AKTUALITET

Kontrata e errët e TEC-eve të Vlorës, eksperti Ferruni zbulon mashtrimin që po i kushton miliona Shqipërisë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 17:32
Kontrata e errët e TEC-eve të Vlorës, eksperti Ferruni zbulon

Një investim prej dhjetëra milionë eurosh për dy Termocentrale (TEC) lundruese në Vlorë, të cilat prodhojnë vetëm 30 minuta energji në muaj, po kthehet në një aferë të përmasave të mëdha. Eksperti mjedisor Lavdosh Ferruni, e cilëson të gjithë operacionin si një “paradoks” dhe “nonsens të jashtëzakonshëm”, duke ngritur akuza për korrupsion dhe mashtrim që po u kushton taksapaguesve shqiptarë shuma marramendëse.

Sipas ambientalistit Ferruni paradoksi qëndron në faktin se TEC-et u morën me qira në vitin 2022 për të zgjidhur një krizë energjetike të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve, ndërkohë që vetë këto anije funksionojnë me naftë.

Arnold Kariqi: Do të jemi tashmë në hapësirën e intervistës për t'u fokusuar tek situata ekonomike në vend që paraqitet sa i përket pikërisht asaj që po ndodh me tecet lundruese, sigurisht edhe situata me lindjen e mesme, mungesat që vijnë për shkak të luftës atje, qoftë të naftës, por qoftë edhe të energjisë, kanë alarmuar shumë prej vendeve të Bashkimit Europian duke kërkuar rezerva dhe mundësi të tjera ë burimesh. Unë kam të ftuar nëpërmjet lidhjes live, Lavdosh Ferrunin, ekspert mjedisor, ambientalist. Zoti Ferruni, përshëndetje.

Kemi marrë shkas nga ajo çka e kemi nxjerrë, e kemi sjellë disa herë në vëmendje, atë që po ndodh me investimin, milionat e eurove të shqiptarëve që shkojnë për tecet lundruese të famshme, tigrat e zonjës Belinda Balluku, ku ka patur dhe një reagim ditën e djeshme nga ambientalistë, por jo vetëm, sa i përket asaj çka këto tigra, prodhojnë. 30 minuta në muaj dhe paguhen plot 2 milionë dollarë në muaj. Për çfarë shërbejnë….

Lavdosh Ferruni: Kjo është pyetje e bukur që bëni ju, është një paradoks i vërtetë. Pra jemi në një krizë energjitike, në shkallë globale, e ngjashme me atë të katër viteve më përpara që ishte lufta në Ukrainë, tani mbas katër vjetësh jemi në të njëjtën situatë pak a shumë, krizë për energjinë, është çështja që diskutohet kaq shumë dhe normalisht duhet që në këtë krizë këto TEC-e që janë marrë me qira, duhet të ishin në punë edhe të zgjidhnin problemet e shumta që ka kriza globale edhe që afekton dhe Shqipërinë në një farë mënyre. Shumë pak e afekton realisht. Por, kthehemi prapë në 2022-shin që ishte krizë energjitike dhe u morën këto TEC-e lundrues për të zgjidhur krizën. Kjo është totalisht e çuditshme se kriza ishte për energjinë, për naftën, rritjen e çmimit të naftës dhe në atë kohë qeveria vendosi që të ta zgjidhi çështjen që ishte shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës duke marrë një TEC që punon me naftë. Pra, domethënë, kjo është paradoksi më i jashtëzakonshëm që është evident edhe sot, që është më e kuptueshme edhe sot. Pra, nuk është zgjidhje çështja e përballimit të krizës që vjen nga fosilet, nëpërmjet një vepre që prodhon energji nga fosilet. Pra është nonsens i jashtëzakonshëm. Dhe duke u nisur nga nonsensi, pastaj mund të evidentohet edhe korrupsioni evident.

