“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
FIER - Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Subashi, ka sajuar një tender me vlerë 24 mijë euro, fonde të cilat përfunduan tek njerëzit e lidhur me Ajola Xoxen, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila, deri më tani konkludoi me arrestimin e Veliajt, si edhe me vendosjen nën masë sigurimi të Xoxes e disa biznesmenëve të rëndësishëm në Tiranë, jepen detaje edhe për një projekt të financuar nga Subashi i Fierit, në vitin 2021.
Sipas bisedave të administruara nga SPAK-u, rezulton se bashkëpunëtoret e Xoxes, shtetaset Ines Dani dhe Adela Kondakçiu, diskutojnë ndër të tjera, edhe për pagesën e një projekti të Bashkisë së Fierit.
Projekti titullohet “Konsulencë e jashtme për propozim ligjesh”, me vlerë 24 mijë euro. Ky projekt i është dhënë “Personit Fizik-Ines Dani”, por ndërkohë, kjo e fundit rezulton se nuk ka asnjë dijeni që ka qenë fituese e këtij fondi.
Por, përtej padijenisë së fitueses zyrtare, projekti i financuar nga Armando Subashi duket se është tërësisht fiktiv.
Sipas projektit, Bashkia e Fierit ka porositur konsulencë për propozim ligjesh, ndërkohë që institucionet e pushtetit vendor nuk e kanë tagrin për iniciativa ligjvënëse.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se të drejtën për propozimin e ligjeve e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet ose 20 mijë zgjedhës. Pra, duket qartë që Bashkia e Fierit nuk e ka tagrin për të propozuar ligje dhe, rrjedhimisht, edhe projekti me “fituese” shtetasen Ines Danin duket se është tërësisht i sajuar.
“Boldnews.al” kreu verifikimet në të dhënat e Thesarit të Shtetit dhe rezultoi se pagesa për projektin ‘e sajuar” është kryer në 14 qershor 2021 dhe shuma ishte diçka më shumë se 3 milionë lekë të reja, ekuivalenti i 24 mijë eurove, vlerë që përmendet në bisedat e administruara nga SPAK-u.
Subashi, projekt “të sajuar”
Sipas akteve të administruara nga SPAK-u rezulton se ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga Ines Dani në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format .pdf një kopje të aktit. Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.
Sipas Prokurorisë së Posaçme “rezulton qartë që personi që vendos për lëshimin e faturës dhe interesohet në vazhdimësi për likujdimin e shumës së të hollave, nuk është personi fizik Ines Dani, siç në fakt duhet të funksionojë, por Ajola Xoxa”.
Në vijim, siç citohet në dosjen gjyqësore të siguruar nga “Boldnews.al”, Ajola Xoxa shqetësohet madje edhe për pagesën e TVSH-së së pagesës që Ines Dani duhet të marrë nga Bashkia e Fierit, duke i thënë Adela Kondakçiut që “Inesi nuk duhet ta paguajë kot Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.
Në vijim të komunikimit Kondakçiu-Xoxa, financierja e njofton shefen e saj se fatura e Inesit është likujduar. Madje, Kondakçiu thotë se Ines Dani donte të kthente një pjesë të lekëve tek Ajola në formë CASH. Por, në këtë pikë, Ajola Xoxa ndërhyn, duke thënë se do të fliste vetë me Inesin të nesërmen.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, “këto komunikime përforcojnë më tepër faktin se Ines Dani është thjesht punonjëse e Ajola Xoxas dhe regjistrimi i saj si person fizik është bërë me qëllimin për të kaluar fondet prej entiteve publike dhe private në favor të kësaj të fundit”.
Por, ndërkohë që SPAK-u ka krijuar dyshime të forta në këtë rast për skemën “Ajola Xoxa-Ines Dani”, mbetet ende i pahetuar vetë procedura e dyshuar tërësisht fiktive, e zhvilluar nga Bashkia e Fierit, nën drejtimin e Armando Subashit./Boldnews.
Policia TIRANË - Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga k...
Foto ilustruese TIRANË - Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i l...
Moti TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të m...
Arben Çipa TIRANË - Gazetarja Flora Xhemani ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Arben Çipës, kryetarit të Shoqatës së O...
altin gjerjgi LEZHË- Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Altin Gjergji ka urdhëruar punonj...
foto ilustruese GREQI- Një shqiptar i arratisur nga një spital psikiatrik ka trazuar policinë në zonën e Akratës në...
arben cipa SARANDË- Një episod dhune e paprecedent ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë. Biznesmeni dhe kreut i Operatorëve ...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, dhuna ekstreme ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një nga fenomenet më shqet&e...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri do të dalë ditën e nesërme do të dalë ditën e nesërme para Gjykatës...
foto ilustruese TIRANË- Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve...