Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deputeti i Partisë Socialiste Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Jahaj është deputet i qarkut...
Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ul...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...

Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në pronësi të plotë të shtetit për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në sistemin publik shëndetësor. Vendimi 845 i Këshillit të Ministrave, i marrë më 30 dhjetor 2025, është publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Ky vendim vjen ndërsa nën lupën e SPAK është vendosur jo vetëm kontrata, por edhe procedurat e dhënies së saj, zbatimi dhe kostot për buxhetin, përfshirë këtu përgjegjësitë penale të zyrtarëve të përfshirë. Mes personave nën akuzë ndodhet edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Shoqëria e re, me emrin “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), do të ketë një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh, të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas vendimit, OSHIS sh.a. do të ofrojë kundrejt pagesës, shërbime që përfshijnë të gjithë ciklin e sterilizimit në sallat kirurgjikale, nga furnizimi me instrumente sterile dhe materiale njëpërdorimëshe, te veshjet sterile, menaxhimi i mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimi i ambienteve.
Shoqëria do të administrojë gjithashtu Stacionin Qendror të Sterilizimit në QSUT dhe do të menaxhojë proceset e ripërpunimit dhe sterilizimit të instrumenteve të ripërdorshme, përfshirë përdorimin e teknologjive me avull dhe temperatura të ulëta, si edhe digjitalizimin e ndjekjes së të gjithë procesit. Modeli i ri parashikon që shërbimet të ofrohen për të gjitha spitalet publike universitare, rajonale dhe bashkiake në vend. Statuti i shoqërisë i lejon gjithashtu OSHIS sh.a. të ofrojë shërbime edhe për subjekte të tjera publike apo private, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të ardhurat nga tarifat e shërbimeve do të arkëtohen nga vetë shoqëria dhe do të përdoren për ushtrimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së saj.
Vendimi parashikon edhe kalimin pa pagesë te OSHIS sh.a. të aseteve dhe të drejtave që i rikthehen shtetit pas përfundimit të kontratës së koncesionit të sterilizimit të nënshkruar në vitin 2015. Krijimi i operatorit shtetëror shënon një ndryshim të modelit të ofrimit të shërbimit të sterilizimit, duke kaluar nga një skemë koncesionare drejt një strukture tërësisht në pronësi të shtetit. Sipas vendimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka afat 30 ditë për të miratuar statutin dhe për të regjistruar shoqërinë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Kapitali fillestar prej 200 milionë lekësh do të injektohet pas përfundimit të regjistrimit.
Mbetet për tu parë nëse kjo sipërmarrje e re e qeverisë do të adresojë problemet që kanë shënuar projektin e një prej shërbimeve më të rëndësishme të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri.

Policia ka arrestuar ditën e somte një 23-vjeçari në Fier. Ai akuzzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një o...
Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaja në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një pagesë e pashlyer prej 50...
Në aksin rrugor Tropojë–Valbonë është raportuar rënie gurësh gjatë mbrëmjes së djeshme, duke krijuar v...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose një plan të ri të...
Nga Elton Qyno- Syri.net Një histori sentimentale mes Talo Çelës dhe një gruaja në familjen e Nuredin Dumanit si dhe një...
Shemsi Prençi, ish-drejtues në Policinë e Shtetit teksa ka komentuar arratisjen spektakolare të Altin Ndocit dje nga spitali i Durrës...
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shtetasit që...
Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari ...
Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht. ...
Burgjet janë mbushur me patronazhistë dhe nuk zbatohet asnjë standard institucional apo sigurie, që nga emërimet dhe deri tek sistemi...