Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...

Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.
Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.
“OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Por ky krahasim është i pasaktë.
Shqipëria, një rast unik
Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.
Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.
“Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al
Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.
“Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.
Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian. Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.
Gënjeshtër e përsëritur
Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.
Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian. Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.
Përfundim
Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë. Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë.
Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit europian./Nga Esmeralda Topi
Një aksident rrugor është regjistruar sot në daljet e qytetit të Koplikut, ku katër persona kanë mbetur të plagosur dh...
Kolegji i Europës në Shqipëri po ndërtohet me 17 milionë euro që ishin destinuar të përdoreshin për të nd&eu...
SPAK ka intensifikuar veprimet lidhur me hetimin e tenderëve të AKSHI gjatë viteve të fundit, dhe pritet që në javët në...
Në 2024-n, ekonomia shqiptare ruajti një rritje rreth 4%, por burimet e saj janë zhgënjyese. Rritja nuk u mbështet te prodhimi,...
Janë publikuar pamjet kur autorët dalin nga parkimi me automjetin me të cilët autorët kryen vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla...
Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, pasi kultivonin marijuanë në një depo të boshatisur në mes të pyllit. E...
Rruga e vjetër që lidh Kukësin me Kalimashin, Shëmrinë dhe Pukën po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. N...
Një gropë karstike me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa dit&e...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfisht&eum...
Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ë...