Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanisë turke “Tete Albania Tunnel and Mining”, për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara, ku përfshiheshin kontrata kolektive dhe rritja e pagave. Ndërkohë, në muajin gusht ata ishin anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve Shqiptarë, duke formuar kështu Sindikatën e Minatorëve. Mirëpo, kompania turke jo vetëm që nuk e njeh sindikatën e krijuar, por as nuk pranon kërkesat e minatorëve.
Si ndërmjetës në këtë proces janë përfshirë edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Më datë 7 nëntor, “Piranjat“ ishin në minierën e Spaçit ku kërkuan një takim me përfaqësues të kompanisë lidhur me problematikën e krijuar, por ky takim nuk u bë i mundur. Përpjekjet për t’u takuar me përfaqësues turq u përsëritën edhe në zyrat qendrore të kompanisë, por sërish pa sukses.
Për këtë arsye, grupi i xhirimit u rikthye në Spaç. Minatorët vijojnë grevën, në temperatura shumë të ulëta, në pritje të shtrirjes së dorës së dialogut nga kompania dhe shteti shqiptar.
“Asnjë strukturë nuk ka ardhur këtu,” thotë Albert Bushpreni, ish-përgjegjës turni për pjesën e nëntokës.
“Çfarë presim ne prej kompanisë turke, në një kohë kur nuk kemi përfaqësi nga shteti?”, shprehet Lekë Gjergji, zjarrmëtar.
“Ne po bëjmë 46 ditë që jemi në grevë dhe nuk kemi folur me asnjë përfaqësues të kompanisë që nga data 8 që kemi dalë këtu,” shton Kastriot Prenga, fadromist.
Ai tregon se nga 60 grevistë, sot kanë mbetur rreth 55, pasi pjesa tjetër është larguar duke rinisur punën për shkak të pamundësisë ekonomike. Mirëpo, dokumentet që ata kanë firmosur janë tërësisht në kundërshtim me Kodin e Punës dhe jashtë çdo norme morale të një punonjësi profesionist.
Bëhet fjalë për dy fletë, të cilat, edhe pse të formësuara në vetën e parë, janë përpiluar nga juristët e firmës “Tete Albania“. Njëra është një kërkesë, e cila, nëse firmoset, i detyron punonjësit e rikthyer të pranojnë se nuk janë paraqitur në punë për shkak të grevës, dhe se ata vetë kanë pasur dëshirë të paraqiteshin, me pretendimin se janë të kënaqur me kushtet e punës, por e kanë patur të pamundur për shkak të trysnisë dhe paragjykimit nga kolegët. Madje, ata duhet të pranojnë se greva ishte e paligjshme.
Për ligjshmërinë e grevës, ne e kemi bërë të qartë me dokumente. Sa i përket trysnisë, minatorët do të ishin ende në protestë edhe sot, po të ishin detyruar. Ndërsa për kushtet e punës në “Tete Albania“ dhe mënyrën si i trajton kompania, flasin vetë punonjësit.
“Vjen drejtori, tani 2 muaj, s’të ndalet 5 minuta me punëtorin. Thua se ne jemi skllevërit e atij. Nuk na trajtojnë mirë. Ai punëtori turk trajtohet 3-fish më mirë se punëtori shqiptar. Ne jemi në të njëjtin vend, e njëjta punë, ai merr shumë shpërblime. Ka shumë pabarazi me turkun,” thotë Tonin Përkeqi, sondist.
Ata thonë se diferencat e pagave mes tyre dhe punonjësve turq, për të njëjtat pozicione pune, janë të mëdha.
“Një xhumbist shqiptar, për 26 ditë punë, merr 1.670.000, ndërsa një xhumbist turk 3.150.000, pra dyfishin,” deklaron zjarrmëtar Lekë Gjergji.
“Një fadromist turk merr 3.750.000, ndërsa unë rreth 1.2 milionë lekë,” shton fadromisti Gjovalin Nikolli.
Minatorët tregojnë se edhe në raste aksidentesh në punë, nuk kanë gjetur mbështetjen e kompanisë.
“Unë para 4 muajsh pësova aksident në minierë. Nuk më mbajti spitali i Rrëshenit dhe më nisën për Tiranë. Edhe doktori i kompanisë më la aty dhe iku. U interesova pas pak kohësh për raportet, shkova te sigurimet, pyes aty për emrin dhe më thanë nuk figuroj. ‘Po pse nuk figuroj?’ Më tha: ‘Nuk është regjistruar si aksident në punë’. I marr ata të kompanisë në telefon, më thanë ‘Do ta bisedojmë këtë punë gradualisht, por mos fol për këtë gjë’,” tregon Gjon Simoni.
Krahas dokumentit të quajtur “kërkesë”, kompania ka përpiluar edhe një “Deklaratë Personale”, ku minatorët detyrohen të lidhin një kontratë të re pune. Me anë të nënshkrimit, ata duhet të pranojnë se heqin dorë në mënyrë të pakushtëzuar, në të tashmen dhe në të ardhmen, nga ndjekja e çdo procedure administrative apo ligjore lidhur me ndërprerjen e punës nga kompania.
Por nuk mbaron me kaq. Me pikën 4 të kësaj deklarate, punonjësi detyrohet të pranojë se nuk do të ngrejë asnjë padi dhe nuk do të kërkojë dëmshpërblim për ditët e grevës para ripunësimit.
“Na takon të fillojmë nga e para. Duhet të mbledhim letra në Prokurori, letra në Spital, të gjitha, të fillojmë edhe njëherë nga e para. Shkojmë te siguria, të na marrin në testim ata. Duke patur kontratën, këta thonë ‘Jo, kjo e para të ikë’. Si ta firmos atë letër unë?”, thotë Erjon Tusha, fadromist.
Minatorët shprehen të vendosur të vijojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë, “Piranjat“ kërkuan sërish takim me përfaqësues të kompanisë, por ata u shmangën me pretekstin se përkthyesit nuk ndodheshin në zyrë dhe se administratori me origjinë turke nuk mund të komunikonte anglisht./piranjat.news
15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë në Durrës ka dalë nga intubimi.Mjeku kirurg, Fitim S...
Banorët e fshatit Qinam, në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë këtë të s...
Partia Demokratike ka denoncuar se një qytetar prej vitesh po sorollatet nëpër institucione dhe nuk iu është dhënë pag...
Autoritetet bëjnë një sy të verbër ndaj depozitimeve nga minierat aktive dhe atyre të trashëguara në shtratin e lumenj...
Policia ka goditur një rast të shpërndarjes në doza të kokainës dhe kanabisit në Gjirokastër. Në pranga kanë...
Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të instit...
Ipeshkëvi i Dioqezës së Sapës, Simon Kulli është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare. Sipas...
Sulltane Picari, një 77-vjeçare nga Vora, prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, i cili vuan nga çrregulli...
Janë zbardhur komuniket e kryera nga oficeri i Anti-Terrorit, Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit të koduar SkyECC ku dyshohet se flet me ...
Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me...