Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar disa prej kompanive të administrimit të rezidencave të banimit në Tiranë të mos kufizojnë aksesin e operatorëve të shërbimit të internetit në këto rezidenca.
Në përfundim të hetimit të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi ndaj kompanive Tirana Administrim, ACREM dhe S&D Invest detyrimin për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht, vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve te tjera te padrejta te tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik: zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vete natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.
Për ndërmarrjet Tirana Administrim dhe S&D Invest u vendos detyrimi që në rezidencat e administruara prej tyre, të lejojnë aksesin edhe për ndërmarrjet e tjera, të cilat e kërkojnë këtë akses për të ofruar shërbimin e internetit.
Kompania Tirana Administrim gjithashtu u gjobit në masën 6% të xhiros së vitit paraardhës (në masën 443 mijë lekë), për abuzim me pozitën dominuese.
Ndërmarrja S&D Invest nuk u gjobit, edhe falë marrjes së angazhimit vullnetar prej saj për të shmangur sjellje të ngjashme në të ardhmen. Në vendimin e tij, Komisioni i Konkurrencës miratoi angazhimet e ndërmarrjes, së bashku me detyrimin për t’i zbatuar ato.
Për tre ndërmarrje të tjera, D&L Administrim, Arlis Administrim dhe Safe Security Albania, Autoriteti i Konkurrencës vendosi zgjatjen e afatit të hetimit, sepse informacioni i mbledhur prej tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive.
Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin ndaj shoqërive të shërbimit të internetit ASC (Tring) dhe Selcom pa gjetur prova të abuzimit me pozitën dominuese nga ana e tyre.
Në maj të vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit, ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë.
Hetimi i thelluar u hap nisur nga ankesat se disa prej shoqërive të administrimit të pallateve në Tiranë lejonin vetëm një numër të kufizuar operatorësh të shërbimit të internetit për të shtrirë infrastrukturën e rrjetit në pallatet e administruara prej tyre.
Një sjellje e tillë e ndërmarrjeve të veçanta u provua edhe nga gjetjet e hetimit të thelluar.
Në disa raste, aksionerët e shoqërive të administrimit zotëronin paralelisht edhe shoqëri të shërbimit të internetit dhe shfrytëzonin pozitën si administratorë për të ofruar shërbim internet vetëm me kompanitë e tyre./MONITOR
TIRANË- Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me aktakuzat ndaj autorëve...
Parashqevi Simaku TIRANË - Biznesmeni Elton Ilirjani ka treguar së fundmi se artistja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku, ësht&eu...
Duman, Runaj, Alibej TIRANË - Gazetarja, Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me dëshminë e të penduarit t&e...
VLORË- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Vlorë, ku si pasojë dy ...
Foto ilustruese KOSOVË - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri njoftoi se mbrëmj...
Ishulli i Sazanit TIRANË - Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhë...
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak, pasi është ka...
Foto ilustruese BULQIZË - Një aksident rrugor është regjistruar pasditene sotme në Bulqizë, në segmentin e Rrugës s...
ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë i shtruar në spital në gjendje të rëndë...
Pamje nga avkuimi TIRANË - Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një...