AKTUALITET

'Konflikti për pronën në Baks Rrjoll tensionohet', banorët: Jo 24 ditë, po 240 ditë po të duhet, këtu do të qëndrojmë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 14:17

'Konflikti për pronën në Baks Rrjoll tensionohet',

Tensioni përshkallëzohet në protestën e banorëve të Baks Rrjollit (Velipojë) që ka hyrë tashmë në ditën e 24-të.  Një përplasje me forcat e policisë mësohet se ka çuar në lëndimin e një prej protestuesve, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Banorët shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen nga tokat që i konsiderojnë të tyret.

Një nga përfaqësuesit e banorëve, në një fjalim para të pranishmëve, deklaroi se qëndresa e tyre nuk është thjesht një protestë.

“Kjo nuk është protestë, ne jemi në vendin tonë, në tokat tona. Këtu na kanë lënë të parët, këtu kemi lindur ne dhe fëmijët tanë, dhe këtu do të lindin edhe fëmijët e fëmijëve tanë,” u shpreh ai, duke theksuar se prania e tyre fizike do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Situata u tensionua gjatë ditës, duke kulmuar me atë që protestuesit e përshkruan si një “përplasje serioze” me policinë. Si pasojë, një ambulancë mbërriti në vendngjarje për të marrë njërin prej tyre.

“Na e kanë marrë vëllanë tonë dhe e kanë çuar në spital. Shpresojmë që me ndihmën e Zotit të mos ketë gjë serioze,” tha folësi, duke konfirmuar incidentin.

Protestuesit i dërguan një mesazh të qartë edhe palës që pretendon të ndërtojë në atë truall. “Mos t'i shkojë në mendje se do të ndërtojë pa na llogaritur ne, sepse ne jemi të llogaritshëm,” paralajmëroi ai, duke shtuar se “e gjithë bota e di se ky vend është i yni”.

Me një vendosmëri të palëkundur, banorët zotohen se do ta vazhdojnë rezistencën deri në fund. “Jo 24 ditë, por edhe 240 ditë po u desh do të qëndrojmë këtu,” përfundoi folësi mes brohoritjeve të protestuesve të tjerë, duke sinjalizuar se konflikti për pronën është larg zgjidhjes.

"Sot është dita e 24-të që jena në protestë në tokat tona.

Kjo nuk është protestë, kjo jemi në venin tonë, jemi në tokat tona. Jo 24 ditë, po do të bëhen shumë e shumë ditë që ne do japim prezencën tonë fizike e me e me dinjitetin tonë.  Se ne e dimë se ky vend i kujt është.

E dinë të tanë, tanë dynjaja. Ne prej këtij vendi nuk dalim e nuk ikim për se tjetër.  Se na këtu na kanë lënë të parët tonë, kena le ne, na kanë le fëmijët tonë e do lejnë edhe fëmijët e fëmijëve tonë në këtë vend.

Edhe kështu ta marrin vesh ata zotnitë që janë përzie në këto histori, në këto falsifikime e në këto gjëna, se për kollaj nuk kanë me na zhduk.  Të tanë këta rob, të tanë janë të lemi këtu. E mos t'u shkojë në mendja se kanë me na zhduk prej këtu.

Sot ka qenë një ditë përplasje me policinë, kemi patur gjëra jo të vogla, por serioze.  Ka ardhë ambulanca, na e kanë marrë vëllanë tonë, na e kanë çu atje te spitali.

Inshalla do ndihmojë i madhi Zot e nuk ka ndonjë gjë serioze edhe vjen. Po desha me i thënë vetëm atij zotnisë se s'du me ia përmend emrin, atij që i ka hedh lekët këtu për me ndërtu në venin tonë.

Mos i shkojë në mendja se ka me ndërtu pa na llogarit ne, se ne jena të llogaritshëm.

Ne mos kujtojnë se nuk jena të pallogaritshëm. Ne jena të llogaritshëm e dinë të tanë njerëzit se ne jena këtu. E do jena. Përpara burra, vëllezër e motra, të tanë, deri në fund të kësaj pune, s'do të dalim.  Jo 24 ditë, po 240 ditë do jemi këtu".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?