Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO dosjen për Luis Çelën i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për kultivimin e bimëve narkotike. Ndaj Luis Çelës, i njohur edhe si Argen Çela, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal apo organizata kriminale”.
Sipas SPAK, ai së bashku me disa persona të tjerë, shqiptarë dhe grekë, kultivonin në Kalamata të Greqisë farë kërpi (kanabis), konkretisht 2300 farë kanabis me prejardhje holandeze e markës “ROYAL”, nga të cilat 1300 copë fare lloji “CRITICAL” dhe 1000 copë të llojit “GORILLA”, me vlerë dhe cilësi të certifikuar.
SPAK njofton se shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara është rreth 250 kg kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje helene, i cili varion nga 2.500 deri 4.000 euro, çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75.000 euro.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.32 të vitit 2022 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurit:
Luis Çela, i akuzuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal apo organizata kriminale”, parashikuar nga neni 284/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesë për ndihmë të ndërsjelltë juridike të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Apelit të Kalamatës, Greqi me qëllim ushtrimin e ndjekjes penale në ngarkim të shtetasit Luis (Argen) Çela, i biri i Qerim dhe i Selvi, lindur më 3.03.1981, në Buzuk, Skrapar, me akuzën “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak ka rezultuar dhe provuar se i pandehuri Luis Çela, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe grekë janë përfshirë në një grup kriminal të strukturuar në mënyrë hierarkike dhe të strukturuar operacionalisht, me perspektivën e veprimtarisë kriminale të vazhdueshme dhe të planifikuar, e cila përbëhej nga më shumë se tre persona, me qëllim të përbashkët dhe duke vepruar mes tyre, synonin trafikimin e lëndëve narkotike në format speciale të kultivimit të bimëve të gjinisë së kërpit indian (kanabis) në zona të ndryshme në Messinia dhe të blerjes, shitjes, zotërimit dhe të magazinimit të lëndëve narkotike (drogës) të kërpit indian (kanabis) të papërpunuar. Synimi ishte prodhimi dhe grumbullimi nga plantacionet që ata kultivonin me qëllim përfitimin e paligjshëm nga trafikimi. Anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal merreshin me trafikimin e drogave të tjera, si kokaina, duke përdorur rrjete të organizuara për shpërndarje dhe shitje.
Shtetasi Luis Çela së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe grekë, në Kalamata rezulton e provuar se kultivonin me farë kërpi (kanabis), konkretisht 2300 farë kanabis me prejardhje holandeze e markës “ROYAL”, nga të cilat 1300 copë fare lloji “CRITICAL” dhe 1000 copë të llojit “GORILLA”, me vlerë dhe cilësi të certifikuar. Farat e kanabisit që mbilleshin vinin nga Holanda dhe ishin të sigurta për kultivim. Kanabisi kultivohej në territore të njëpasnjëshme të pabarabarta “taraca”, të pastruara dhe të përshtatura posaçërisht, me sipërfaqe totale rreth 5 (S) strem, totalisht 1665 bimë kanabis, të fuqishme dhe të shëndetshme, me lartësi që varion nga 20 cm deri në 1 (një) metër përafërsisht. Nga këto plantacione synonin të mblidhnin sasi kërpi indian të papërpunuar, të cilën në vijim do ta trafikonin në Kalamata dhe në zonën më të gjerë të Messinia, duke e shitur tek anëtarët e grupit me qëllim shpërndarjen e mëtejshme të paligjshme në treg. Shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara është rreth 250 kg. kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje helene, i cili varion nga 2.500 deri 4.000 euro, çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75.000 euro.
ITALI- Një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Piacenza pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Vajza e vo...
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia spanolle, pas zbulimit të një plantacioni me 1500 bimë marijuan. Gjithasht...
PEQIN- Një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi dyshohet se fshehu disa prova në lidhje me plagosjen me armë zjar...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar në laborator për ekspertim kasetën e dorëzuar pak javë më parë...
SHKODËR- Një 22-vjeçar ka bërë një denoncim në policinë e Shkodrës se në rrjetin social “Tik To...
SHKODËR- Një banesë është shkrumbuar plotësisht në fshatin Kosmaç të Shkodërs. Mësohet se paradi...
SHIJAK- Një 28-vjeçar është arrestuar në shijak, pasi dyshohet se ka kërcënuar me kallashnikov dy persona. Konkretis...
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi dhe një tjetër në Itali pasi ishin shpallur në kërkim ndërk...
ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, p&e...
AUSTRIA- Një 31-vjeçar shqiptar ka dalë në gjyq në Linz për trafik droge në shkallë të gjerë ku mori ...