
Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas ndërprerjes të fondeve për fermerët, Bashkimi Europian ka vendosur të ngrijë financimet edhe për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin dixhital, por arsyeja është e njëjtë; korrupsioni.
Tre burime të pavaruara i thanë Kapitalit se vendimi për të ndërprerë urgjentisht financimet e axhendës dixhitale për Shqipërinë është marrë pas shpërthimit të aferës AKSHI. Të njëjtat burime bënë të ditur se Komisioni Europian ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare për ngrirjen pa afat të financimeve me argumentin e mbrojtjes së interesit të taksapaguesve të BE-së.

Bashkimi Europian financon sektorin dixhital në Shqipëri përmes një sërë programeve. Në verën e këtij viti, qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit. Programi "Ekonomia dhe shoqëria dixhitale" ka një buxhet prej 44 milionë eurosh nga të cilat 30 milionë financohen nga Bashkimi Europian. Këto fonde tashmë janë të ngrira.
Një tjetër instrument përmes të cilit financohet sektori dixhital është Kuadri i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Përmes këtij kuadri, Bashkimi Europian financon programin e pajisjes së 600 shkollave të vendit me laboratorët smart. Ky projekt ka një kosto prej 44.3 milionë eurosh, nga të cilat 14 milionë financohet me grant nga BE.
Ndërkohë që financimet për axhendën dixhitale janë pjesë edhe të ashtuquajtur Plani i Ritjes, ku BE ka angazhuar të financojë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për këtë arsye ende nuk është plotësisht e qartë se sa është në total paketa e fondeve që BE ka vendosur të pezullojë për Shqipërinë. Por ky është rasti i dytë, ku Bashkimi Europian detyrohet të ngrijë donacionet për Shqipërinë për shak të korrupsionit qeveritar.
E gjitha kjo po shndërrohet thuajse në një garë, ku qeveria vjedh paratë pa dallim prejardhje, ndërsa BE bllokon fondet për të mbrojtur taksapaguesit e saj. Ajo që mbetet për t'u parë tashmë është se cila nga palët do të lodhet e para? Ndonëse pala e parë nuk ka gjasa të heqë ndonjëherë dorë. /Kapitali
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Janar18:24
U arrestua pesë herë dhe u dëbua, shqiptari nuk heq dorë! Tani dënohet edhe më rëndë (emri)
Herë pas here, ai vazhdon të shkelë në mënyrë flagrante rregullat e imigracionit duke ardhur në Mbretërinë e Bashku...
AKTUALITET
14 Janar18:23
ORTEKË NË QAFË THORE-THETH/ ARRSH: Qarkullimi do qendrojë i mbyllur
Aksi rrugor Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht, pas rënies së ortekëve të dëborës në zonën...
AKTUALITET
14 Janar18:11
Bar dhe pellgje uji/ Panorama reale e parkut imagjinar “Durana” ku kompanitë nuk paguajnë taksa
Nëse pyet, gjen Stambollin, por nëse kërkon për Parkun “Durana” në Xhafzotaj të Durrësit, askush nuk të or...
AKTUALITET
14 Janar17:56
Trafik droge dhe grabitje/ Pesë shekuj burg për anëtarët e grupit kriminal në Itali
Gjashtëdhjetë e dy persona, mes tyre edhe shqiptarë u dënuan me 16 vite burg, përmes gjykimit të përshpejtuar, nga gjykata n&...
AKTUALITET
14 Janar17:49
Pas arratisjes së Altin Ndocit, ministri i Drejtësisë kërkon masa nëpër burgje
Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mblodhi sot pasdite në një takim drejtu...
AKTUALITET
14 Janar17:16
VIDEO/ Ortekët e borës bllokojnë Thethin, ndërpritet qarkullimi i automjeteve
Reshjet intensive të borës kanë bërë të mundur që fshati turistik i Thethit, në Alpe, të izolohet plotësisht...
AKTUALITET
14 Janar16:52
“Sterilizimi” në SPAK/ Qeveria krijon kompani shtetërore me kapital 200 milionë lekë
Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në pronësi të plotë të shtetit për ofrimin e shër...
AKTUALITET
14 Janar16:22
I akuzuar nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari në Fier
Policia ka arrestuar ditën e somte një 23-vjeçari në Fier. Ai akuzzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një o...
AKTUALITET
14 Janar16:18
‘Ka shku me nusen e vëllait tim’ Borxhi 500 mijë € që solli krisjen e shokëve Talo Çela, Ndoci e Dumani
Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaja në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një pagesë e pashlyer prej 50...
AKTUALITET
14 Janar16:10
Bien gurë në aksin Tropojë-Valbonë, vështirësohet qarkullimi
Në aksin rrugor Tropojë–Valbonë është raportuar rënie gurësh gjatë mbrëmjes së djeshme, duke krijuar v...