Ne e kemi që para se të bëhej kontrata në 2024-ën, në prill, në katër prill, madje katër vite më përpara, që u bë kontrata. Kemi bërë një koment dhe kemi kundërshtuar që atëherë, në mënyrë konsistente qenë nga marsi i 2022-shit. Tani sot, sfida është tjetër gjë. Paratë kanë ikur, 68 milionë afërsisht, unë e kam llogaritur vetëm kostoja e qirasë dhe pagesa e personelit, domethënë kostot e tjera, 68 milionë që tashmë pothuajse kanë mbaruar ose do kenë mbaruar, mund t'i kenë parapaguar. Këtë nuk e di akoma. Tani ka një sfidë të madhe, meqë mbaron kontrata në gusht, mbushën dy vjet që nga 2024. Ajo do të fillonte punë që në 2022-shin dhe 2024 mbaroi. Tani ju e dini që dy vjet ndenjën kot aty, bllokuan atë portin turistik në Vlorë. Tani 2024, 2026, mbaron kontrata tani. Dhe sfida e qytetarëve shqiptarë sot është, a duhet të rrinë më akoma ato aty, apo duhet t'i marri ai që i ka dhënë me qira? Kjo është sfida. Dhe, ajo që është korruptive, për mendimin tim, korruptive në dizenjim, në hartim, jo korruptive vetëm fakti i marrjes së parave, që dy ditë mbas... Më fal, dy ditë mbasi u bë kontrata në 4 prill për marrjen e qirasë të dy anijeve lundruese, është bërë një amendament në kontratë, që këto do t'i shiten KESH-it mbas dy vjetësh që mbaron qiraja, do i shiten KESH-it. Pra, normalisht, KESH-i i ka blerë sipas kontratës këto dy dhe do t'i ketë aty edhe për, nuk e di, 20 vjet apo kështu me radhë. Dhe meraku është, do ngelet gjiri i Vlorës, gjiri turistik i Vlorës, një varrezë e TEC-ve? Se kemi dhe TEC-in tjetër këtu që është që ka gati 15 vjet aty që është fosile

Arnolad Kariqi: Pra mund të themi se ishte një investim i kotë që nuk përfitoi asgjë Shqipëria, vendi?

Lavdosh Ferruni: Pa dyshim që ishte investim i kotë, totalisht, kjo nuk diskutohet. Problemi është tani tjetër gjë, a do ta ndotim gjirin e Vlorës me këto vepra fosile, me këto hekurishte që kanë bllokuar portin turistik të Vlorës, do t'i lëmë aty, apo do të gjejmë një zgjidhje sipas kontratës fillestare që të largohen ato që aty? Dhe ai gji i bukur turistik të kthehet qytetarëve, ta gëzojnë, të bëhet plazh e kështu me radhë. Po aty ngjitur me këtë, 20 metra larg është, është porti i jateve, i anijeve dhe të vogla turistike që bëjnë atë guiden për Sazan, për Karaburun e kështu me radhë, shumë shumë interesante. Shumë interesante, por ngjitur me të është kjo gërdalla e tmerrshme, domethënë që është edhe e shëmtuar mbi të gjitha aty, që duhet të hequr nga ai vend. Domethënë kjo është sfida dhe problem, si ambientalist dhe si qytetar në radhë të parë.

Mendimi që duhet larguar është mbi bazën e kontratës. KESH-i duhet të bëjë një lloj mea culpa, domethënë ta kuptojë që zonja që e drejton KESH-in tani, Viola Haxhiademi, është, është aty jo për të, firmosur praninë edhe në bazë të qiramarrjes, të kësaj vepre të panevojshme. Ajo duhet si drejtuese e KESH-it të reagojë. Dhe ajo që duhet të kërkojë është anulimi i kontratës shtesë, anulimin e kontratës, e amendamentit të kontratës zyrtarisht, apo verbalisht apo duke bërë lobing, apo nuk e di se si, që të largohet që aty. Duhet, është detyrë e saj që të largohet. Natyrisht, ajo mund të thotë që nuk më duhet gjë mua se këtë e ka firmosur Ergys Verdho, në atë kohë ish drejtori i KESH-it që tani është drejtor në një vend tjetër. Pastaj erdhi Erald Elezi dhe ai tani firmosi që TEC-i është në gjendje pune dhe punon mirë, edhe pse nafta e përdorur nga nga ky TEC lëndrues, ne e kemi argumentuar që është, e kemi thënë edhe në gjykatë, në kundërshtim me kontratën. Duhet të ishte naftë, naftë që quhet me përqindje të ulët squfuri dhe realisht është një naftë D1, një naftë që e përdorin makinat e zakonshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan