AKTUALITET

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, pse skema përjashton familjet shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Janar 2026, 17:27
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, pse skema përjashton

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për rritjen dhe shpenzimet arsimore. Qeveria ka promovuar një skemë të re fiskale, përmes rimbursimit të tatimit mbi të ardhurat. Në thelb, masa parashikon zbritjen e shpenzimeve për përkujdesin dhe arsimimin e fëmijëve nga baza tatimore vjetore, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon zbritjen e shpenzimeve prej 48 mijë lekësh në vit, për çdo fëmijë në ngarkim për individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë në vit dhe zbritje shpenzimesh për arsimimin e fëmijëve me vlerë 100 mijë lekë për individët më të ardhura deri 1.2 mln lekë në vit. Këto shuma nuk përfaqësojnë pagesa direkte për familjet, por përdoren për të ulur bazën e tatueshme dhe për rrjedhojë, tatimin e rillogaritur.

Në praktikë, kjo do të thotë se përfitimi nuk është i njëjtë për të gjithë dhe se punonjësit në informalitet mbeten plotësisht jashtë skemës, pavarësisht shpenzimeve reale që kryejnë për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.

Një tjetër element problematik është fakti se në një çift bashkëshortësh, e drejta për zbritjen e shpenzimeve i takon vetëm prindit me të ardhura më të larta vjetore. Ndërsa procesi për të përfituar rimbursimin nuk është automatik. Edhe pse individët me të ardhura nën 1.2 milionë lekë nuk janë të detyruar ligjërisht të plotësojnë DIVA, ata duhet ta dorëzojnë deklaratën vullnetarisht nëse duan të përfitojnë zbritjet.

Vetëm nëse DIVA rezulton me mbipagesë, krijohet mundësia për të hapur një kërkesë rimbursimi në sistemin e-filing. Kjo kërkesë shoqërohet me detyrimin për të ngarkuar certifikatën familjare, të dhënat e llogarisë bankare dhe dokumentacionin justifikues që provon shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve.

Pikërisht dokumentacioni paraqet një nga pengesat më të mëdha. Pa kontrata me institucionet arsimore dhe pa fatura tatimore ose dokumente bankare të pagesave, shpenzimet nuk njihen për rimbursim. Në realitetin shqiptar, ku shumë kurse private, kopshte apo mësime jashtëshkollore që ende funksionojnë pa faturë, duke bërë që një pjesë e madhe e prindërve të mos kenë prova që justifikojnë shpenzimin.

Si do të rillogaritet tatimi, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Shembulli i publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregon se një individ me pagë mujore 70 mijë lekë dhe dy fëmijë në ngarkim mund të përfitojë një rimbursim prej rreth 33 mijë lekësh në vit. Por, në këtë rast supozohet se kemi të bëjmë me deklarim të plotë të të ardhurave, dokumentacion të rregullt për shpenzimet dhe njohuri të mjaftueshme për procedurat tatimore. Kjo shumë i takon ta kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-s.

Për shumë familje, sidomos ato në zonat rurale, ky proces mbetet i ndërlikuar dhe pak i aksesueshëm. Në përfundim, ndonëse skema e re e rimbursimit për fëmijët në ngarkim paraqitet si një hap drejt mbështetjes së familjes, mënyra e zbatimit të saj tregon se jo të gjithë mund ta përfitojnë./Ida Ismalaj, acqj.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?