Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital 63-vjeçari, Pal Trashaj para godinës së Prokurorisë së Posaçme. 63-vjeçari, sipas burimeve nga Qendra Universitare Nënë Tereza, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Pal Trashaj i cili njihej si historian në qytetin e Lezhës kishte rënë viktimë e mashtrimeve financiare me mikrokreditë. 63- vjeçari, i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, kishte denoncuar disa herë kalvarin me kredinë e marrë që më pas u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë. Para se të konsumonte lëndën helmuese, Trashaj kishte kërkuar takim me kryeprokurorin Altin Dumanin.
“Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes”, tha Trashaj.
Pasi 63-vjeçari u dërgua në spital, për ngjarjen e rëndë reagoi dhe SPAK. Sipas prokurorisë Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Njoftimi i SPAK vijon duke sqaruar se ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Sipas njoftimit, vetëm pas disa orësh jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga 63-vjeçari.
"Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij.Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.", thuhej në njoftimin e SPAK.
pal trashaj TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital 63-vjeçari, Pal Trashaj para godinës së Prokurorisë së Posa&c...
Kadare GJERMANI- Identiteti shqiptar është homogjen, nuk mund të ketë identitet të përgjysmuar ose të modifikuar, në...
Foto ilustruese TIRANË- Në një mosmarrëveshje me qeverinë për 800 milionë dollarë për shpenzimet e rikuperuesh...
foto ilustruese SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Shkodrës. Sipas...
ismail kadare TIRANË- Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit trupi i gjeniut të ndjerë t&e...
foto ilustruese TIRANË -Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u...
foto ilustruese TIRANË- Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht t...
foto ilustruese Dashi Të mërkurën së shpejti do të ketë një hënë të bukur intensive e cila mbi të g...
Foto nga vendi i ngjarjes MEMALIAJ- Një aksident është regjistruar në Memaliaj pasditen e sotme ku janë përfshirë 2...
Foto ilustruese TIRANA- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme pranë ambienteve të...