AKTUALITET

Kompensim nga DIVA do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 07:59

Kompensim nga DIVA do të përfitojnë edhe individët pa

Ema, punonjëse në një media, kur bëri deklarimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore për vitin 2025 i rezultoi një vlerë prej 3,172 lekësh si tatim i mbipaguar.

Ajo u habit, sepse nuk kishte plotësuar që ka fëmijë dhe vitet e tjera ky zë ( kolona 57-tatim i mbipaguar)[1] gjithmonë i kishte rezultuar me zero. Edhe një kolegeje të saj, (pa fëmijë) i doli tatim i mbipaguar një shumë prej 1500 lekësh.

Çdo individ që, pas plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s, rezulton me tatim të mbipaguar, ka të drejtë të përfitojë kompensim apo rimbursim.

Përveç individëve që kanë në ngarkim fëmijë nën 18 vjeç dhe përfitojnë zbritjen prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë si edhe deri në 100 mijë lekë për shpenzimet arsimore, kompensim do të përfitojnë edhe ata individë që nuk kanë fëmijë në ngarkim, por që nga rillogaritja vjetore e tatimit rezultojnë me mbipagesë.

Rozana Çelmeta, drejtore e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në një intervistë për “Monitor” ndër të tjera sqaroi se të gjithë individët që pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore (DIVA 2025) rezultojnë me tatim të mbipaguar, kanë të drejtë të aplikojnë për rimbursimin e shumës.

Zonja Çelmeta nënvizoi se tatimi i mbipaguar për këtë individë vjen pasi, këtë vit për herë të parë, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi rillogaritet mbi bazë vjetore dhe jo mujore. Si rezultat i kësaj rillogaritjeje, një pjesë e individëve mund të rezultojnë me mbipagesë tatimore, në varësi të shpërndarjes së të ardhurave gjatë vitit dhe tatimit të mbajtur nga punëdhënësi.

Nëse pas plotësimit të DIVA, në rubrikën përkatëse të “tatimit të mbipaguar” shfaqet vlerë pozitive, individi ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e kësaj shume.

“Parashikojmë që në total të jenë rreth 200 mijë individë që do të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore. Shtimi i numrit të tyre nuk është i lidhur vetëm me risinë e aplikimit të kompensimit për shpenzimet e arsimit. Kjo është një ndër arsyet e shtimit të deklaruesve, por jo e vetmja.

Për herë të parë këtë vit aplikohet parimi i të ardhurave vjetore. Përveç zbritjeve dhe përfitimeve që individët do të kenë për numrin e fëmijëve në ngarkim apo për shpenzimet arsimore, ata do të kenë mundësinë të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar gjatë vitit për të ardhurat nga punësimi.

Pra, për herë të parë këtë vit kemi të bëjmë me parimin vjetor të llogaritjes së tatimit për të ardhurat. Përveç individëve që do të aplikojnë për zbritjen e shpenzimeve arsimore për fëmijët apo zbritjen nga baza tatimore për fëmijët në ngarkim, do të jenë edhe individët që kanë mbipaguar tatim, pasi ka ndryshuar parimi i rillogaritjes së tatimit për të ardhurat.

Rillogaritja e tatimit kryhet mbi bazë vjetore të të ardhurave dhe jo mbi bazë mujore, siç ka qenë vitin e kaluar. Rillogaritja bëhet në Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore.

Gjatë vitit, të ardhurat nga punësimi deklarohen mbi bazë mujore në listëpagesë, ndërsa përllogaritja vjetore në DIVA bëhet pasi plotësohet vlera e të ardhurave totale nga punësimi. Paraplotësohen automatikisht zbritjet e lejuara sipas kufirit të të ardhurave dhe në deklaratë llogaritet tatimi që u takon këtyre të ardhurave për t’u paguar.

