BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
SHIJAKU- Lidhur me operacionin e sotëm të zhvilluar me urdhër të SPAK, janë lëshuar urdhër arreste ndaj dy vëllezërve, kokat e bandës së Shijakut, Astrit dhe Altin Avdylaj. Mësohet se hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “Sky” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin. Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza lidhur me lëndët narkotuke, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.
Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit. Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin.
Ndërkohë, operacioni i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” arrestoi plot 22 persona. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend, të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të drejtuara nga Shijaku e Maminasi, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Në krye të tyre ishte i njohuri Astrit Avdyli ose ndryshe Astrit Balliu që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet për këtë çështje janë nisur që në dhjetor të vitit 2016.
Hakmarrja vijoi pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin. Në fillim të vitit 2019, VOA dhe BIRN bënë një investigim të dosjes 339, ku u fokusua tek një nga kapot e grupit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu, ku ishte për vrasje para se të mbaronte dënimin. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.
Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017. I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.
Foto ilustruese LEZHË - Një bombul gazi ka shpërthyer këtë të premte brenda një banese dy katëshe në Lezhë...
Pamje nga operacioni TIRANË - Një operacion është zhvilluar këtë të premte me urdhër të Prokurorisë s&eum...
Ervis Martinaj KURBIN- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK ka lëshuar sot disa urdhër arreste, pas zbardhj...
Pamje nga aksidenti KORÇË - Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Ka...
Foto ilustruese LUSHNJE - Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 63-vjeçarin Jorgji Koreka i cili ka tentuar të goda...
Armando Ndreca dhe Eduard Ndreca TIRANA- Lidhur me operacionin e zhvilluar sot me urdhër të SPAK janë shoqëruar Armando Ndreca dhe...
Foto nga aksidenti TIRANË - Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në autostradën “Tiranë-Durr&eu...
Foto ilustruese VELIPOJA- Lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm me urhdër të SPAK ...
GREQI - Dëshmi të tjera janë dhënë para hetuesve për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, nga ish-bashkë...
Viktima dhe autori FIER- Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia del sot pa...