konsumatorë, që deri më sot janë kufizuar në zonën e njohur si ish-blloku në Tiranë, apo në zonat turistike të shtrenjta si Dhërmiu, duket se janë shtrirë në shumë qytete të tjera, përfshirë edhe zonat rurale.
Shumica e kokainës së sekuestruar gjithsesi i përket Tiranës. Por në pjesën tjetër të vendit ka pasur numër më të lartë të arrestuarish. Më 28 mars, policia njoftoi se një operacion i gjatë solli arrestimin e njëmbëdhjetë personave të përfshirë në zonën e ish-Bllokut, kryesisht administratorë lokalesh që kishin biznes anësor shitjen e kokainës dhe gjatë këtij operacioni u sekuestruan në total 100 gramë kokainë. Ndërsa më 30 prill, policia gjeti një kilogram kokainë në një automjet të parkuar në Tiranë, (zona ku u gjet nuk u raportua.)
Gjithsej për periudhën mars-prill pati 30 informacione policore të rasteve të trafikut të kokainës më vete ose të kokainës dhe cannabisit bashkë, nga të cilat, gjashtë ishin raste të zbuluara në Tiranë dhe 24 të tjerat, në rrethe.
Në total, sasitë e raportuara nga policia gjatë periudhës mars prill flasin për mbi 3.6 kilogram kokainë të sekuestruar në të gjithë vendin për ato njoftime në të cilat është dhënë sasia konkrete. Në tetëmbëdhjetë njoftime, sasia e sekuestruar është raportuar në “disa doza” ose “sasi e vogël” ose “qindra doza” pa dhënë peshën specifike.
Sasi të tilla kokaine u kapën, më 26 mars, në një lokal në qytezën minerare të Bulqizës ndërsa më 14 prill, policia ndaloi dy qytetarë të dyshuar shpërndarës droge në fshatin Grabjan të Lushnjës. Më 19 prill, një shtetas suedez i dyshuar si shpërndarës u kap në qytetin ish-industrial të Patosit. Ndërsa në 6 maj, sasi kokaine u kap në Bajzë, qyteza dikur stacion treni në Shqipërinë e veriut.
Krahas operacioneve për kapje kokaine, lajmi tjetër dominues i Policisë së Shtetit gjatë dy muajve të fundit ka të bëjë me trembëdhjetë operacione në të cilat janë evidentuar 30 qytetare të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.
Vetëm një nga të dyshuarat është shqiptare ndërsa të 29 rastet e tjera japin një panoramë të larmishme origjine. Të dyshuarat për prostitucion kanë ardhur në Shqipëri nga Vietnami, Kina, Kolumbia, Brazili, Ukraina dhe Rumania. Ashtu si rastet e kokainës, edhe rastet e prostitucionit të luksit, për të cilat thuhet se shërbimi kushton rreth 250 euro, ose më shtrenjtë se sa pensioni mesatar mujor i vendit, janë gjetur në vende befasuese.
Krahas Durrësit e Tiranës, Elbasani, qyteza industriale veçanërisht e njohur për krim dhe varfëri, rezulton treg tërheqës për profesionin më të vjetër në botë. Një operacion policor arrestoi katër qytetare të huaja më 30 prill, në një qendër që ofronte, krahas këtij shërbimi, edhe kokainë e marijuanë sipas dëshirës. Po kështu, më 10 mars, në Fier u ndaluan dy qytetare rumune të dyshuara për ofrimin e këtij shërbimi në këtë qytet.
Shqipëria është njohur gjatë viteve të fundit si vendi i origjinës së grupeve të shumta të krimit të organizuar të angazhuar në trafikun ndërkombëtar me shumicë të kokainës nga Amerika Latine për në Evropë si dhe për shpërndarjen me pakicë në shumë vende të Evropës. Lajmet e fundit sugjerojnë se gjasat janë që Shqipëria po kthehet gjithashtu, jo vetëm si vendi ku përfundojnë shumë nga flukset monetare të fitimeve të realizuara nga trafiku ndërkombëtar i drogës, por edhe si një konsumator potencial i kokainës. /BIRN
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces kon...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.4 lekë, në shitje me 81.6 lekë. Euro do të blihet me 95...
Ka histori që nuk mbeten vetëm kujtime të errëta të komunizmit shqiptar, por kthehen në plagë kolektive të një shoq...
Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6,8 martesa p&e...
Kjo e martë, 12 maj, pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve m...
Qeveria italiane po përgatit një plan të ri për rikthimin e funksionit fillestar të qendrave të emigrantëve në Shqip&eum...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në një familje shqiptare në Suedi, ku një 20-vjeça...
Edhe pse kanë kaluar gati pesë vite nga nisja e punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, p&eum...
Klisman Leka i arrestuar nga policia e Korçës për kultivim të lëndëve narkotike në një ambient të ndërtuar n...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku është gjetur e...