Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi këtë të martë vendimin e GJKKO-së për çështjen e ish-kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena, i cili akuzohet se ka tentuar të korruptojë një gjyqtar me 5 mijë euro.
Sipas Prokurorisë Speciale, Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh, të cilin Lena e mbronte.
GJKKO e ka dënuar me burg avokatin Arben Lena dhe 5 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 18.02.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale të regjistruar me nr. 60/4 akti, datë 30.10.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e ankuesve/të pandehurve Nikolla Hafësllari, Dritan Tabaku, Nikolla Jesku, A.L., Blerand Kozici, Artiana Kozici, kundër vendimit nr. 41, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për të pandehurit A.L., Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici, Artiana Kozici dhe Dritan Tabaku. Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura Dajana Kodra (Ninga) ndaj vendimit nr. 41, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar'.
Arben Lena u arrestua në janar të vitit 2024 me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës. Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozicin, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.
Më 27 qershor 2024 (GJKKO) shpalli fajtor ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Sipas njoftimit bëhej me dije se Lena është shpallur fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Si fillim Lena u dënua me tre vite burg, por ka përfituar nga ulja e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me dy vite. Gjithashtu Lenës i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për tre vite.
Foto ilustruese VLORË - Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Vlorë dhe një tjetër është proceduar penalish...
SHKODËR- Pamje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 34-vjeçarit, Kolë Manaj në Shkodër. Pamjet e makinë...
ELBASAN- Përpara portës së rëndë metalike të tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, rreth 3 kilometra larg qendrës s&eu...
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 shkurt lënien në fuqi të shkark...
safet bajri SHKODËR- Forcat e RENEA-s dhe policia kanë zhvilluar sot kontrolle në Shkodër lidhur me atentatin mafioz me 4 viktima n&eu...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë kandidaturën e Saimir Tolës për vendin vakant të anëtarit ...
GJERMANI- Gjermania prej kohësh ka forcuar masat e kontrollit në kufi për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të futen...
SHKODRA- Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga ngjarja e rëndë ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me ...
pamje nga arrestimet TIRANË- Janë zbardhur identitetet e 27 personave të arrestuar dhe 7 të tjerëve të shpallur në k&eum...
pamje nga operacioni TIRANË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë të finalizuar sot në Tiranë dhe hetimet e të...