AKTUALITET

“Koordinatori i Ramës me bandat”, Ergys Agasi, bleu fabrikën e cigareve kontrabandë 1 muaj para goditjes së SPAK

M.B. Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 13:11

“Koordinatori i Ramës me bandat”, Ergys Agasi, bleu

TIRANA- Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, zbulon një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme.

Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga SPAK, 36 persona janë nën hetim për kontrabandën e cigareve, mes të cilëve 29 janë punonjës të strukturave doganore që dyshohet se janë implikuar në këtë skemë. Katërmbëdhjetë persona po hetohen në masën e arrestit me burg, ndërsa për të tjerët janë vendosur masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Në qendër të skemës së kontrabandës është, sipas SPAK, kompania “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve” dhe pronarët e saj të mëparshëm, Ilir dhe Darjo Jashari. Prej shkurtit të këtij viti, kompania e prodhimit të cigareve, Albania Tabak u ble nga kompania “EA TOBACCO” në pronësinë e Ergys Agasit – një personazh kontrovers i akuzuar nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj si ‘’koordinatori mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale”.

Agasi, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e Ahmetajt si “thashetheme”, nuk ishte i arritshëm nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Edhe Prokuroria e Posaçme nuk iu përgjigj pyetjes nëse pronari i ri i fabrikës ishte pjesë e hetimit.

SPAK deklaroi se të dyshuarit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas në ato të Bashkimit Evropian, duke përdorur një skemë të sofistikuar. Sipas hetimit, subjekti tregtar, Albanian Tabak ishte pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” nga Dogana Shqiptare dhe prodhonte paketa cigaresh me regjimin fason për llogari të një firme porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

Megjithatë, nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar përcakton destinacionin, i cili sipas SPAK rezulton inekzistent.

“Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas ka shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore,” tha SPAK.

Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal, me një veprimtari me qëllim fitimi ekonomik të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve ose 36 milionë euro dhe një dëm prej 10 milionë eurosh në vetëm katër raste të dokumentuara kontrabandimi në tregun e BE-së. Në një tjetër rast, nëse kalimi kontrabandë i sasisë së cigareve do të ishte realizuar, do të kishte shkaktuar një dëm prej rreth 2.8 milionë eurosh.

Sipas hetimeve të SPAK, për të realizuar këtë veprimtari kanë ndihmuar struktura të caktuara të doganës që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos shoqëruar ngarkesat deri në dalje nga territori i Shqipërisë. Po ashtu, kontrabanda është legjitimuar dhe përmes çlirimit të eksportit fiktiv në sistemin “Asycuda World”, që tregonte sikur sasitë e cigareve kanë dalë nga Shqipëria në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.

Tjetër shmangie nga detyrimet doganore në vendin ku janë destinuar për t’u shitur është realizuar përmes prodhimit të paketave të cigareve pa pullë fiskale, veprimtari që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin e akcizës.

Sipas një investigim të mëparshëm të BIRN, kompania ‘’Albania Tabak Fabrika e Cigareve” prodhonte 22 milionë paketa cigare në vit nën markën “Cleopatra”, një pjesë e të cilave shiteshin kontrabandë në Afrikën e Veriut. Ky aktivitet u diktua fillimisht nga autoritetet doganore britanike dhe nxitën një hetim penal në vitin 2015 në Shqipëri, i cili u pezullua një vit më pas në pritje të informacioneve nga juridiksionet e huaja.

Hetimi u riaktivizua në vitin 2017, por pa asnjë rezultat në dukje. Çështja u rimor nga SPAK në vitin 2023. Kjo kompani ka qenë në pronësi të familjes Jashari nga dhjetori i vitit 2010, kur është blerë nga Ilir Jashari për 3 milionë euro, para se të kalonte në pronësi të gruas dhe djalit të tij, Darjo Jashari.

Bazuar në rezultatet e hetimit të kryer prej vitit 2023, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-pronarit të fabrikës së cigareve, Ilir Jashari, djalit të tij, Darjo Jashari, administratorit të kompanisë, Servet Dauti, shtetasit Kosovar Luan Qorolli si dhe shtetasve serbë, Mile Bijeliç dhe Zeljko Stafjer, të gjithë të dyshuar për veprën penale të kontrabandës me mallrat e akcizës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata ka caktuar “arrest në burg” dhe ndaj nëntë punonjësve të doganës dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj një punonjëseje tjetër, që akuzohen për kontrabandë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, janë ndaluar vetëm 5 prej 14 të hetuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë, janë ekzekutuar 15 nga 20 masat “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Në kryerjen e këtij hetimi kanë bashkëpunuar autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, ato kosovare, greke dhe qipriote./ BIRN

ergys agasi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan