Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Gazetarët e emisionit PLUG e kishin të qartë emrin e Artan Sakos, por ajo që duhej të investigohej ishte kompania “InvestALB & Konsulencë”. InvestALB & Konsulencë themelohet në janar të vitit 2022, me ortak themelues Amantia Fatmir Xhafaj dhe Ditjon Baboçinin. Fillimisht kompania do të quhej VENUS VENTURES.
Amantia Xhafaj është vajza e deputetit të Partisë Socialiste dhe kryetarit të komisionit që do luftojë korrupsionin, Fatmir Xhafaj, kurse Ditjon Baboçi është bashkëjetuesi i vajzës tjetër të Fatmir Xhafës, shtetases Aulona Xhafaj. Në janar të vitit 2023 kjo shoqëri ndryshon emrin në InvestALB & Konsulencë. Në bilancin e vitit 2023 përftojmë të dhëna interesante për investigimin tonë. Kompania, edhe pse nuk ka pasur aktivitet, i vetmi biznes që ka vendosur të kryejë është blerja e aksioneve të kompanisë Dion Energji. Sipas bilancit, vlera prej 30.000 euro për të blerë këto aksione është depozituar nga dhëndri i Fatmir Xhafës, ortaku Ditjon Baboçi.
Edhe për vitin 2024 kjo kompani nuk deklaron të ardhura, pra nuk kryen asnjë aktivitet tjetër ekonomik përveç zotërimit të aksioneve në kompaninë Dion Energji. Në gusht të vitit 2023 Artan Sako dhe familjarët e Fatmir Xhafaj do të bëheshin jo vetëm aksionerë të një kompanie pa aktivitet, por si aksionerë të Dion Energji do të bëheshin pronarë dhe të një lejeje për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 2 MË në Fier. Dhe këtu duket se Belinda Balluku bën lëvizjen e saj të parë në marrjen e mbështetjes politike nga Fatmir Xhafaj.
Bazuar në këtë dokument të Këshillit Kombëtar të Territorit, kompanisë Dion Energji i ishte miratuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku leja zhvillimore. Me vendimin numër 40, datë 29.05.2023, të Këshillit Kombëtar të Territorit miratohet leja zhvillimore me objekt:
Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqëria Dion Energji shpk.
Bashkëlidhur vendimit gjendet dhe studimi i kryer nga 2 studio të cilat janë përdorur më së shumti në miratimin e parqeve fotovoltaike deri në 2 MË: StudioProjekt në pronësi të shtetasit Xhevair Dërmishi dhe ITE Group në pronësi të shtetasit Sokol Zotkaj.
Sipas studimit, ky impiant fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 35.245 m2 të ndodhur në zonën kadastrale 3358 me numër pasurie 288/7 në fshatin Topojë. Në studim nuk specifikohet pronësia e tokës, por emisioni Plug investigoi dhe më tej, e për të cilën do të flasim më pas.
Por nga analizimi i bilanceve të kompanisë Dion Energji deri në vitin 2022 kjo kompani, edhe pse kishte aplikuar për lejen zhvillimore, kishte kryer vetëm 4000 euro shpenzime për konsulenca apo dhe për përgatitjen e dokumentacionit teknik–ligjor, gjë që është shumë e habitshme pasi vetëm studimet dhe projekti teknik paguhen dyfish. Në bilancin e vitit 2023 rriten menjëherë shpenzimet për konsulencën ligjore dhe deklarohen në vlerën 5000 euro. Po sipas bilancit kjo konsulencë është ofruar nga kompania A2 Partners & Law shpk.
A2 Partners & Law është themeluar në janar të vitit 2020 nga vajza tjetër e Fatmir Xhafës, Aulona Xhafaj. Sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPI nga deputeti Xhafaj rezulton se e bija, Aulona Xhafaj, dhe njëkohësisht bashkëjetuesja e shtetasit Ditjon Baboçi, i cili është njëkohësisht dhe aksioner në kompaninë Dion Energji. Nuk dihet nëse kjo është konsulencë reale apo fiktive, por kjo mbetet për t’u faktuar nga prokurorët e SPAK, nga heronjtë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Nga të dhënat e deklaruara në bilanc, klientë të Aulona Xhafës në studion e saj ligjore janë kompani sigurimi, qendra tregtare, sigurisht Luan Bregasi me kompaninë e tij Sara-El, por dhe një tjetër kompani e cila përbën interes për investigimin tonë: AGRO ROMA 2019, në pronësi të shtetasit Igli Tare, i lidhur në biznese me djalin e Luan Bregasit, ky i fundit jo vetëm biznesmen por edhe këshilltar bashkiak në Tiranë, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Leja e ndërtimit për impiantin fotovoltaik do të miratohej në mbledhjen e datës 25.09.2024 të Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa u zbardh në dhjetor të atij viti.
