Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Mungesa e përfaqësimit real politik dhe një realitet i hidhur shoqëror vazhdojnë të jenë plagë të thella për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Zëra nga komuniteti denoncojnë se emërimet e fundit në qeveri janë thjesht një “fasadë” për sytë e ndërkombëtarëve, ndërkohë që anëtarët e tyre përballen me një kod zgjedhor penalizues dhe abuzim sistematik nga autoritetet.
Një nga pengesat kryesore është Kodi Zgjedhor aktual.
I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Rivelino Çuno, kryetar i PEISH (Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë) tha se sistemi proporcional rajonal favorizon partitë e mëdha, duke e bërë të pamundur për komunitete si ai rom dhe egjiptian të përkthejnë votat e tyre në një mandat parlamentar.
Me mbi 45,000 vota të shpërndara nga Vermoshi në Konispol, fuqia e tyre elektorale humbet, duke i lënë pa përfaqësim për 35 vite, një situatë krejt ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit ku ata mbajnë poste ministrore.
Ai u shpreh se pozita e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri është paradoksale: megjithëse numër i tyre është i konsiderueshëm dhe i shpërndarë në çdo qark të vendit, ndikimi i tyre politik mbetet i padukshëm për shkak të një formule zgjedhore që nuk i jep mundësi reale përfaqësimi.
Sipas Çunos, kjo mospërputhje mes potencialit elektoral dhe rezultatit praktik tregon se politikat ndaj këtyre komuniteteve kanë qenë më shumë fasadë sesa përpjekje e mirëfilltë për integrim dhe përfaqësim dinjitoz.
Deklarata e plotë:
Unë mendoj që çdo subjekt politik ka një forcë specifike të veten. Dhe natyrisht kur ata nuk bëhen të përfshirë ose ta ndjejnë veten në mundësinë e asaj që duhet të bëjnë, pa diskutim ky kod i zgjedhor i penalizon. Për profesional rajonal është një kod shumë i vështirë.
Është një kod i cili i shërben për dy subjektet e mëdhaja dhe jo subjektet e vogla.
Sidomos, tek vijmë te subjekti që natyrisht unë jam përfaqësues i tyre, komuniteti egjiptian dhe ai rom, i cili përbën një numër goxha të madh në nivel kombëtar, nga Vermoshi në Konispol.
Po t'i mbledhin janë, të garantoj që janë mbi 40-45.000vota. Domethënë, votues. Dhe natyrisht që ne nuk i mbledhim dot në një vend ata për të votuar.
Dhe kalkulimi i tyre nuk kthehen në mandat, për shkak sepse nuk i kalkulon dot në numër, në një qark të caktuar që na vendosin. Dhe kjo natyrisht na ngel për të dëshiruar sepse përfaqësimi i tyre nuk merret asnjëherë. Në 35 vite ky komunitet nuk ka pasur përfaqësim kurrë në Shqipëri, sepse nëse është në Këshillin e Ballkanit, janë në nivel ministra.
Edhe kjo më bën çudi për shkak sepse unë drejtoj sot, në katër vitet e ardhshme mandatin për të përfaqësuar në nivel Ballkani Unionin Politik. Dhe homologët e mi sot janë ministra, deputetë, dhe unë e ndjej gjithmonë mungesë këtë përfaqësimin e komunitetit në Shqipëri.
Edhe pse një numër goxha i madh i komunitetit si, jo si Kosova, jo si Maqedonia, jo si Mali i Zi, jo si Serbia, jo si Bosnja e të tjerë. Por e shoh këtu për shkak sepse këtu politikat përdoren vetëm për fasada.Nuk kam gjë personalisht me Ina Mjakon. Ajo është një aset komunitar, fiks, por jo një strategjiti mirëfilltë për shërbimin e komunitetit. Proklamim ndaj qeverisë për çeljen e Bashkimit Europian edhe si prioritet i pestë i komunitetit rom dhe egjiptian.
Unë mendoj që të punësosh një njeri nuk do të thotë të përfaqësosh një komunitet. Dhe unë e shoh më shumë si një punësim sesa një përfaqësim dinjitoz ndaj komunitetit.
Përfaqësimi dinjitoz i komunitetit vjen kur ti hasesh me problemet e tyre, ke një kohë të gjatë me ta, njeh problemet, përballesh, ke beteja të jashtëzakonshme për t'u përballur edhe më në fund pastaj ti shpërblehesh për të qenë në koherencë me ta dhe në shërbim të drejtpërdrejtë me ta sepse i njeh.
Papritmas kjo gocë është një gocë e mirë. Unë kam një konsideratë të veçantë për të, padyshim, por nuk është në një moment të duhur për t'i dhënë një shërbim efikas dhe shumë dinjitoz ndaj komunitetit.
Sepse sot Rama po përpiqet që të bëjë gjithçka për të proklamuar ndaj çdo qytetari që ne kemi përfaqësim nga komuniteti, ja ku e keni, ose ndërkombëtarëve ja ku e keni dhe kjo do të jetë nesër aty ku do flasi realitetin e këtij komuniteti.
Po është komplet ndryshe Flavio. Sepse po të shikosh gjendjen e tyre është një gjendje e cila nuk ka përmirësim ndër vite, po ka përkeqësim ndaj tyre. Dhe sinqerisht unë sfidoj çdokënd.
Mund të dalim nga ky emision dhe të shkojmë dhe t'i shohim me sy të lirë se si jetojnë.
Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen pë...
Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin...
Një fotografi e qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet Kosova në tekstet shkollore t&e...
Inflacioni bazë u rrit përsëri në muajin tetor dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Sipas të dh&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.4 lekë. Nd...
Shënohet sot 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet...
Punonjësit e industrisë fason janë në një pjesë të madhe femra, pa arsim dhe me njohuri të dobëta për teknol...
Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesish...
Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë parave të emigrantëve për famil...