AKTUALITET

Koncesionari i Sterilizimit “lë gropë” shërbimin, SHA-ja shtetërore shpenzon 5 milionë euro me negocime

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 12:24

Koncesionari i Sterilizimit “lë gropë” shërbimin,

Një nga koncesionet më të debatuara në shëndetësi ka qenë sterilizimi i pajisjeve mjekësore, shërbim që iu dha privatit në vitin 2015, ndërkohë që fatura e kripur që pagoi shteti ishte rreth 120 milionë euro. Ndërkohë, shtetarët që firmosën letrat dhe privatët që përfituan këtë shumë për rreth një dekadë, kanë një gjyq të hapur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Pas përfundimit të afatit të koncesionit, qeveria vendosi shtetëzimin e këtij shërbimi, duke krijuar edhe një kompani shtetërore, në varësi direkte të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në janar të vitit 2026, ministrja Evis Sala firmosi aktin e themelimit të firmës shtetërore që merrte sterilizimin, duke e quajtur kompaninë “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”.

Ndërkohë, në ditët apo javët paraardhëse, ky institucion i ri shtetëror ka verifikuar pajisjet dhe të gjitha mjetet e punës që ka kryer koncesionari, firma “Sani Service”. Mësohet se janë gjetur një mori anomalish, teksa firma private dyshohet se ka lënë “gropë” të gjithë shërbimin. Kjo e ka “detyruar” Operatorin të hapë me shpejtësi plot 15 tendera për shërbimet bazë, pjesa më e madhe e procedurave janë me negocim, pra pa asnjë garë.

Shpresojmë që, historia të mos përsëritet në bërjen e këtyre tenderave në mjekësi, ku sërish paratë shkojnë te një grup i ngushte njerëzish, privatë me lidhje të forta në politikë.

Mësohet se brenda një periudhe të shkurtër janë hapur 15 procedura, ku ato me fondet më të larta janë vetëm me negocim. Administratorët e kompanisë shtetërore do të negociojnë ose më saktë do të zgjedhin firmat fituese për t’ua dhënë shërbimet dhe paratë “në dorë”. Në total, sipas përllogaritjeve të redaksisë sonë, Ministria e Shëndetësisë do të shpenzojë 481.378.506 lekë, ose rreth 5 milionë euro.

96 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro, do të shkojnë për transportin e seteve sterile, i seteve jo sterile, materialeve të buta. Kërkohet edhe transport i mbetjeve të rrezikshme spitalore. Një shumë prej 216 milionë lekësh, ose 2.2 milionë euro, do të shkojnë për blerjen e materialeve mjekësore sterile, veshje sterile salle dhe materiale të ngjashme njëpërdorimshme në sallat kirurgjikalë. Një shumë prej 6 milionë lekësh do të shkojë për të pastruar centralesh. Ndërkohë, 82 milionë lekë do të shkojnë sërish për blerjen e materialeve mjekësore sterilë, veshje sterile.

Lista e tenderëve vijon me procedurën për transportin e seteve sterile, i seteve jo sterilë, materialeve të buta, ku shifra është 24 milionë lekë. Procedura e radhës, me negocim, pa njoftim, është mirëmbajtje të sistemeve të gurmueshmërisë dhe menaxhimit të brendshëm, kostot e së cilës shkojnë 8.5 milionë lekë. 1 milionë lekë do të shkojnë për shërbim interneti, po me këtë shumë do të blihet ujë i pijshëm për stafin.

Sipas dokumenteve, 25 milionë lekë kanë shkuar për blerje karburanti për mjetet e shoqërisë,9 milionë lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore apo edhe 7.2 milionë lekë për transportin e mjeteve urbane. 2.4 milionë lekë, ose rreth 25 mijë euro, kanë shkuar për blerje uniforma për stafin e centraleve të sterilizimit, shkruan Vox News

Në datën 15 janar 2026, Evis Sala ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit aktin e themelimit të shoqërisë Sh.a “Operatori i shërbimeve të integruara të sterilizimit” (OSHIS) për ofrimin e shërbimeve të integruar të procesit të sterilizimit. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionere ka qenë 200 milionë lekë, ndërkohë që pason në shërbime firmën koncesionare “Sani Service”.

Pak muaj më parë, Vox News publikoi dokumente që firma koncesionare e sterilizimit në vitet e fundit të operimit të saj, do të deklaronte një xhiro vjetore prej 18 milionë eurosh nga shteti. Koncesioni është finalizuar në muajin dhjetor 2015, ku ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2023, SPAK-u lëshoi 8 urdhër arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara. Madje, hetimet zbuluan se mungonte nga arkiva edhe kontrata origjinale e koncesionit. Nga hetimet rezultoi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.

Mësohet se firma përfituese e koncesionit “Sani Service” zotërohet nga 4 ortakë, “Servizi Italia” me 30 %, “Tecnosanimed” dhe “TRD” me 15 % si dhe “Investital” me 40 % të kuotave. Firma “Investital” është e regjistruar në Kosovë me pronar Ilir Rrapaj, i cili është në arrest nga SPAK-u, sëbashki me ish zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Madje, për Sterilizimin ka masë sigurie edhe ish-ministrin Ilir Beqaj.

Në dokumentet e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma koncesionare shkruante se “shoqëria është e shpërndarë në 29 qendra spitalore në të gjithë territorin”. Ajo operon ndërhyrje me kompleksitet të ulët, me kompleksitet të mesëm, të lartë dhe paketime me avull.

Në bilance, “Sani Service” shkruan se në vitin 2024, “në bazë të akteve rezulton se rezultati ushtrimor – FITIM – pas tatimit të vitit 2024 është 67,591,156 lekë”. Ka dyshime se koncesionari ka fryrë kostot që të mos paguajë detyrime të tjera në shtet, por të veprojë njëjtë si firmat e tjera që vijojnë vetëm të rrjepin nëntokën shqiptare apo taksat e banorëve të varfër të Shqipërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?