Edhe pse leja ka më shumë se një vit që është miratuar, në QKB, deri në momentin e transmetimit të këtij emisioni, nuk ka ende një adresë dytësore të regjistruar për fillimin e punimeve në Topojë të Fierit. Por le t’i rikthehemi elementit të pronësisë që anonçuam pak më lartë. Edhe pse me leje të miratuar, kompania nuk deklaron të ketë pasur pronësi mbi sipërfaqen 35.000 m2. Gjatë hulumtimit për pasurinë 288/7, Plug konstatoi një tjetër leje zhvillimore për ndërtimin e një tjetër parku fotovoltaik në pasurinë 288/8, e cila është ngjitur me 288/7.
Çuditërisht leja zhvillimore është miratuar në të njëjtën mbledhje të Këshillit Kombëtar të Territorit, atë të datës 29.05.2023, kur edhe u miratua leja për kompaninë e Artan Sakos dhe fëmijëve të Fatmir Xhafajt. Me vendimin numër 39, datë 29.05.2023, miratohet leja zhvillimore për objektin:
Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqëria Amel Energy shpk.
Pra sipas vendimeve, KKT fillimisht ka miratuar vendimin nr. 39 për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në pasurinë 288/8 të kompanisë Amel Energy shpk dhe me vendimin nr. 40 ka miratuar ndërtimin e impiantit fotovoltaik në pasurinë 288/7 të kompanisë Dion Energji. Sigurisht dhe në këtë rast studimi është hartuar nga Studio Projekt në pronësi të shtetasit Xhevair Dërmishi dhe ITE Group në pronësi të shtetasit Sokol Zotkaj.
Po kush është Amel Energy shpk? Kjo shoqëri është themeluar në tetor të vitit 2020, nga shtetasja Entela Sako. Sipas të dhënave të gjendjes civile rezulton se kjo shtetase është bashkëshortja e Artan Sako. Pra bashkëshortët Artan dhe Entela Sako janë pronarë të kompanive që kanë marrë lejet e ndërtimit të dy impianteve fotovoltaike 2 MË. Por Amel Energy dhe Dion Energji kanë të përbashkët jo vetëm lejet e ndërtimit por edhe administratorin, që është shtetasi Elian Shena.
Sipas studimit bashkëlidhur vendimit rezulton se impianti fotovoltaik në pronësi të Amel Energy do të ndërtohet në një sipërfaqe toke 35.000 m2. As në këtë studim nuk jepen të dhëna për pronësinë e tokës.
Pra e njëjta sipërfaqe toke, edhe pse nuk deklarohet në QKB në asnjë prej dy kompanive, figuron si sipërfaqja e përdorur në letra për marrjen e lejes nga të dyja kompanitë për dy parqe fotovoltaike të ndryshme, pranë njëra-tjetrës.
Procedura për kompletimin e lejes dhe ndërtimit të Parkut Fotovoltaik ka vijuar edhe me institucionet e tjera. Amel Energy, në emër të kunatës së kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë Tepelenë, Gramoz Sako, është licencuar nga ERE për prodhimin e energjisë me vendimin nr. 207 datë 09.09.2025.
ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
BORDI
VENDIM
Nr. 207, Datë 09.09.2025
MBI LICENCIMIN E SHOQËRISË “AMEL ENERGY” SH.P.K. NË VEPRIMTARINË E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA CENTRALI FOTOVOLTAIK, ME KAPACITET PRODHUES 2 MË.
Sipas vendimit rezulton se shoqëria Amel Energy ka nënshkruar me MIE-n kontratën nr. 2428 datë 28.04.2023 “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MË dhe veprave ndihmëse, në zonën kadastrale 3358, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier.”
Ndërsa për shoqërinë Amel gjenden vendimet e ERE për licencimin për prodhimin e energjisë, për shoqërinë Dion Energji nuk ka një miratim të tillë.
Pra e thënë më thjeshtë, i njëjti grup personash kanë aplikuar me kompani të ndryshme, pasi leja për ndërtim parku fotovoltaik në kapacitetin deri në 2 MË është kompetencë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e nëse do të deklarohej si një e vetme, për një leje për prodhim energjie mbi 2 MË, procedurat për marrjen e saj hynin në procedura që tejkalonin kompetencat e Ballukut dhe do të duhej të merrnin miratimin në Këshillin e Ministrave.
Sipas VKM 822, datë 07.10.2015, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE TË NDËRTIMIT TË KAPACITETEVE TË REJA PRODHUESE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, QË NUK JANË OBJEKT KONCESIONI”, në nenin 23 përcaktohet se:
Neni 23
Ndërtimi i objekteve gjeneruese me kapacitet prodhues deri në 2 MË
(Ndryshuar titulli me VKM nr. 718, datë 12.10.2016)
Ndërtimi i objekteve të reja, si dhe i atyre gjeneruese ekzistuese, që nuk janë objekt koncesioni, me kapacitet deri në 2 MË fuqi të instaluar, bëhet me miratim të ministrit.
Për dhënien e miratimit zbatohen procedurat e parashikuara në nenet 4 deri 22 të këtyre rregullave.
Neni 21
Dhënia e miratimit për ndërtim
Komisioni shqyrton, brenda 20 ditëve kalendarike nga dita e paraqitjes, plotësinë dhe saktësinë e të gjitha dokumenteve të paraqitura nga kërkuesi, sipas nenit 20 të këtyre rregullave.
Ministri, nëse arrin në përfundimin se të gjitha dokumentet e paraqitura nga kërkuesi, sipas nenit 20 të këtyre rregullave, janë të plota dhe të sakta, i dërgon Këshillit të Ministrave propozimin për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese mbi 2 MË, të cilat nuk janë objekt koncesioni.
Pra është e qartë se familjarët Sako dhe Xhafaj kanë marrë toka dhe pastaj i kanë ndarë në parcela për të ndarë kapacitetet e impianteve, pasi kështu i merrnin miratimet drejtpërdrejt nga Belinda Balluku dhe jo nga shefi i saj Edi Rama, ku kostot si financiare ashtu edhe politike do të ishin më të mëdha.
Por edhe ky fakt do duhet të hetohet nga SPAK, pasi miratime të tilla janë dhënë në shpërdorim të detyrës dhe ligjit.
Plug vazhdoi të hulumtonte për pronësinë e tokës së deklaruar nga të dyja kompanitë për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Kjo sipërfaqe toke rezultoi se është pronësi shtet dhe i është dhënë me qira nga Bashkia Fier, e sigurisht në përfundim të investimit do të kalojë në pronësi të shoqërisë Amel Energy shpk dhe jo më e fermerëve fierakë.
Në datën 24.09.2025 në QKB regjistrohet adresa dytësore në pasurinë nr. 288/8, ZK. 3358, Sheq Marinas, Fier. Në vendimin e ortakut të vetëm të depozituar citohet se:
Deklarime paraprake:
Shoqëria “Amel Energy” shpk, në cilësinë e zhvilluesit, është pajisur me Leje Ndërtimi Nr. 453/7 prot, datë 16.09.2025, nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse, mbi pasurinë nr. 288/8 “Ranishte” me sipërfaqe 35.000 m2, ZK. 3358, në pronësi të Bashkisë Fier.
Pra rezulton se pasuria 288/8 është në pronësi shtet, e për rrjedhojë edhe pasuria 288/7, me sipërfaqe 35.245 m2, mbi të cilën do të ndërtohet parku fotovoltaik në pronësi të familjarëve të Fatmir Xhafaj, është shtet, por emisioni Plug nuk arriti të sigurojë informacione se në emër të kujt është lidhur kontrata. Për këtë iu drejtuam me një kërkesë për informacion Bashkisë së Fierit, por deri në këto momente nuk ka një përgjigje.
