Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHKODËR- Konferenca shkencore “Frati i Kujtesës”, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së françeskanit At Zef Pllumi, u organizua nga Provinca françeskane shqiptare dhe Universiteti i Shkodrës me pjesëmarrjen e 26 studiuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
At Vitor Demaj thotë se “ Kjo konferencë sjell risi edhe përmes studiuesve që do të sjellin aspekte të reja. Po ashtu, do të sjellë risi edhe si nxitje për ne si popull, si qytetarë shqiptarë, për të reflektuar rreth disa temave që sikur i kemi harruar gjatë këtyre 34 viteve që kaluam nga ai sistem i egër. Ndaj, vepra e At Zef Pllumit paraqitet aktuale”.
At Vitor Demaj thotë se, At Zef Pllumi, falë kujtesës dhe aftësive të tij, na dhuroi veprën madhore “Rrno vetëm për me tregue”, por edhe vepra të tjera që trajtojnë çështje të kulturës shqiptare dhe identitetit kombëtar.
Për profesor Sabri Hamitin nga Kosova, At Zef Pllumi është françeskani arbëror më atipik dhe i madhi i shekullit të 20-të. Françeskani At Zef Pllumi, thotë profesor Hamiti, është i vetmi që nuk ka bërë kurrë studime jashtë, që të gjithë shërbimet kulturore dhe fetare i ka bërë në vend, që të gjithë librat i ka shkruar në shqip dhe botuar në vend. Por, librat e tij kanë 'pushtuar' hapësirën botërore të letërsisë në përkthime.
“Ai është themeluesi i prozës dokumentare të kombinuar me prozën autobiografike. Në këtë formë e ka krijuar një vepër fondamentale që është “Rrno vetëm për me tregue”. Por, nuk është vetëm kjo. Në veprat e tjera, këto pika të kërkimeve, qoftë autobiografike, qoftë dokumentare, marrin pikëzim në kohën dhe hapësirën shqiptare për t’a mbaruar mozaikun kulturor të shkrimtaristikës”, thotë zoti Hamiti.
Për profesor Artan Haxhin, At Zef Pllumi ka ardhur në heshtje, plot dhimbje dhe vuajtje, por me dinjitetin e njeriut që dëshmon për një nga periudhat më të dhimbshme të popullit të tij.
“Unë mund ta quaja memoristi kryesor në letërsinë shqiptare, sepse me dokumentet, me materialet, me librat e tij ai sjell mjaft të reja, të cilat pakkush ka patur guximin t’i paraqesë”, thotë ai.
At Zef Pllumi ishte françeskani i fundit që i mbijetoi përndjekjes së regjimit komunist. 23 vitet e dënimit me burgim ai i kaloi në disa nga burgjet më të egra në Shqipëri; në burgun e Spaçit, në Reps, Ballsh, Zejmen -Shënkoll, Skrofotinë të Vlorës, Shën Vasil dhe Tiranë.
Pas rrëzimit të komunizmit, ndihmon në ringritjen e institucioneve fetare, ribotimin e revistës françeskane “Hylli i Dritës” si dhe nisbotimin e veprave të tij. Ai ndërroi jetë më 25 shtator të vitit 2007, në spitalin Gemeli në Romë. At Zef Pllumi është fitues i çmimit letrar “Penda e Artë”, ndërsa në vitin 2006 është nderuar me urdhërin “Nderi i Kombit”./VOA
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ku protagonist është vëllai i ish-deputetit soci...
ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar me emrin Kozma Papa ka rrëfyer se ka vrarë një burrë në një goditje me thikë pas ...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO dosjen për Luis Çelën i akuzuar si pjes...
ITALI- Një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Piacenza pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Vajza e vo...
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia spanolle, pas zbulimit të një plantacioni me 1500 bimë marijuan. Gjithasht...
PEQIN- Një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi dyshohet se fshehu disa prova në lidhje me plagosjen me armë zjar...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar në laborator për ekspertim kasetën e dorëzuar pak javë më parë...
SHKODËR- Një 22-vjeçar ka bërë një denoncim në policinë e Shkodrës se në rrjetin social “Tik To...
SHKODËR- Një banesë është shkrumbuar plotësisht në fshatin Kosmaç të Shkodërs. Mësohet se paradi...
SHIJAK- Një 28-vjeçar është arrestuar në shijak, pasi dyshohet se ka kërcënuar me kallashnikov dy persona. Konkretis...