Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila, pasi i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi. Lila nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokati Fatmir Lushi.
Komisioni e konfirmoi Lilan më 10 janar të këtij viti, duke vërejtur se pasuria e familjes së saj përbëhet nga një shtëpi në Tiranë, një makinë dhe depozitë në bono thesari në vlerën 3.8 milionë lekë, e krijuar me punën e pandërprerë nga viti 1992 e në vijim.
Rezultati negativ financiar në 2005 për shkak të mosprovimit të të ardhurave nga shitja e një banese dhe pamundësitë financiare në vitet në vijim, që sipas KPK, dukej se kishin ardhur si pasojë e pasaktësive në deklarimeve të gjendjes cash, në frymën e parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit u vlerësuan se nuk përbënin shkak për penalizim. Po ashtu, Lila mori vlerësim pozitiv për figurën dhe profesionalizmin.
Vendimarrja e Komisionit për prokuroren Lila u ankimua nga Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila kërkoi shkarkimin. Sipas Ninos, mbetej e paprovuar ekzistenca e pasurisë së deklaruar si e shitur, ashtu dhe të ardhurat e pretenduara të përfituara prej saj, në vlerën 1.1 milionë lekë. Sipas Ninos, edhe bilanci negativ për periudhën tjetër ishte më i madh nga kishte konstatuar KPK.
Sipas saj, shpenzimet jetike për vitin 2007 nuk janë përllogaritur bazuar në jurispudencën e Kolegjit. Ndërkohë, gjendjet cash nuk janë deklaruar në vite si burimi krijimi për likujditetet bankare.
Ashtu si Nino, edhe shumica e trupit gjykues të Kolegjit vlerëson se pretendimi për përfitimin e vlerës 1.1 milionë lekë nga shitja e një pasurie, mbeti në nivel deklarativ.
Sipas KPA, rezulton se shpenzimet jetike për 2007-ën janë më të larta nga sa janë konkluduar prej Komisionit. Po ashtu, u vërejt se arsyetimi i Komisionit lidhur me pasaktësitë në deklarime, nuk përputhjet me aktet në dosje. Për rrjedhojë, u çmua se pamjaftueshmëria sipas analizës financiare të kryer në KPA, nuk i nënshtrohet dot parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit.
Në përfundim, Kolegji vendosi me shumicë votash të ndryshojë vendimin e Komisionit dhe shkarkoi nga detyra prokuroren Zena Lila, duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë./Reporter.al
MEMALIAJ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Krahës-Memaliaj”. Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit Gj...
foto ilustruese TIRANË- Ka përfunduar afati për aplikimet për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policis&eum...
foto ilustruese DURRËS- Një 50-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt kush&e...
TIRANË- Ditën e sotme u ekstradua nga Kolumbia, 25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, Ad...
SHKODËR- Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi mbante në banesën e tij në kushte të pap&eum...
VLORË- Një 35-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë. Mësohet se K.J 35 vjeç, kishte përshtatur lokali...
KLOS- Pronarët e dy lokaleve në qytetin e Klosit janë proceduar penalisht ditën e sotme. Mësohet se R.D 37 vjeç dhe G.H 3...
KOLUMBI- Admir Tutaj është eksatraduar nga Kolumbia. Tutaj u arrestua rreth një muaj më parë nga autoritetet kolumbiane p&e...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 3 tetor seancën ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve t&eu...
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin H...