U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Tre persona janë vënë në pranga, mes tyre dy vëllezër, pas zbulimit të një sasie prej 40 kg kanabis në proces tharje në fshatin Shëngjergj, afër një banese të vjetër. Arrestimet janë bërë pas hetimeve të mëtejshme në kuadër të operacionit të koduar "Processing".
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R. Ata dyshohet se janë përgjegjës për kultivimin e kanabisit dhe prodhimin e lëndës narkotike me qëllim shitjen e saj, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar një javë më parë. Operacioni i mëparshëm çoi në sekuestrimin e rreth 33.7 kilogramëve kanabis dhe asgjësimin e 220 bimëve narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.
Në kuadër të fazës së dytë të operacionit, u sekuestruan gjithashtu 4 automjete dhe 5 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprimtarive kriminale.
Njoftimi:
Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë.
Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër).
Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.
Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë.
Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
Një send, në dukje si granatë ofensive, alarmoi qytetarët mëngjesin e kësaj të mërkure në Kukës. Policia, n...
Të dhënat e siguruara nga dosjet hetimore tregojnë raste sporadike ku bizneset e këmbimit valutor në Shqipëri po shërbejn&e...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ...
Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pi...
Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, duke akuzuar ...
Një 42-vjeçar dhe një doganier i degës Bllatë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se tentuan ka...
Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, ka zgjedhur të heshtë n...
Afro 200 naftëtarë që punojnë në kompaninë naftë nxjerrëse “Bankers Petroleum” në fushën e Marin...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kinostudios në Tiranë. Mësohet se një motor ësh...
Vrasja e pronarit grek të një kampingu dhe punëtorit shqiptar duket se po shkon drejt zbardhjet. Referuar autoriteteve, mediat greke raportojn...