AKTUALITET

Kontrolle në Rinas/ Goditen tre raste flagrante, sekuestrohen mbi 100 mijë euro dhe mallra kontrabandë, procedohen penalisht 6 persona

E.D Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 11:45

Kontrolle në Rinas/ Goditen tre raste flagrante, sekuestrohen mbi 100

RINAS- Policia Kufitare në Rinas kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria një sasi të konsiderueshme monetare, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi. Po ashtu është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë. Autoritetet kanë sekuestruar 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë. Gjithashtu për këto raste janë proceduar penalisht 6 shtetas. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

PKK Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria, euro dhe lekë, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi.

Gjithashtu, është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.

Si dhe dy raste të falsifikimit të dokumenteve.

Procedohen penalisht 6 shtetas.

Sekuestrohen 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë.

1-Shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit Rinas, kanë intensifikuar kontrollet në bashkëpunim me autoritetet doganore të aeroportit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i kontrolleve në dalje, janë evidentuar dhe goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave dhe konkretisht:

1-Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai.
Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.

2- U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

3- U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.

4-Njëkohësisht u proceduan penalisht për veprën penale ”Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, ose i vizave”, shtetasit:
-D. L., 28 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas është paraqitur tek sporteli i Policisë Kufitare, me qellim udhëtimi në Spanjë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, Policia i gjeti një kartë identiteti Italiane me te dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si e tij. Nga verifikimi i kryer në laboratorin e verifikimit të dokumenteve dyshohet se këtë dokument ky shtetas e ka falsifikuar.

-E. K., 40 vjeç, i cili do udhëtonte për në Barcelonë. Në dalje të R.SH, ky shtetas u kalua për kontroll në vijën e dytë sepse rezultonte dhe i kthyer ne kategorinë Deportiv. Nga kontrolli i kryer në çantën e shpinës shërbimet e Policisë i gjetën një pasaportë italiane me të dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si fotografia e tij. Pasaporta Italiane u kalua ne laborator për ekzaminim, ku nga ekzaminimi rezultoi e dyshuar e falsifikuar. Në këto kushte shtetasit E. K, iu refuzua dalja nga R.SH.

5-Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore u godit një rast i tentativës për futje të mallrave kontrabandë, ku u procedua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasi S. Q. 27 vjeç, banues në Tiranë.
Punonjësit e Policisë në PKK Rinas, ndaluan për kontroll jashtë zonës doganore shtetasin S. Q., i cili po sillte mallra nga Kina. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjeten në dy valixhe dhe në një çante sportive, një sasi mallrash të ndryshme, të pa shoqëruara me fature përkatëse, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në zyrën doganore Rinas për zhdoganim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë