Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
TIRANË - Kërkesa e konsumatorëve për produktet e bulmetit ka vijuar me rritje gjatë 2025-s, e ndikuar nga ulja e çmimeve. Por përpunuesit e qumështit thonë se kërkesa shfaqet në rënie te zonat ku emigracioni është i lartë.
Luis Ndreka, drejtues i kompanisë së përpunimit të qumështit ADG (ish-“Lufra”) tha se gjatë 2024 në disa nga produktet e bulmetit ka pasur rënie çmimesh deri në 5%, e cila përmirësoi kërkesën.
“Viti 2025 ka nisur mirë. Të dhënat e xhiros janë më të larta se viti i kaluar. Rritja e kërkesës është ndikuar për shkak të rritjes së çmimeve të disa produkteve të bulmetit, por edhe për shkak të përmirësimeve të brendshme menaxheriale të kompanisë”, pohon ai.
Konkretisht, duke referuar çmimet e shumicës, vjet 1 kg kos u shit 147 lekë, ndërsa në muajt janar-shkurt 2025 po shitet 140 lekë për kg. Edhe për produktet e tjera, si djathë i bardhë, kaçkavall, salcë dhe gjizë, është e njëjta situatë, pasi gjatë vitit 2024 patëm ulje të lehta të çmimeve.
Pavarësisht rënies së çmimeve të produkteve të bulmetit, ndryshimet demografike të popullsisë vijojnë të ndikojnë te kërkesa e konsumatorëve, veçanërisht në qarqe ku largimet e të rinjve si drejt Tiranës dhe jashtë vendit janë të larta.
Ndërsa ulja e numrit të turistëve të huaj në Tiranë në periudhën janar-shkurt, ku krahasuar me vjet fluksi i tyre ishte më i lartë, po jep efekt edhe te ngadalësimi i rritjes së shitjeve për produktet e bulmetit.
Në qytetin e Tiranës kemi rritjen më të vogël të shitjeve, që mund të jetë ndikuar edhe nga rënia e fluksit të turistëve të huaj.
Ndërsa pothuajse në gjithë qytetet kryesore ka pasur rritje të kërkesës, përveç qyteteve të zonës juglindore, Pogradecit dhe Korçës, e ndikuar nga rënia e popullsisë në këtë zonë. Rritja më e lartë e kërkesës ka qenë në qytetet si Gjirokastër, Berat, Sarandë etj.”.
Për vitin 2025, operatorët përpunues të qumështit parashikuan rritje kostosh nga vijimi i politikës së rritjes së pagesave të punonjësve. Kostoja e shtuar nga fondi i pagave pritej të amortizohej me rritje të çmimeve të produkteve të konsumatorit.
Zoti Ndreka nënvizoi se për periudhën janar-shkurt 2025, rritja e kostos prej pagave u eliminua me rënien e çmimeve të lëndëve të para të importit. Por ai thotë se pritet që gjatë vitit të ketë indeksim të lehtë çmimesh, në varësi të ndryshimit të totalit të kostos prodhuese.
Në 2024 importet e qumështit u rritën 23%
Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe gjatë 2024-s. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8 milionë litra qumësht. Krahasuar me 2023, importet u rritën me 23%. Në muajin janar 2025, importet e qumështit ranë me 6% në raport me muajin janar 2024.
Importet priten të rriten edhe gjatë 2025-s, pasi operatorët përpunues planifikojnë blerje të qumështit si lëndë të parë nga jashtë gjatë muajve të verës.
“Për momentin, nuk parashikojmë të blejmë qumësht nga importi, sepse kemi sasi qumështi më tepër nga sa kemi nevojë. Por gjatë muajve të verës kemi planifikuar të blejmë patjetër, pasi nuk plotësohemi dot me prodhimin vendas nga fermerët”, pohon Luis Ndreka, nga kompania ADG.
Për industrinë përpunuese vijon të mbetet problem kostoja e lartë prodhuese nga çmimet e shtrenjta të furnizimit me qumësht në vend për lëndë të para.
“Çmimi i qumështit të lopës te fermat e mëdha në vend është 66 lekë për litër (pa TVSH). Në fermat e vogla (ku kostot për ta grumbulluar janë më të larta) çmimi i qumështit shkon deri në 60 lekë (pa TVSH). Kjo është në derën e fermës, pra pa transport”, thotë z. Ndreka.
Prej muajit janar 2025, fermerët po përballen me shtim kostosh për mbajtjen e bagëtive për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve ushqyese deri në 60%. Çmimi i misrit nga 27 lekë/kg që tregtohej më parë, aktualisht po blihet 34 lekë/kg. Rritja është 26%.
Çmimi i himeve nga 22 lekë/kg tani është 29 lekë/kg. Rritja është 24%. Çmimi i elbit nga 25 lekë/kg ka arritur në 33 lekë/kg. Rritja është 32%. Ndërsa çmimi i jonxhës nga 500 lekë që tregtohej në periudhën maj-qershor, aktualisht është 700-800 lekë/dengu. Rritja varion nga 40 deri në 60%.
Por për përpunuesit, shtimi i kostove nuk pritet të sjellë tjetër rritje të çmimit të qumështit për grumbullim, pasi kërkesa është më e ulët se oferta.
“Aktualisht ka shumë prodhim dhe në pranverë pritet edhe më shumë.Përpunuesit kanë krijuar shume stok për muajt e verës. Nuk mendoj që në këto kushte mund të pranohet rritje e çmimit, pasi ka më shumë ofertë sesa kërkesë”, thotë z. Ndreka nga kompania ADG.
Ndërsa agronomët paralajmëruan se shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese pritet të ndikojë në reduktimin e krerëve në ferma.
Pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua dy herë me protestë nga blegtorët në muajin prill të 2024-s, qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodhuar në rajon apo Europë,
Në atë periudhë, qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme u grumbullua me çmim 65 deri në 67 lekë pa TVSH për litër nga 78 lekë pa TVSH që ishte më parë (rënia 16 deri në 20%).
Ndërsa nga fermat e vogla, qumështi u grumbullua me çmim 60 lekë pa TVSH për litër.
Ndërsa çmimi i qumështit të lopës në 2024 nga importi, përfshirë koston e transportit dhe taksave, arriti 55 lekë për litër, apo rreth 38 lekë për litër më lirë sesa prodhimi vendas.
Ekspertët pohojnë se mungesa e subvencioneve për litër të qumështit të prodhuar krijon diferencë të madhe të çmimit të shitjes së qumështit të lopës krahasuar me fermat e rajonit dhe Europës./Monitor
Zjarri TIRANË - Një biznes “Fast-Foodi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të s...
Zjarri Vlorë - Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtune në pyllin e fshatit Tragjas të Vl...
Orest Berberi TIRANË- Një i ri gjimnazist ka mbajtur fjalën gjatë protestës që po mbahet këtë të shtunë t...
Kisha Ortodokse TIRANË - Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e nes&eu...
TIRANA- Policia ka njoftuar masat të cilat ka ndërmarrë për mbarëvatjen e protestës së opozitës pasditen e sotme ...
TIRANA- Proton VPN ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Shqipëria ka urdhëriar ISP-të të bllokojnë ...
GËRDEC- Sot shënohet përvjetori i 17-të të tragjedisë së Gërdecit. Shpërthimi në ngjarjen e demont...
TIRANA- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një postim në rrjetet socilae ku thotë se faktet për AKU-në...
DIBRA- Dy kushërinj, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasje dhe tentativë vrasje, janë arrestuar n&...
TIRANA- Dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me ...