Në fund, ajo që mbetet është se dy kompani, të dala nga hiçi, me një kapital modest, marrin leje për ndërtim të parqeve fotovoltaike, marrin pronën që duhet t’u jepej banorëve të asaj zone dhe bëhen një nga bizneset më të suksesshme në vend. E vetmja meritë dhe cilësi është fakti se rezultojnë në pronësi të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste.
Rritja e kuotave politike të Belinda Ballukut rezultoi e suksesshme edhe për personazhet fokus të këtij emisioni, të cilët nisën të ndryshojnë pozitat e tyre brenda grupeve në kampin socialist. Nga sektori i ndërtimit dhe infrastrukturës nisën shtrimin e biznesit në fushën e energjetikës. Kompania Amel Energy në pronësi të bashkëshortes së Artan Sako, në mars të vitit 2023, bleu 50% të aksioneve të kompanisë KENXHI shpk.
Aksioneri tjetër me 50% i kësaj kompanie, Tomor Spahiu, është një tjetër shtetas i lidhur me afera korruptive që po hetohen nga SPAK. Sipas dosjes hetimore ku i është komunikuar akuza Erion Isait, kryetar i Bashkisë Ersekë, Tomor Spahiu ishte bashkëpunëtori kryesor i shtetases Entela Cano.
Ai u bë pjesë e aferave të Entela Çanos me tenderat e ujësjellësit të Erion Isait në Bashkinë e Ersekës. Sipas të dhënave të dosjes hetimore të SPAK, dhe investigimit të transmetuar nga Plug pak javë më parë, Tomor Spahiu rezulton se hartoi projektin për ndërtimin e ujësjellësit të 13 fshatrave në Bashkinë e Ersekës. Kompania M.A.K Studio e Tomor Spahiut, rezulton se, pasi hartoi projektin që dorëzoi Entela Çano në Bashkinë e Kolonjës për tenderin rreth 3.8 milionë euro për ujësjellësin e 13 fshatrave, së bashku me kompaninë e Çanos fituan tenderat e supervizimit për ndërtimin e këtyre ujësjellësave.
Këto afera janë duke u hetuar gjithashtu nga prokurori që po heton dosjen e Belinda Ballukut, Dritan Prençi.
Tomor Spahiu në tetor të 2025 vendos të shesë aksionet e kompanisë te miku i tij Fahri Maho, e gjitha kjo për të shpëtuar pasurinë gjatë hetimeve të SPAK. Ndërkaq, Amel Energy bleu pjesën tjetër të aksioneve të kompanisë KENXHI shpk, në pronësi të së cilës ishte edhe një hidrocentral. Vetëm pasi aksionere u bë gruaja e Artan Sakos, Këshilli Kombëtar i Territorit do të miratonte një tjetër leje ndërtimi për këtë shoqëri, për rritjen e kapaciteteve.
Kontrata e lidhur me Ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku për këtë HEC është kryekëput një aferë më vete, por do të jetë pjesë e një tjetër emisioni investigativ së bashku me MAK STUDIO e Tomor Spahiut.
Koncesioni i sterilizimit, kontrata 76 milionë euro e PPP-së më të shtrenjtë në shëndetësi, ekspozoi shkeljet e ish-z&eu...
Në emisionin e sotëm të “Plug” tregohen aferat korruptive dhe abuzimi me fondet shtetërore nuk kanë pasur për qël...
29-vjeçari Nevzat Spaho nga Përrenjasi, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla&nbs...
Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarë...
Nga Elton Qyno – Syri.net Teksa autoritet e Drejtësisë Italiane dhe prokurorisë së Posaçme SPAK, kanë rregjistruar 4 do...
Në çdo universitet normal në botë, në ambientet e brendshme mund të shohësh mbi mure foto të figurave të shquara ...
Momentet e tmerrit që përjetoi duke parë nënën e tij të vritej para syve të tij përshkruhen nga djali i gruas fatkeqe 46...
Ambasadori gjerman Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me Kryetaren e KLP-së, znj. Mirela Bogdani dhe një sër&eum...
Tri ditë pas atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, në qytetin e Elbasanit ka dalë në dritë videoja ...
Me një kostum ngjyrë mavi, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, kapërceu pragun e derës së Prokurorisë Speciale SPAK, ...