Nga tatimi i rillogaritur zbritet tatimi i paguar gjatë vitit dhe, duke qenë se përllogaritja bëhet mbi bazën e të ardhurave vjetore, mund të rezultojë që individi, në varësi të shpërndarjes së të ardhurave dhe tatimit të paguar gjatë vitit, të dalë me rezultat zero, mbipagesë (për të cilën ka të drejtë të bëjë kërkesë për rimbursim), ose detyrim për pagesë, pra që i detyrohet t’i kthejë shumën tatimeve. Kjo varet nga shpërndarja e të ardhurave gjatë vitit dhe tatimi i paguar”, nënvizoi zonja Çelmeta.

Si aplikohet për rimbursim dhe kompensim; Dokumentacioni

Drejtoresha e drejtorisë së procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Rozana Çelmeta tha ndër të tjera se të drejtën për aplikimin për kompensim apo rimbursim e kanë të gjithë individët që pasi kanë plotësuar DIVA rezultojnë me tatim të mbipaguar. Aplikimi për kompensim do të bëhet në llogarinë e tyre e-Filing.

“Si fillim te “e-Filing Im”, do të klikohet mbi rubrikën “Profili im” në modulin “Detajet e Bankës” do të plotësohet formulari me të dhënat e kërkuara, që nga emri i bankës (e dhënë që listohet nga sistemi) dhe përzgjidhet nga deklaruesi, IBAN që plotësohet manualisht, lloji i monedhës që përzgjidhet sipas alternativave të llojit të monedhës së llogarisë bankare të deklaruar, dhe te e vlefshme do të shënohet data e hapjes së llogarisë bankare.

Për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin “e-Filing Im”, duke përzgjedhur “Çështjet e mia” mbi të cilin do të klikohet.

Më pas do të dalë moduli Lloji i Çështjes (ku të mundëson 4 opsione zgjedhjeje), por do të klikohet mbi opsion e dytë me emrin Pyetje të Përgjithshme, për të krijuar një çështje të re.

Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).

Kërkesa do të plotësohet me përshkrimin: “Unë, (emër, mbiemër), me numër identifikimi (…), paraqes kërkesën për rimbursim/kompensim të tatimit të mbipaguar sipas DIVA.”

Sipas saj për rastet kur pasi është plotësuar DIVA dhe deklaruesi nuk ka vendosur manualisht numrin e fëmijëve, përveç kërkesës për rimbursim do të deklarohen edhe të dhënat e bankës, përfshirë numrin IBAN të llogarisë bankare. Në këtë rast deklaruesi nuk detyrimin për ngarkimin e certifikatës familjare.

Ndërsa aplikuesit për përfitim të kompensimit për arsimin e fëmijëve përveç kërkesës duhet të bashkëngjitë edhe dokumentacionin përkatës: Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare (IBAN); Certifikatën familjare; Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve dokumentet e pagesës, pra faturat e fiskalizuara të shpenzimeve për arsim për fëmijët për vitin 2025.

“Mund të ngarkohen edhe kontratat për shkollën apo për kopshtin si dokumente mbështetëse. Por vetëm faturat e fiskalizuara të shpenzimeve si për shkollën, kurset që ndjek që ndjek një fëmijë në shkollë apo në sistemin parashkollor justifikojnë shpenzimet arsimore”, u shpreh Çelmeta.

Afati për dorëzimin e DIVA është deri më 31 mars.

Pas këtij afati, administrata tatimore do të nisë verifikimin e kërkesave dhe dokumentacionit. Shpërndarja e kompensimit pritet të nisë në muajin Prill.

“Ligji parashikon që e drejta për rimbursim nuk humbet për 5 vite. Nëse individi nuk aplikon menjëherë, shuma e mbipaguar mbetet si tepricë për këtë periudhë. Shpërndarja e rimbursimeve do të kryhet në disa faza, menjëherë pas përfundimit të verifikimeve nga administrata tatimore”, shpjegoi drejtoresha e drejtorisë së procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.

Risi këtë vit është plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve për arsim. Për përfitim kompensimi DIVA plotësohet nga të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave. / Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan